Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 10.04.2020

Janë raportuar 49 raste të reja me  COVID- nga 7 qytete. Numri më i madh i të prekurve janë nga Kumanova dhe Shkupi.  (Тabela 1).

Таbela 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Kumanovë 14 1
Shkup 13 0
Prilep 8 1
Veles 6 0
Shtip 6 0
Koçan 1 0
Gostivar 1 0

Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës 50-59 (n=12)  dhe mbi 60 vjet (n=11),ndërsa sipas gjinisë 28 janë femra dhe 21 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 12 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak.  Nuk ka persona të shëruar që janë lëshuar nga spitali pas dy testeve negative.

Tek 13 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 30 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa 1 person është me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Janë testuar gjithsej 586 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 49 ose 8,4% % e të testuarve.

Janë regjistruar edhe 2 raste të vdekjes në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për pacientë nga Kumanova dhe Prilepi, në moshë 74 dhe 76 vjet. Tek të ndjerit janë vërtetur simptoma dhe komorbiditete. Nuk kanë histori udhëtimi, por njëri prej tyre ka pasur kontakt me rast të konfirmuar në vendin tonë.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 10.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 760 raste me  COVID-19 (I=36,7/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 19 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup dhe në Kumanovë, ndërsa letalitet më të madh kanë regjistruar Struga dhe Tetova. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Shkup 297 48.1 5** 1.7%
Kumanovë 182 127.6 10 5.5%
Dibër 49 176.5 4 8.2%
Shtip 27 51.3 1 3.7%
Prilep 58 60.8 1 1.7%
Tetovë 31 15.5 4 12.9%
Strugë 33 48.6 6 18.2%
Veles 24 36.2 1 4.2%
Manastir 8 7.8 0 0.0%
Ohër 4 7.1 0 0.0%
Kavadar 3 7.0 1* 33.3%
Gostivar 7 5.8 0 0.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Kriva Pallankë 3 12.5 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 0 0.0%
Koçan 20 41.7 1 5.0%
Probishtip 1 6.5 0 0.0%
GJITHSEJ 760 36.7 34 4.5%

*shtetas i huaj  ** i burgosur me vendbanim në Prespë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Dibër me 176,5 të sëmurë në 100 000 banorë, në Kumanovë incidenca në 100 000 banorë е 127,6, ndërsa incidencë mbi 40 në 100 000 banorë është regjistruar në Shkup, Prilep, Koçan dhe Strugë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

info 11.04 (1)

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 362 persona të gjinisë mashkullore dhe 398 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 34,9/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 38,5/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – – 162 (21,3%), si dhe edhe incidencë më e lartë – 58,3/100.000

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës,  (n=760)

korona 10.4.1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=72) është regjistruar në 04.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=760)

korona 10.4.2

Nga rastet e raportuara, 23,6% janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (63,2%), kollë (59%), debulesë (33,5%), ethe (19,8%), dhimbje e fytit (15,6%), vështirësi në frymëmarrje (15,4%), dhimbje koke  (13,3%) dhe ndërsa 234 persona janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 209 kanë edhe sëmundje kronike, 147 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 42 janë me sëmundje kronike të mushkërive,42 janë me diabet, 12 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  29 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 89 janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 106 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 685 janë raste aktive, 41 persona janë të shëruar, dhe 34 raste të vdekjes.

82 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 462 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga rastet e vdekjes, numri më i madh i të vdekurve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjet (n=22), ku edhe është regjistruar mortalitet specifik më i lartë 5,7/100.000 banorë. Tek 26 është vërtetuar komorbiditet, ndërsa 19 kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 7.653  materiale, 770 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=7.653)

 

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 7653 760
ISHP- Virusologjia 5032 637
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 167 10
Avicena (skrining) 168 7
Biotek (privat) 330 18
Klinika Zhan Mitrev (privat) 1857 88

 

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 1724 kontakte të cilët mbikëqyren ose që janë mbikëqyrur për një periudhë kohore prej 14 ditësh.

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Kumanova në fazë 4 (përhapje e gjerë)

Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 3 (përhapje lokale)

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 05:00, për fundjavë tërësisht, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Lëvizja   e personave e personave deri në 18 vjet, është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 10.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 1.521.252 (85.054 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 92.798 (7.277 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 213

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 799.696 (40.035 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 66.213 (4.697 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 493.173 (38.463 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 17.038 (264 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 117.247 (395 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.978 (34 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 88.657 (307 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 4.607 (148 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 12.978 (1.402 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 569 (101 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 8.789 (452 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 382 (33 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup,11.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik