Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 12-18.04.2021
Janë testuar gjithsej 21.763 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 20,4%.
Pozitive janë 5.199 raste, nga 35 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 24,3%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 15,3 deri më 27,9%, mesatarisht 22,6 %. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=2.086; 40,1%), me incidencë javore prej – 337,7/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 397,4/100.000 banorë është regjistruar në Manastir. (Tabela 1, Kartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID,12-18.04.2021, RMV
Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=1.722, 33,1%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 50-59 (n=919; 17,7%), 40-49 (n=882; 17,0%), 30-39 (n=835; 16,1%) dhe 20-29 (n=506; 9,7%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=95; 1,8%) dhe 10-19 vjet (n=240; 4,6%). Tek të gjitha grupmoshat vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve.
Sipas gjinisë janë regjistruar 2.797 (53,8%) femra dhe 2.402 (46,2%) meshkuj.
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 5.921 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është për 3,1% më pak se javën e kaluar.
Janë raportuar 206 raste të vdekjes nga 26 qytete, 25,4% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 175 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 20 në moshë nga 50-59 vjet, nga 5 persona nga 40-49 vjet dhe 30-39 vjet, dhe 1 person në moshë nga 20-29 vjet.
Në periudhën nga 01-31.03.2021 pranë laboratorit të virusologjisë dhe diagnostikës molekulare në ISHP u bë sekuencionimi i 48 mostrave të përzgjedhura që kanë rezultuar pozitive me SARS CoV-2.
Rezultatet treguan se prani të gjenotipit SARS-CoV-2 B.1.1.7/20I_501Y.V1 (Variant VOC_202012_01, UK variant) tek 98% e mostrave.
Përveç kësaj u bë edhe skrining për prani të variantave tek 200 pacientë, me çrast u detektuan 5 varianta. Lloj dominant me 100% mes mostrave të testuara ishte B.1.1.7 ose i ashtuquajturi lloji britanik.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 18.04.2021, janë regjistruar gjithsej 147.229 raste me COVID-19 (I=7.115,4/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Manastir dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Prilep, Ohër dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri më 18.04.2021
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me со 11.602,5 në 100.000 banorë, Negotinë (10.903,0/100.000) dhe Shkup (10.591,0/100.000), përderisa incidencë më e vogël 2.928,5 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonska Kamenicë (Tabela 1, Kartogrami 2).
Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV 26.02.2020-18.04.2021
Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 74.011 meshkuj dhe 73.218 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 7.140,3/100.000, ndërsa tek femrat 7.090,3/100.000.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 46,0 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 37.002 (24,8%) me morbiditet specifik prej 9.653,8/100.000, ndërsa morbiditet të lartë specifik prej 8.778,9/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=24.410). morbiditet më i ulët, 1.237,7 dhe 2.610,6 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 2.833 dhe 6.532 raste përkatësisht. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=147.229)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.513) është regjistruar në 30.03.2021.
Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën e 13 të vitit 2021 (n=7.933) (Grafiku2). Pas 7 javësh me një stabilizim të numrit të rasteve të reja, vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve.
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 18.04.2021 (n= n=147.229)
Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle, Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 1.725 persona (1,7% më shumë se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 1.161 janë në terapi me oksigjen dhe 64 ventilim mekanik invaziv.
Në 17.02.2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi vaksinimi kundër COVID 19, ndërsa deri më 18.04.2021 gjithsej janë vaksinuar 7.020 punonjës shëndetësorë me dozën e parë (4.019 – Pfizer/Biontech dhe 3.001 – Sputnik V) dhe 6.750 (3.891-Pfizer/Biontech dhe 2.859- Sputnik V) me dozën e dytë kundër COVID 19. Nga 31.03.2021 filloi vaksinimi i personave mbi 73 vjet dhe deri më 18.04.2021 janë vaksinuar 13.575 persona.
Nga 05.04.2021 filloi vaksinimi masiv në pikën e vaksinimit Sallën Boris Trajkovski, ku janë vaksinuar 18. 376 persona.
Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 04.01.2021.
Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).
Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.
412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.
3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.
Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.
1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.
Janë regjistruar 4.478 raste të vdekjes (Lt = 3,0%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në 02.04.2021 dhe 06.04.2021 (n=45), ndërsa sipas javëve në javën e 14 të vitit 2021 (n=276) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=3.635) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 948,4/100.000. Janë regjistruar 2.787 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.691 raste të vdekjes tek femrat.
3.271 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=2.603), diabet (n=1.109) dhe sëmundje të mushkërive (n=492).
Janë regjistruar edhe 29 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 5 gra shtatzëna (deri më 04.01.2021).
210 (4,8%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 4.268 (95,3%) në spital.
Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 18.04.2021 (n=4.478)
Nga 15.02.2020-18.04.2021 janë kryer gjithsej 692.096 testime nga të cilat 147.229 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 334.480 teste në 1.000 000 banorë.
Tabela 2. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=692.096)*
*9 raste janë vërtetuar në laboratorë jashtë vendit
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 19.041 persona (12,9%) janë raste aktive 123.710 raste (84,0%) persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).
Nga këto 6.084 (4,9%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 117.626 (95,1%) në trajtim shtëpiak.
Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 18.04.2021 (n=147.229)
Табела 3. Исход на заболување по градови, Р.С. Македонија (n=147.229)
Shpërndarja sipas qyteteve | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 8676 | 55274 | 1465 | 65415 |
Kumanovë | 1209 | 6572 | 285 | 8066 |
Prilep | 935 | 6597 | 378 | 7910 |
Tetovë | 672 | 5983 | 263 | 6918 |
Manastir | 1236 | 4262 | 234 | 5732 |
Veles | 698 | 4353 | 155 | 5206 |
Gostivar | 447 | 4339 | 208 | 4994 |
Kavadar | 488 | 4383 | 122 | 4993 |
Shtip | 454 | 4165 | 123 | 4742 |
Ohër | 846 | 3675 | 188 | 4709 |
Strumicë | 549 | 3075 | 159 | 3783 |
Strugë | 247 | 2446 | 174 | 2867 |
Koçan | 294 | 2200 | 88 | 2582 |
Kërçovë | 298 | 1959 | 92 | 2349 |
Gjevgjeli | 339 | 1720 | 59 | 2118 |
Negotinë | 240 | 1823 | 50 | 2113 |
Sveti Nikole | 147 | 1263 | 23 | 1433 |
KrivaPallankë | 84 | 1041 | 53 | 1178 |
Prespë | 218 | 919 | 31 | 1168 |
Radovish | 129 | 860 | 50 | 1039 |
Berovë | 65 | 872 | 30 | 967 |
Dellçevë | 96 | 801 | 33 | 930 |
Dibër | 69 | 800 | 41 | 910 |
Probishtip | 42 | 687 | 24 | 753 |
Vinicë | 109 | 602 | 31 | 742 |
Vallandovë | 89 | 526 | 18 | 633 |
Bogdanci | 73 | 388 | 8 | 469 |
Krushevë | 99 | 327 | 31 | 457 |
Demir Kapija | 39 | 342 | 11 | 392 |
Demir Hisar | 57 | 291 | 10 | 358 |
Kratovë | 18 | 317 | 15 | 350 |
Makedonski Brod | 32 | 303 | 12 | 347 |
Pehçevë | 16 | 228 | 6 | 250 |
Makedonska Kamenica | 11 | 208 | 5 | 224 |
Dojran | 20 | 109 | 3 | 132 |
ВКУПНО | 19.041 | 123.710 | 4.478 | 147.229 |
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID-19 DHE MASAT E REKOMANDUARA
Deri më 18.04.2021 numri reproduktiv i të infektuarve me COVID 19 (RO) në RMV është 0,83.
Grafiku 5. Incidenca ditore në 100.000 banorë dhe R0, COVID-19, RMV, deri më 18.04.2021
Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:
Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë në komunitet), nënnivel 3, me kapacitete të moderuara për reagim.
Duke marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të numrit të rasteve, me rekomandim të Komisionit të sëmundjeve infektive në datë 05.04.2021 Qeveria solli vendim për ndalim të lëvizjes së popullatës dhe të automjeteve të transportit publik në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ora 20:00 deri më 05:00 часот, duke filluar nga data 06 prill 2021 deri më 27 prill 2021. Njëkohësisht mbyllen edhe objektet hotelierike, bastoret, dhe kazinotë për vizitorë, si dhe sallat e fitnesit, qendrat sportive dhe mjediset për aktivitete sportive. Ndalohet organizimi, mbajtja dhe prania/ pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca dhe evente të kësaj natyre, nga data 06.4 deri më 27.4.2021. Për më shumë informacion në lidhje me këto masa vizitoni vlada.mk
Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll
Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.
- Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
- Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
- Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
- Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
- Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.
GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 11.04.2021
- Numri i rasteve të reja në botë – 135.057.587 (4.550.837 në 7 ditët e fundit,
11% më shumë se javën e kaluar)
- Numri i rasteve të vdekjes në botë – 2.919.932 (76.773 në 7 ditët e fundit, 7% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të vdekjes – 58.025.495 (1.427.623 në 7 ditët e fundit, 5% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 1.405.254 (36.599 në 7 ditët e fundit, 2% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të vdekjes – 47.547.449 (1.630.624 në 7 ditët e fundit, 4% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 1.008.251 (26.853 në 7 ditët e fundit, 7% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të vdekjes – 16.177.826 (965.591 në 7 ditët e fundit, 63% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 385 (6.331 në 7 ditët e fundit, 47% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të vdekjes – 8.057.550 (364.456 në 7 ditët e fundit, 22% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 165.010 (4.398 në 7 ditët e fundit, 19% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të vdekjes – 3.171.006 (50.710 në 7 ditët e fundit, 14% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 79.545 (1.022 në 7 ditët e fundit, 5% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të vdekjes – 2.077.516 (111.833 në 7 ditët e fundit, 6% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 33.474 (1.570 në 7 ditët e fundit, 189% më shumë se javën e kaluar)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19/HYPERLINK “http://www.iph.mk/preporaki-za-patnici-koi-doagaat-od-rizicni-regioni-so-covid19/”/
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
Shkup 19.04.2021
Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik