Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 04-10.01.2021
Janë testuar gjithsej 13.022 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 20,8%.
Pozitive janë 2.471 raste, nga 34 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 6,1%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.140; 46,1%), si dhe incidencë më e lartë–307,6/100.000 (Tabela 1, Кartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, 04-10.01.2021, RMV
Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=622, 25,2%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 40-49 (n=470; 19,0%),50-59 (n=455; 18,4%), 30-39 (n=455; 18,4%) dhe 20-29 (n=330; 13,4%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=39; 1,6%) dhe 10-19 vjet (n=100; 4,0%).
Sipas gjinisë1.182 (47,8%) femra dhe 1.289 (52,2%) meshkuj.
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 4.460 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është 14,8% më shumë se javën e kaluar.
Janë raportuar 74 raste të vdekjes nga 24 qytete, për 20,4% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 64 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 7 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 3 raste në moshë nga 40-49 vjet.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 10.01.2021, janë regjistruar gjithsej 86.597 raste me COVID-19 (I=4.185,1/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep, Gostivar, Manastir dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Prilep, Strugë, Ohër dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, 2020
Në të gjitha qytetet vihet re rënie e numrit të sëmurëve, në Vinicë dhe Debarcë vihet re një rritje minimale, ndërsa në Krushevë, Berovë dhe Makedonski Brod ka rritje të numrit të rasteve të reja. (Таbela 1)
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 6.420,7 në 100 000 banorë, në Shkup (6.073,9/100.000) në Sveti Nikole (5.128,7/100.000), Кavadar (5.319,1/100.000), përderisa incidencë nën 2.000 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Radovish dhe Krushevë (Tabela 1, Kartogrami 2).
Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV
Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 44.184 meshkuj dhe 42.413 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 4.262,7/100.000, ndërsa tek femrat 4.107,2/100.000.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,3 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 20.186(23,3%) I=5.266,5/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 5.726,9/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=15.924) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 759,3 dhe 1.466,7 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 1.738 dhe 3.670 raste përkatësisht. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=86.597)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.406) është regjistruar në 17.11.2020. (Grafiku 2).
Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën e 47 (n=7.480) (Grafiku2). Pas 5 javësh është regjistruar rritje e numrit të rasteve të reja.
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=86.597)
11,3% (n=7.933) e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa 62.161 (88,7%) të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.
Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle, Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 801 persona (8,6% më shumë se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 259 (-23,6%) janë në terapi me oksigjen dhe 11 ventilim mekanik invaziv.
Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,4%), plogështi (39,4%), kollë (40,0%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,3%), dhimbje të kokës (22,2%), dhimbje të muskujve (18,3%), dhimbje të fytit (14,3%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,9%).
Tek 15.117 ose 21,6% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.
412 (0,6%) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.
3.439 (4,9%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.
Tek 21.486(30,7%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 14.919 sëmundje kardiovaskulare, 5.610 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.755(63,2%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.
Janë regjistruar 2.635 raste të vdekjes (Lt = 3,0%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në 30.11.2020 (n=40), ndërsa sipas javëve në javën e 48 (n=216) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.074) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 541,1/100.000. Janë regjistruar 1.664 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 971 raste të vdekjes tek femrat.
1.951 (81,8%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=1.527), diabet (n=685) dhe sëmundje të mushkërive (n=307).
Janë regjistruar edhe 22 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3 gra shtatzëna.
161 (6,1%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 2.473 (93,9%) në spital.
Grafiku 4.Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=2.635)
1.029(1,5%) janë raste të importuara. 11 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 23.046 (32,9%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.
Nga 15.02.2020-10.01.2021 janë kryer gjithsej 418.130 testime nga të cilat 86.597 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 202.076 teste në 1.000 000 banorë.
Tabela 2. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=418.130)*
*9 persona janë konfirmuar jashtë shtetit
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 15.970 (18,4%) janë raste aktive, 67.992 (78,6%) persona janë të shëruar (3.061 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 370 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).
Nga këto 4.332 (7,4%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 63.660 (93,6%) në trajtim shtëpiak.
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (86.597)
Shpërndarja sipas qyteteve | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 9794 | 26906 | 815 | 37515 |
Kumanovë | 466 | 4242 | 182 | 4890 |
Tetovë | 693 | 3995 | 187 | 4875 |
Prilep | 357 | 3805 | 221 | 4383 |
Gostivar | 424 | 2879 | 152 | 3455 |
Shtip | 183 | 3118 | 81 | 3382 |
Manastir | 376 | 2591 | 146 | 3113 |
Veles | 382 | 2389 | 97 | 2868 |
Ohër | 399 | 2063 | 102 | 2564 |
Strumicë | 432 | 1861 | 97 | 2390 |
Kavadar | 478 | 1767 | 44 | 2289 |
Strugë | 204 | 1755 | 135 | 2094 |
Koçan | 164 | 1455 | 37 | 1656 |
Kërçovë | 174 | 1385 | 53 | 1612 |
Sveti Nikole | 65 | 973 | 14 | 1052 |
Gjevgjeli | 155 | 753 | 20 | 928 |
Negotinë | 200 | 693 | 18 | 911 |
Dibër | 136 | 516 | 31 | 683 |
KrivaPallankë | 102 | 543 | 31 | 676 |
Prespë | 114 | 537 | 18 | 669 |
Radovish | 74 | 543 | 32 | 649 |
Berovë | 64 | 461 | 18 | 543 |
Dellçevë | 143 | 328 | 25 | 496 |
Vinicë | 65 | 393 | 8 | 466 |
Probishtip | 31 | 420 | 11 | 462 |
Vallandovë | 32 | 281 | 6 | 319 |
Demir Hisar | 29 | 203 | 6 | 238 |
Makedonski Brod | 13 | 208 | 9 | 230 |
Bogdanci | 47 | 156 | 5 | 208 |
Kratovë | 14 | 179 | 8 | 201 |
Makedonska Kamenica | 61 | 123 | 3 | 187 |
Krushevë | 23 | 134 | 17 | 174 |
Demir Kapija | 44 | 128 | 1 | 173 |
Pehçevë | 22 | 140 | 3 | 165 |
Dojran | 10 | 69 | 2 | 81 |
Gjithsej | 15.970 | 67.992 | 2.635 | 86.597 |
Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm 10.01.2021(n=86.597)
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik të lartë.
Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:
- Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll
Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.
- Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
- Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
- Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
- Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
- Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.
GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 05.01.2021
- Numri i rasteve të konfirmuara në botë – 83.326.479 (4.035.226 në 7 ditët e fundit,2% më pak se javën e kaluar)
- Numri i rasteve të vdekjes në botë – 1.831.703 (76.017 në 7 ditët e fundit, 3% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të vërtetuara –36.337.439 (1.935.621në 7 ditët e fundit, 1% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 872.486 (32.283 në 7 ditët e fundit,3% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të vërtetuara – 26.885.471 (1.553.332 në 7 ditët e fundit, 3% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 588.770 (32.898 në 7 ditët e fundit, 3% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të vërtetuara – 12.051.014 (208.592 në 7 ditët e fundit, 10% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 184.493 (3.756 në 7 ditët e fundit, 3% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të vërtetuara – 4.977.852 (154.695 në 7 ditët e fundit, 1% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 122.061 (3.057 në 7 ditët e fundit, 12% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të vërtetuara –1.961.234 (130.007 në 7 ditët e fundit, 13% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes –43.592 (3.293 në 7 ditët e fundit, 28% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të vërtetuara – 1.112.724 (52.979 në 7 ditët e fundit, e pandryshuar nga java e kaluar)
- Raste të vdekjes – 20.288 (730 në 7 ditët e fundit, 10% më shumë se javën e kaluar)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 11.01.2021
Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik