Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 01.04.2020

Janë raportuar 30 raste të reja me  COVID- nga 4 qytete. Numri më i madh i të prekurve janë nga Shkupi.  (Тabela 1).

Таbela 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qyteti Numri i të sëmurëve Komuna
Kriva Pallanka 1
Kumanova 8
Prilep 9
Shkup 12
4 Kisella Voda
  3 Aerodrom
  2 Ilinden
  1 Karposh
  1 Qendër
  1 Butel

Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës 40-49 vjet  (n=8) , ndërsa sipas gjinisë 13 janë femra dhe 17 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 4 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Nuk ka persona të lëshuar në shtëpi pas 2 testeve negative për prani të SARS-CoV2.

Tek 10 persona është vërtetuar prania e komorbiditetit.

Gjithsej 20 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar të COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa 1 person ka histori të një udhëtimi (në 14 vitet e fundit).

Janë testuar gjithsej 342 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 30 ose 8,8% e të testuarve.

 

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 01.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 384 raste me  COVID-19 (I=18,6/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 16 qytete, Shkup (195), Kumanovë (n=62), Dibër (n=47), Prilep (n=21), Shtip (n=15), Tetovë (n=13), Strugë (n=9), Veles (n=6), Manastir (n=4), Ohër (n=3), Kavadar (n=2), Gjevgjeli (n=2), Kriva Pallankë (n=2), Gostivar (n=1), Strumicë (n=1) dhe Koçan (n=1). (Kartogrami 1).

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Dibër -169,3/100 000 banorë, në Shkup 31,6/100 000 banorë, ndërsa në Kumanovë 43,5 /100 000 banorë.

Kartogrami 1. Shpërdarja e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve

 мапа 01,04

Në nivel të territorit të QSHP Shkup, të sëmurë janë regjistruar në 10 komuna, ndërsa numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në Karposh (n=35). Shpërndarja e të sëmurëve në territorin e Shkupit është prezantuar në Kartogramin 2.

Kartogrami 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 sipas komunave, Shkup (n=195)

viber_image_2020-04-02_16-08-36

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 187 persona të gjinisë mashkullore dhe 197 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 18/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 19,1/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 2 deri në 91 vjet (mediana – 44,9 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet-  85 (22,1%), ndërsa incidencë më të lartë ka tek personat nga 40-49 vjet 26,2/100.000 banorë (Grafiku 1).

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=384)

graf 1 korona 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=44) është regjistruar në 30.03.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=384)

graf 2 korona 1

Nga rastet e raportuara, 24,7% janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar kollë (65,3%), temperaturë (64,6%), debulesë (34,7%), dhimbje koke  (23,4%) ethe (21,2%) , dhimbje e fytit (16,8%), dhe vështirësi në frymëmarrje (16,8%), ndërsa 110 persona janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 97 kanë edhe sëmundje kronike, 73 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 23 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 20 janë me diabet, 5 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  9 me sëmundje të tjera kronike.

Janë regjistruar 41 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

356 nga të sëmurët janë raste aktive, ndërsa 17 janë shëruar.

Janë regjistruar edhe 11 raste të vdekjes.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 52 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 249 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – вкупно 4.117  materiale 384 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV.  (Grafiku 3).

 

Grafiku 3.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive me SARS-CoV2 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

graf 3 korona 1

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 996 kontakte të cilët mbikëqyren në periudhë prej 14 ditësh.

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Kumanova në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 2 (raste sporadike)

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 21:00 deri më 06:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ndalohet edhe lëvizja   e personave mbi 67 vjet në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.

Ndalohet edhe lëvizja   e personave deri në 18 vjet, në periudhën nga ora 21:00 deri në ora 12:00 të ditës vijuese, dhe ndalohet lëvizja e makinave të transportit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 27 bëri plotësimin e Vendimit për ndalesë dhe për regjim të veçantë të lëvizjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin ndalohet hyrja dhe dalja nga dhe në rajonin  e territorit të komunës së Kumanovës me transport publik dhe hekurudhor.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

 

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 01.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 823.626 (72.736 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 40.598 (4.193 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 205

Согласно последните податоци објавени од СЗО, заклучно со 01.04.2020:

  • Rajoni Evropian i OBSH-së
    • Raste të konfirmuara – 464.212 (40.266 Raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 30.089 (3.395 Raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 106.422 (554 Raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.701 (30 Raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 5.175 (960 Raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 195 (29 Raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 54.281 (3.932 Raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.115 (161 Raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 188.751 (25.737 Raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.400 (564 Raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 4.073 (287 Raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 91 (14 Raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup, 02.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik