Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 05.10-11.10.2020

Janë testuar gjithsej 13.028 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 32.5%

Pozitive janë 2.243, nga 33 qytete, që paraqet një rritje prej 86.5% nga java e kaluar. (Tabela 1). Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.155; 51,5%), ndërsa incidencë më e lartë javore në Gjevgjeli–215,1/100.000 (Tabela 1, Кartogrami 1).

 

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, 28.09-04.10.2020, RMV

мапа неделна

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës nga 30-39 vjet (n=456, 20,3%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 40-49 (n=440; 19,6%),20-29 (n=414; 18,5%), mbi 60 (n=405; 18,1%) dhe 50-59 (n=343; 15,3%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=53; 2,4%) dhe 10-19 vjet (n=132; 5,9%).

Sipas gjinisë, 1090 (48,6%)  femra dhe 1153 (51,4%) meshkuj.

94 (7,1%)  janë shtruar në spital, ndërsa tek 319 (23,7%) persona janë regjistruar komorbiditete.

 

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 513(38,1%) kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar. 22(1,6%) persona kanë pasur histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 815 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.

Janë raportuar 31 raste të vdekjes nga 15 qytete, për një më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 26 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, ndërsa 4 në moshë nga 50-59 vjet.  Vetëm një prej tyre nuk i përket grupmoshës nga 40-49. Komorbiditete janë regjistruar tek 24 nga personat e vdekur.

 

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 11.10.2020, janë regjistruargjithsej 21.192 raste me COVID-19 (I=1.024,2/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër dhe Shtip. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 1).

 

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV

tabela

 

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 2.597,0  në 100 000 banorë, përderisa incidencë me mbi 1.000 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Strugë, Koçan, Sveti Nikole, Dibër,Berovë dhe Prespë (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

 мапа кумулативна

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 10.821 meshkuj dhe  10.371 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 1.044,0/100.000, ndërsa tek femrat 1.004,3/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 99 vjet 99 vjet (mosha mesatare – 44,1vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 4.548(21,5%) I= 1.186,6/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 1.379,6/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=3.836) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 309,3 dhe 442,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 708 dhe 1108  raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës, (n=21.192)

graf 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=391) është regjistruar në 09.10.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=21.192)

graf2

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën që kaloi (n=2.243) (Grafiku 3).

Grafiku 3. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=21.192)

graf 3

18,2% (n=3.735) e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina dhe Klinika Zhan Mitrev), për momentin ka 388 persona të hospitalizur, nga të cilët 122 janë në terapi me oksigjen dhe 7 ventilim mekanik.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (66,5%), plogështi (43,2%), kollë (39,0%), dhimbje të kokës (16,4%), dhimbje të fytit (15,7%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (12,0%), ethe (12,0%) dhe vështirësi në frymëmarrje (10,6%).

Tek 5.064 ose 25,1%  e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

166 (0,8%) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 42 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 68 kanë qenë pa simptoma.

Tek 5.922(29,3%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 4.127 sëmundje kardiovaskulare, 1.570 diabet, 836 me sëmundje të mushkërive dhe 1.231 me sëmundje të tjera kronike. Tek 2.205(59,2%)   e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1072(5,3%)  raste janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 800 raste të vdekjes (Lt = 3,8%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 19.06.2020  dhe në 27.06.2020 (n=12), ndërsa sipas javëve në javën e 25-të (n=54) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=589) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 153,7/100.000. Janë regjistruar 499 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 301 raste të vdekjes tek femrat.

605(81,2%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=487), diabet (n=227) dhe sëmundje të mushkërive (n=114).

Janë regjistruar edhe 7 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna.

51 (6,4%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 749 (93,6%) në spital.

Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020,(n=800)

graf 4

 

 

514(2,5%) janë raste të importuara. 8 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 8.241 (40,8%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 209.349 materiale,  21.192pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 101.175 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=209.349)*

Numri kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
Të gjithë laboratorët 209.349 21.192 4.982 24 204.367 21.168
ISHP Virusologjia 84.996 10.940 3.226 22 81.770 10.918
QSHP Shkup 3.667 584 0 0 3.667 584
Avicena 23.139 1.834 0 0 23.139 1.834
Biotek 20.976 1.146 0 0 20.976 1.146
Klinika Zhan Mitrev 27.222 1.911 0 0 27.222 1.911
Sistina 21.553 1.216 0 0 21.553 1.216
LAOR 2.589 138 0 0 2.589 138
ASHAM 14.726 2.377 1.756 2 12.970 2.375
Fakulteti i veterinarisë 755 81 0 0 755 81
Mjekësia ligjore 795 17 0 0 795 17
QSHP Manastir 5467 682 0 0 5.467 682
KSIGJF 1.071 137 0 0 1.071 137
KGJA 1.237 42 0 0 1.237 42
Sinlab 1.148 79 0 0 1.148 79

*8 persona janë konfirmuar në laboratorë jashtë vendit

 

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 3.995 (18,9%) janë raste aktive, 16.397 (77,4%) persona janë të shëruar (939 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 144 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).

Nga këto 2.468 (15,9%)kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 13.017 (84,1%) në trajtim shtëpiak.

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020  (n=21.192)

graf 5

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=21.192)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 1801 6542 282 8625
Kumanovë 172 1639 75 1886
Tetovë 221 1291 94 1606
Shtip 123 1217 28 1368
Gostivar 84 850 57 991
Prilep 163 609 42 814
Strugë 61 593 66 720
Koçan 213 282 11 506
Ohër 48 395 21 464
Strumicë 260 161 16 437
Sveti Nikole 58 342 3 403
Manastir 102 274 13 389
Veles 63 306 16 385
Kërçovë 32 308 17 357
Dibër 36 243 15 294
Kavadar 60 218 3 281
Prespë 9 156 5 170
Gjevgjeli 72 88 1 161
Dellçevë 90 60 7 157
Kriva Pallankë 49 101 5 155
Berovë 54 97 2 153
Radovish 58 77 6 141
Vinicë 45 89 4 138
Probishtip 20 109 129
Makedonski Brod 2 88 5 95
Vallandovë 41 24 65
Demir Hisar 1 59 2 62
Negotinë 17 36 2 55
Pehçevë 5 43 48
Makedonska Kamenica 11 25 36
Bogdanci 16 13 29
Kratovë 3 24 27
Krushevë 18 2 20
Demir Kapija 1 12 13
Dojran 4 8 12
Gjithsej 3995 16397 800 21192

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

  • Shkupi, Tetova dhe Strumica janë në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Gjevgjelia, Berova, Koçani, Shtipi, Sveti Nikole dhe Kriva Pallanka janë në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

Në tabelën 4 është prezantuar pasqyra momentale e rasteve aktive sipas komunave.

 

Tabela 4. Raste aktive me COVID-19 sipas komunave, Shkup, Strumicë dhe Tetovë (n=2.283)

Qyteti/Komuna Raste aktive Qyteti/Komuna Raste aktive
Shkup 1.801 Strumicë 260
Aerodrom 338 Strumicë 221
Qendër 328 Bosillovë 19
Karposh 317 Vasilevë 14
KisellaVoda 209 Novo Sellë 6
Gazi Babë 171 Tetovë 222
Gjorçe Petrov 154 Tetovë 178
Çair 89 Теаrcë 14
Butel 70 Bogovinje 12
Ilinden 31 Jegunovce 7
Të pacaktuar 19 Bërvenicë 6
Saraj 16 Zhelinë 5
Të huaj 14
Shuto Orizare 13
Sopishte 12
Petrovec 6
Haraçinë 4
Çuçer Sandevë 4
Studeniçan 3
Zelenikovë 3

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 11.10.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global- 37.109.851

Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 1.070.355

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara –17.794.771
    • Raste të vdekjes – 588.867
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 7.911.036
    • Raste të vdekjes – 126.917
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 6.918.265
    • Raste të vdekjes – 24709
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 605.478
    • Raste të vdekjes – 66.329

 

  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara –1.2719
    • Raste të vdekjes –27.255
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 651.841
    • Raste të vdekjes – 14.265

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 13.10.2020

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik