Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 13.04.2020

Janë testuar gjithsej 710 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 54 ose 7,6% e të testuarve.

Raste janë regjistruar në 8 qytete, ndërsa numër më i madh është regjistruar në Kumanovë, Shkup dhe Prilep. Është regjistruar edhe rasti i parë me COVID-19 në Kërçovë. (Tabela 1).

Таbela 1. Numri i të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 13.04.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Kumanovë 25 2
Shkup 13 0
Prilep 10 1
Veles 2 1
Shtip 1 0
Tetovë 1 0
Gostivar 1 0
Kërçovë 1 0
Strugë 0 2
 Gjithsej 54 6

Numri më i madh i rasteve, nga 14, i përkasin grupmoshës 30-39 vjet dhe 50-59 vjet, ndërsa sipas gjinisë 22 janë femra dhe 32 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 4 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak.

Tek 13 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 23 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa 4 persona janë me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Pas dy testeve negative për prani të SARS-CoV-2, konsiderohen si të shëruar 42 persona që deri më tani kanë qenë në trajtim shtëpiak ose që kanë qenë të shtruar në spital.

Në KSIGJF ndërruan jetë 4 pacientë në moshë mbi 60 vjet, nga Struga, Prilepi dhe Kumanova.

Tek tre prej tyre janë vërtetuar komorbiditete, ndërsa vetëm njëri ka pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend. Në SPQ 8 Shtatori ndërruan jetë dy persona, nga Velesi dhe Kumanova. Tek këto nuk janë vërtetuar komorbiditete.

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 13.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 908 raste me  COVID-19 (I=43,9/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 20 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup dhe në Kumanovë, ndërsa letalitet më të madh kanë regjistruar Struga dhe Tetova. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Gjithsej 908 43.9 44 4.8%
Shkup 329 53.3 7 2.1%
Kumanovë 236 165.4 12 5.1%
Prilep 85 89.2 3 3.5%
Dibër 49 176.5 4 8.2%
Strugë 43 63.4 8 18.6%
Tetovë 38 19.0 4 10.5%
Veles 34 51.3 3 8.8%
Shtip 28 53.2 1 3.6%
Koçan 22 45.9 1 4.5%
Manastir 9 8.8 0 0.0%
Gostivar 9 7.5 0 0.0%
Ohër 4 7.1 0 0.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Kavadar 3 7.0 1 33.3%
Kriva Pallankë 3 12.5 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 0 0.0%
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0%
Kërçovë 1 1.7 0 0.0%

*shtetas i huaj  ** i burgosur me vendbanim në Prespë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Dibër me 176,5 të sëmurë në 100 000 banorë, në Kumanovë incidenca në 100 000 banorë е 165,4 ndërsa incidencë mbi 50 në 100 000 banorë është regjistruar në Prilep, Strugë, Veles, Shtip dhe Shkup (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

 мапа (3)

 

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 431 persona të gjinisë mashkullore dhe 477 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 41,6/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 46,2/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 46vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 198 (21,8%), si dhe edhe incidencë më e lartë – 71,2/100.000. tek personat mbi 60 vjet janë regjistruar 190 raste me incidencë  49,6/100.000. Incidencë më e ulët, 14,4  dhe 14,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe 10-19 vjet, ku janë regjistruar 33, gjegjësisht 37 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës,  (n=908)

korona 13.4.1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=72) është regjistruar në 04.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=908)

korona 13.4.2

Nga rastet e raportuara, 22,1% (n=201) janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (64,2%), kollë (56,6%), debulesë (33,4%), ethe (18,5%), dhimbje e fytit (15,8%), vështirësi në frymëmarrje (14,6%), dhimbje koke  (11,6%) dhe ndërsa 276 ose 30,4% persona janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 55 kanë edhe sëmundje kronike, 172 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 54 janë me sëmundje kronike të mushkërive,51 janë me diabet, 15 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  41 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 101 janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 126 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 753 janë raste aktive, 86persona janë të shëruar, dhe 44 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeje është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=30) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 7,8/100.000 banorë. Tek 32 (72,7%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

89 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 539 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 9.262 materiale, 908 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 4.476 teste në 100 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=9.262)

 

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 9262 908
ISHP- Virusologjia 6179 768
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 198 10
Avicena (skrining) 197 9
Biotek (privat) 378 20
Klinika Zhan Mitrev (privat) 2310 98
Sistina (privat) 3

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 2.135 kontakte të cilët mbikëqyren ose që janë mbikëqyrur për një periudhë kohore prej 14 ditësh.

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Kumanova në fazë 4 (përhapje e gjerë)

Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 3 (përhapje lokale)

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 05:00, për fundjavë tërësisht, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Lëvizja   e personave e personave deri në 18 vjet, është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

 

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 13.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 1.773.084 (76.498 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 111.652 (5.702 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 213

 

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 913.349 (33.243 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 77.419 (3.183 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 610.742 (36.804 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 23.759 (2.228 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 121.426 (310 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 4.125 (67 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 99.713 (768 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 5.107 (164 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 16.883 (842 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 766 (38 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 10.259 (531 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 464 (21 raste të reja)

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup,14.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik