Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 10-16.08.2020

Janë testuar gjithsej 11.605 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Pozitive janë 902, nga 29 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=251; 27,8%) dhe Kumanovë (n=125; 13,6%).

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së 10-16.08.2020

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 251 9
Kumanovë 125  
Gostivar 88 1
Shtip 83  
Tetovë 50  
Strugë 42 1
Kërçovë 41  
Kavadar 32 1
Prilep 20  
Vinicë 19  
Sveti Nikole 18 1
Manastir 18  
Demir Hisar 16  
Koçan 16  
Makedonski Brod 13 1
Ohër 11 1
Strumica 11  
Berovë 7 1
Dibër 7  
Probishtip 6  
Dellçevë 5  
Veles 5 1
Negotinë 4  
Gjevgjeli 3  
Bogdanci 3  
Kriva Pallankë 3  
Gjithsej 902 17

 

Sipas të dhënave të përpunuara, raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet me 206 (22,8%) raste pozitive, pastaj tek nga 30-39 (n=163; 18,1%) dhe 50-59 (n=162; 18,0%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=26; 2,9%) dhe 10-19 vjet (n=49; 5,4%).

Sa  i përket gjinisë,  425 (47,1%) janë femra dhe 477 (52,9%)  meshkuj.

Në spital janë shtruar 87 (10,1%) pacientë të rinj. Tek 244 (28,4%) persona është vërtetuar komorbiditet.

303 (35,3%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa 27  persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 1.067 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 17 raste të vdekjes, nga 9 qytete. Numri më i madh i të vdekurve janë persona në moshë mbi 60 vjet (n=9; 52,9%). 16 kanë qenë të shtruar në spital ndërsa 1 prej tyre ka ndërruar jetë në kushte shtëpiake. Komorbiditete janë regjistruar tek 11 persona.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 16.08.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 12.840 raste me  COVID-19 (I=618,0/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Shtip dhe Tetovë, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë,  Shtip, Tetovë, Kumanovë dhe Shkup. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 12.840 618,0 547 26,3 4,3%
Shkup 5418 877.2 227 36.8 4.2%
Kumanovë 1289 903.4 57 39.9 4.4%
Tetovë 1141 571.2 74 37.0 6.5%
Shtip 1048 1989.6 18 34.2 1.7%
Gostivar 660 551.1 29 24.2 4.4%
Strugë 521 767.9 46 67.8 8.8%
Prilep 365 382.9 24 25.2 6.6%
Ohër 309 550.7 10 17.8 3.2%
Sveti Nikole 261 1272.4 1 4.9 0.4%
Veles 243 366.8 14 21.1 5.8%
Kërçovë 240 419.9 10 17.5 4.2%
Dibër 226 814.3 7 25.2 3.1%
Manastir 184 180.5 6 5.9 3.3%
Kavadar 158 367.2 2 4.6 1.3%
Prespë 146 892.9 4 24.5 2.7%
Koçan 128 266.8 4 8.3 3.1%
Probishtip 69 451.0 0 0.0 0.0%
Makedonski Brod 65 580.5 3 26.8 4.6%
Demir Hisar 60 716.2 1 11.9 1.7%
Strumica 52 54.9 3 3.2 5.8%
Vinicë 51 262.5 0 0.0 0.0%
Radovish 38 116.5 1 3.1 2.6%
Negotinë* 36 153.4 1 4.3 2.8%
Gjevgjeli** 31 90.1 0 0.0 0.0%
Kriva Pallankë 30 125.4 0 0.0 0.0%
Krushevë 16 167.9 2 21.0 12.5%
Berovë 15 115.4 2 15.4 13.3%
Kratovë 15 156.8 0 0.0 0.0%
Dellçevë*** 10 41.6 1 4.2 10.0%
Pehçevë 8 160.2 0 0.0 0.0%
Vallandovë 7 59.1 0 0.0 0.0%

*10 persona  janë nga Demir Kapija**7 persona  janë nga Dojrani, 7 nga Bogdanci ***4 raste nga Makedonska Kamenica

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Shtip (1.989,6/100.000), Sveti Nikole me 1.272,4 në 100 000 banorë, Kumanovë (903,4/100.000), Prespë (892,9/100.000), Shkup (877,2/100.000), Dibër (814,3/100.000), Strugë (767,9/100.000), Demir Hisar (716,2/100.000), Makedonski Brod (580,5/100.000), Tetovë (571,2/100.000), Gostivar (551,1/100.000)  dhe Ohër (550,7/100.000), ndërsa incidencë me mbi 250 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Probishtip, Kërçovë, Prilep, Kavadar, Veles, Koçan dhe Vinicë (Tabela 2 Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

 18.1

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 6.441 meshkuj dhe 6.399 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 621,4/100.000, ndërsa tek femrat 619,7/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri më 99 vjet (mosha mesatare – 44,7 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 2.876 (22,4%) ne incidencë prej 750,3/100.000, ndërsa incidencë më e lartë specifike prej  881,8/100.000 është regjistruar tek grupmosha nga 50-59 vjet (2.452 të sëmurë). Incidencë më e ulët, 202,7 dhe 226,2 në 100 000 banorë është regjistruar tek fëmijët nga  0-9 dhe 10-19 vjet, ku janë regjistruar 464 dhe 566 raste. (Grafiku 1).

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës, (n=12.840)

18.2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=243) është regjistruar në 17.07.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=12.840)18.3

 

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 28 (n=1.075) (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=12.840)

18.4

19,4% (n=2.485) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët janë trajtuar në shtëpi.

Sipas raporteve të arrita pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, Spitalet klinik në Manastir dhe Shtip, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Veles dhe Gostivar), për momentin ka  288 persona të hospitalizur, nga të cilët 88 janë në terapi me oksigjen dhe 7 ventilim mekanik.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (64,4%), kollë (39,2%), plogështi (41,1%), dhimbje në fyt (14,9%), dhimbje të kokës (14,7%), ethe (12,0%) dhe vështirësi në frymëmarrje (10,8%), humbje e ndjesisë për shije dhe/ose aromë (10,7%).

Tek 3.388 ose 26,5%   e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

117 (0,9%) e rasteve janë gra shtatzëna, nga të cilat 30 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes.

Tek 3.853 (30,1%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=2.670), diabet (n=1.076) dhe sëmundje të mushkërive (n=538) dhe 713 sëmundje të tjera kronike. Tek 1.463 (58,9%)  e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

782 (6,1%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 547 raste të vdekjes (Lt = 4,4%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 19.06.2020  dhe në 27.06.2020 (n=12), ndërsa sipas javëve në javën e 25-të (n=54) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=397) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 103,6/100.000 banorë. Janë regjistruar 345 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 202 raste të vdekjes tek femrat.

438 (80,1%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=332), diabet (n=153) dhe me sëmundje të mushkërive (n=79).

Janë regjistruar edhe 4 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 2  gra shtatzëna.

Grafiku 4.  Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020  (n=547)

18.5

266 (2,1%) janë raste të importuara. 8 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 16.08.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 5.621 (44,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 127.196  materiale,  12.840 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 61.472 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=127.196)*

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 127.196 12.840 4.982 24 122.214 12.816
ISHP Virusologjia 61.465 7.202 3.226 22 58.239 7.180
QSHP Shkup 1.656 190 0 0 1.656 190
Avicena 9.324 956 0 0 9.324 956
Biotek 10.884 583 0 0 10.884 583
Klinika Zhan Mitrev 16.884 1.205 0 0 16.884 1.205
Sistina 12.069 652 0 0 12.069 652
LAOR 124 25 0 0 124 25
ASHAM 10.120 1.492 1.756 2 8.364 1.490
Fakulteti i veterinarisë 755 81 0 0 755 81
Mjekësia ligjore 383 7 0 0 383 7
QSHP Manastir 2.456 353 0 0 2.456 353
KSIGJF 620 73 0 0 620 73
KGJA 449 14 0 0 449 14

*7 persona janë konfirmuar jashtë vendit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 2.915  (22,7%) janë raste aktive, 9.378 (73,0%) persona janë të shëruar (Tabela 3)(Grafiku 5).

Nga këto 1.561 (16,6%) kanë qenë të shtruar në spital, 7.817 (83,4%) në trajtim shtëpiak.

Grafiku 5.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020  (n=12.840)

18.6

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut  (n=12.840)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 949 4242 227 5418
Kumanovë 298 934 57 1289
Tetovë 151 916 74 1141
Shtip 247 783 18 1048
Gostivar 289 342 29 660
Strugë 167 308 46 521
Prilep 40 301 24 365
Ohër 66 233 10 309
Sveti Nikole 61 199 1 261
Veles 27 202 14 243
Kërçovë 126 104 10 240
Dibër 67 152 7 226
Manastir 74 104 6 184
Kavadar 103 53 2 158
Prespë 7 135 4 146
Koçan 29 95 4 128
Probishtip 17 52 69
Makedonski Brod 45 17 3 65
Demir Hisar 37 22 1 60
Strumica 23 26 3 52
Vinicë 36 15 51
Radovish 10 27 1 38
Kriva Pallankë 5 25 30
Negotinë 12 13 1 26
Gjevgjeli 7 10 17
Krushevë 1 13 2 16
Kratovë 1 14 15
Berovë 6 7 2 15
Demir Kapija 10 10
Pehçevë 2 6 8
Bogdanci 5 2 7
Дојран 1 6 7
Vallandovë 1 6 7
Dellçevë 5 1 6
Makedonska Kamenica 4 4
GJITHSEJ 2.915 9.378 547 12.840

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

 

  • Shkupi, Gostivari, Shtipi dhe Kumanova janë në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Kavadari, Kërçova dhe Struga në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

 

Në tabelën 5 është dhënë pasqyra momentale e rasteve aktive në disa komuna ku është regjistruar përhapje e gjerë e virusit.

Tabela 5. Raste aktive me COVID-19 , Shkup, Kumanovë, Gostivar dhe Shtip (n=1.783)

Qyteti/Komuna Raste aktive Qyteti/Komuna Raste aktive
Shkup 949 Kumanovë 298
Çair 133 Kumanovë 283
Аеrodrom 125 Likovë 12
Gazi Babë 119 Nagoriçan i vjetër 3
Кarposh 98 Gostivar 289
Qendër 87 Gostivar 269
Butel 69 Vrapçisht 18
Kisella Vodë 69 Mavrovë – Rostushë 2
Gjorçe Petrov 65 Shtip 247
Shuto Orizare 58 Shtip 242
Saraj 33 Karbinci 5
Studeniçan 31
Haraçinë 17
Ilinden 12
Sopishte 10
Çuçer Sandevë 9
Petrovec 7
Zelenikovë 4
Të huaj 3

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 16.08.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global 21.294.845

Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 761.779

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 11.420.8600
    • Raste të vdekjes – 414.326
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 3.754.649
    • Raste të vdekjes – 214.092
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 3.040.168
    • Raste të vdekjes – 59.875
  • Mesdheu lindor Rajoni i OBSH-së
    • Raste të konfirmuara – 1.723.673
    • Raste të vdekjes – 45.704
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 945.165
    • Raste të vdekjes –18.476
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 409.589
    • Raste të vdekjes – 9.293

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 17.08 .2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik