Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 12.04.2020

Janë testuar gjithsej 330 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 26 ose 7,9% e të testuarve.

Raste janë regjistruar në 7 qytete, ndërsa numër më i madh është regjistruar në Kumanovë, Shkup dhe Tetovë (Tabela 1).

Таbela 1. Numri i të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 12.04.2020

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Kumanovë 11 0
Shkup 4 2
Tetovë 4 0
Prilep 3 1
Veles 2 1
Koçan 1 0
Probishtip 1 0
Gjithsej 26 4

 

Numri më i madh i rasteve, nga 8, i përkasin grupmoshës 50-59 dhe mbi 60 vjet, ndërsa sipas gjinisë 13 janë femra dhe 13 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 7 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak.

Tek 11 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 9 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa 1 person është me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Pas dy testeve negative për prani të SARS-CoV-2, konsiderohen si të shëruar 3 persona që deri më tani kanë qenë në trajtim shtëpiak.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 12.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 854 raste me  COVID-19 (I=41,3/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 19 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup dhe në Kumanovë, ndërsa letalitet më të madh kanë regjistruar Struga dhe Tetova. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Shkup 312 50.5 5** 1.6%
Kumanovë 200 140.2 10 5.0%
Dibër 49 176.5 4 8.2%
Shtip 27 51.3 1 3.7%
Prilep 72 75.5 1 1.4%
Tetovë 33 16.5 4 12.1%
Strugë 43 63.4 6 14.0%
Veles 30 45.3 1 3.3%
Manastir 9 8.8 0 0.0%
Ohër 4 7.1 0 0.0%
Kavadar 3 7.0 1* 33.3%
Gostivar 8 6.7 0 0.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Kriva Pallankë 3 12.5 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 0 0.0%
Koçan 21 43.8 1 4.8%
Probishtip 1 6.5 0 0.0%
GJITHSEJ 854 40.0 34 4.1%

*shtetas i huaj  ** i burgosur me vendbanim në Prespë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Dibër me 176,5 të sëmurë në 100 000 banorë, në Kumanovë incidenca në 100 000 banorë е 140,2 ndërsa incidencë mbi 50 në 100 000 banorë është regjistruar në Prilep, Strugë, Shtip dhe Shkup (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

kartogram 12.4

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 399 persona të gjinisë mashkullore dhe 455 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 38,5/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 44,1/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 46vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 184 (21,5%), si dhe edhe incidencë më e lartë – 66,2/100.000. tek personat mbi 60 vjet janë regjistruar 179 raste me incidencë  46,7/100.000. Incidencë më e ulët është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe 10-19 vjet, ku janë regjistruar 31, gjegjësisht 36 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës,  (n=854)

graf  12.1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=72) është regjistruar në 04.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=854)

graf 12.2

Nga rastet e raportuara, 23,2% (n=198) janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (63,9%), kollë (57,8%), debulesë (34,2%), ethe (18,9%), dhimbje e fytit (15,3%), vështirësi në frymëmarrje (15,0%), dhimbje koke  (12,3%) dhe ndërsa 261 ose 30,6% persona janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 242 kanë edhe sëmundje kronike, 161 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 50 janë me sëmundje kronike të mushkërive,50 janë me diabet, 15 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  37 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 100 janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 121 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 753 janë raste aktive, 44 persona janë të shëruar, dhe 38 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeje është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=25) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 6,5/100.000 banorë. Tek 29 (76,4%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

85 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 505 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga rastet e vdekjes, numri më i madh i të vdekurve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjet (n=22), ku edhe është regjistruar mortalitet specifik më i lartë 5,7/100.000 banorë. Tek 26 është vërtetuar komorbiditet, ndërsa 19 kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 8.552   materiale, 854 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 4.133 teste në 100 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=8.552)

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 8.552 854
ISHP- Virusologjia 5649 724
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 180 10
Avicena (skrining) 177 9
Biotek (privat) 354 19
Klinika Zhan Mitrev (privat) 2192 92

 

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 1.830 kontakte të cilët mbikëqyren ose që janë mbikëqyrur për një periudhë kohore prej 14 ditësh.

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Kumanova në fazë 4 (përhapje e gjerë)

Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 3 (përhapje lokale)

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 05:00, për fundjavë tërësisht, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Lëvizja   e personave e personave deri në 18 vjet, është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

 

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 12.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 1.69.558 (85.679 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 105.952 ( 6.262 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 213

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 106 (40.849 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 237 (3.672 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 940 (37.276 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 631 (2.237raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 116 (1.567 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 058 (41 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 945 (3.719 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 943 (172 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 041 (1.880 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 728 (111 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara 728 (388 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 444 (29 raste të reja)

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup,13.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik