Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 12.10-18.10.2020

Janë testuar gjithsej 13.213 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje shumë e vogël.

Pozitive janë 2.676 raste, nga 34 qytete, që paraqet një rritje prej 19,3% nga java e kaluar. (Tabela 1). Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.375; 51,4%),ndërsa incidencë më e lartë javore në Gjevgjeli–228,3/100.000 (Tabela 1, Кartogrami 1).

 

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, 12.10-18.10.2020, RMV

мапа неделна 12-18.10

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës nga 30-39 vjet (n=559, 20,9%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 40-49 (n=522; 19,5%),20-29 (n=470; 17,6%), mbi 60 (n=469; 17,5%) dhe 50-59 (n=443; 16,6%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=79; 3,0%) dhe 10-19 vjet (n=134; 5,0%).

Sipas gjinisë, 1.282 (47,9%) femra dhe 1.394 (52,1%) meshkuj.

96 (7,3%)  janë shtruar në spital, ndërsa tek 305 (23,3%) persona janë regjistruar komorbiditete.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 470 (35,9%) kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar. 26 (2,0%) persona kanë pasur histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 1.089 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.

Janë raportuar 49 raste të vdekjes nga 16 qytete, për 58,1% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 38 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 9 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 2 raste në moshë nga 40-49 vjet.  Komorbiditete janë regjistruar tek 35 nga personat e vdekur.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 18.10.2020, janë regjistruargjithsej 23.790 raste me COVID-19 (I=1.149,7/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Gostivar dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Kumanovë, Dibër dhe Shtip. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV

tab1

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 2.745,2 në 100 000 banorë dhe në Sveti Nikole Николе  (2.067,1/100.000), përderisa incidencë me mbi 1.000 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Strugë, Koçan, Dibër,Berovë, Dellçevë dhe Prespë (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

мапа вкупна до 18.10

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 12.178 meshkuj dhe  11.612 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 1.174,9/100.000, ndërsa tek femrat 1.124,5/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 99 vjet 99 vjet (mosha mesatare – 43,7vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 5.007(21,0%) I=1.306,3/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 1.534,6/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=4.267) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 342,5 dhe 495,2 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 784 dhe 1.239 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

 

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës, (n=23.790)

graf1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=593) është regjistruar në 16.10.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=23.790)

graf 2

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën që kaloi (n=2.676) (Grafiku 3).

Grafiku 3. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=23.790)

graf 3

17,4% (n=3.874) e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina dhe Klinika Zhan Mitrev), për momentin ka 519 persona të hospitalizur, nga të cilët 168 janë në terapi me oksigjen dhe 19 ventilim mekanik invaziv.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (66,9%), plogështi (42,6%), kollë (38,8%), dhimbje të kokës (17,1%), dhimbje të fytit (15,9%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (12,2%), ethe (12,3%) dhe vështirësi në frymëmarrje (10,3%).

Tek 5.573 ose 25,0% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

178 (0,8%) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 44 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 71 kanë qenë pa simptoma.

Tek 6.388 (28,6%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 4.457 sëmundje kardiovaskulare, 1.680 diabet, 894 me sëmundje të mushkërive dhe 1.126 me sëmundje të tjera kronike. Tek 2.281 (59,0%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1.164 (5,2%) raste janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

 

 

Janë regjistruar 846 raste të vdekjes (Lt = 3,8%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 19.06.2020, 27.06.2020 dhe në 18.10.2020 (n=12), ndërsa sipas javëve në javën e 25-të (n=54) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=625) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 163,1/100.000. Janë regjistruar 535 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 311 raste të vdekjes tek femrat.

680 (80,4%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=505), diabet (n=237) dhe sëmundje të mushkërive (n=117).

Janë regjistruar edhe 7 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna.

51 (6,0%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 795 (94,0%) në spital.

Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=846)

graf 4

553(2,5%) janë raste të importuara. 8 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 9.042 persona (40,5%) kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.

Nga 15.02-18.10.2020 janë kryer gjithsej 221.774 testime, nga të cilat  23.790 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë

107.184 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=221.782)*

Numri kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
Të gjithë laboratorët 221.782 23.790 4.982 24 216.800 23.766
ISHP Virusologjia 88.420 11.800 3.226 22 85.194 11.778
QSHP Shkup 4.214 772 0 0 4.214 772
Avicena 25.800 2.256 0 0 25.800 2.256
Biotek 22.353 1.342 0 0 22.353 1.342
Klinika Zhan Mitrev 28.589 2.140 0 0 28.589 2.140
Sistina 22.619 1.411 0 0 22.619 1.411
LAOR 2.965 183 0 0 2.965 183
ASHAM 15.495 2.609 1.756 2 13.739 2.607
Fakulteti i veterinarisë 755 81 0 0 755 81
Mjekësia ligjore 849 23 0 0 849 23
QSHP Manastir 5.870 829 0 0 5.870 829
KSIGJF 1.106 147 0 0 1.106 147
KGJA 1.302 44 0 0 1.302 44
Sinlab 1.437 145 0 0 1.437 145

*8 persona janë konfirmuar në laboratorë jashtë vendit

 

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 5.552 (23,3%) janë raste aktive, 17.392 (73,1%) persona janë të shëruar (977 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 146 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).

Nga këto 2.649 (15,2%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 14.743 (84,8%) në trajtim shtëpiak.

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020  (n=23.790)

graf 5

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=23.790)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 2676 6972 296 9944
Kumanovë 225 1682 79 1986
Tetovë 288 1342 97 1727
Shtip 159 1258 29 1446
Gostivar 104 879 57 1040
Prilep 226 658 47 931
Strugë 75 604 70 749
Strumicë 358 211 19 588
Koçan 195 363 11 569
Ohër 86 403 21 510
Manastir 151 300 15 466
Veles 97 319 17 433
Sveti Nikole 58 361 5 424
Kërçovë 78 323 17 418
Kavadar 85 234 4 323
Dibër 50 244 15 309
Gjevgjeli 115 97 1 213
Prespë 38 158 5 201
Kriva Pallankë 62 108 8 178
Dellçevë 102 63 7 172
Radovish 70 96 6 172
Berovë 44 124 2 170
Vinicë 49 97 4 150
Probishtip 20 120 1 141
Makedonski Brod 4 89 5 98
Vallandovë 47 36 83
Negotinë 29 39 3 71
Demir Hisar 4 59 2 65
Pehçevë 7 46 53
Makedonska Kamenica 14 26 40
Bogdanci 19 18 1 38
Kratovë 7 24 31
Krushevë 18 2 20
Dojran 7 9 16
Demir Kapija 3 12 15
Grand Total 5552 17392 846 23790

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

  • Shkupi, Strumica, Prilepi dhe Gjevgjelia janë në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Kërçova, Kavadari, Berova, Sveti Nikole, Prespa, Koçani, Pehçeva, Vallandova, Bogdanci, Tetova dhe Kumanova, janë në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

Në tabelën 4 është prezantuar pasqyra momentale e rasteve aktive sipas komunave.

Tabela 4. Raste aktive me COVID-19 sipas komunave, Shkup, Strumicë, Prilep dhe Gjevgjeli (n=3.365)

Qyteti/Komuna Raste aktive Qyteti/Komuna Raste aktive
Shkup 2.668 Strumicë 358
Aerodrom 535 Strumicë 292
Karposh 445 Bosillovë 33
Qendër 442 Vasilevë 19
KisellaVoda 319 Novo Sellë 14
Gazi Babë 280 Prilep 226
Gjorçe Petrov 215 Prilep 218
Çair 115 Dollnen 4
Butel 111 Krivogashtani 4
Të pacaktuar 59 Gjevgjeli 113
Ilinden 36
Sopishte 20
Petrovec 17
Shuto Orizare 16
Saraj 16
Të huaj 12
Çuçer Sandevë 9
Haraçinë 8
Zelenikovë 8
Studeniçan 5

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 11.10.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global- 37.109.851

Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 1.070.355

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara –17.794.771
    • Raste të vdekjes – 588.867
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 7.911.036
    • Raste të vdekjes – 126.917
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 6.918.265
    • Raste të vdekjes – 24709
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 605.478
    • Raste të vdekjes – 66.329

 

  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara –1.2719
    • Raste të vdekjes –27.255
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 651.841
    • Raste të vdekjes – 14.265

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 19.10.2020

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik