Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 15-21.02.2021

Janë testuar gjithsej 15.849  materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 2,8%.

Pozitive janë 2.320 raste, nga 33 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 3,9%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=1.007; 43,4%), si dhe incidencë javore–163,0/100.000. Incdencë më e lartë javore është regjistruar në Kavadar- 409,0/100.000 banorë  (Tabela 1).

 

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=575, 24,8%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 30-39 (n=445; 19,2%), 40-49  (n=442; 19,1%), 50-59 (n=413; 17,8%) dhe 20-29 (n=300; 12,9%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=38; 1,6%) dhe 10-19 vjet (n=107; 4,6%).

Sipas gjinisë  janë regjistruar 1.168 (50,3%) femra dhe 1.152 (49,7%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 1.760 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është 30,1%  më pak se javën e kaluar.

Janë raportuar 70 raste të vdekjes nga 13 qytete, për 62,8% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 65 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 5 në moshë nga 50-59 vjet.


GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 21.02.2021, janë regjistruar gjithsej 99.408 raste me COVID-19 (I=4.804,2/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep, Gostivar, Manastir, Veles dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Prilep, Ohër dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri më 21.02.2021

tabela 1 najnaj

Në gjysmën e vendit vihet re përsëri një rritje e numrit të sëmurëve, në Prilep, Gjevgjeli, Negotinë, Shtip dhe Probishtip, ndërsa ka rritje më të madhe të numrit  të rasteve të reja. (Таbela 1)

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me 7.271,0 në 100.000 banorë, Shkup (7.028,8/100.000) dhe Shtip (6.847,9/100.000), përderisa incidencë më e vogël  2.250,6 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonski Brod (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

 мапа-до-21-фев

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 50.575 meshkuj dhe 48.833 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 4.879,3/100.000, ndërsa tek femrat 4.728,9/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,5 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 23.586 (23,7%) I=6.153,6/100.000, ndërsa incidencë më e lartë –6.530,7/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=18.159). Incidencë më e ulët, 862,0 dhe 1.706,5 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 1.973 dhe 4.270 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës  (n=99.408)

graf1najnaj

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.406) është regjistruar në 17.11.2020.

Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 47 (n=7.480) (Grafiku2). Pas javës së 53 ka një stabilizim të numrit të rasteve të reja.

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 21.02.2021 (n=99.408)

graf2najnaj

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles,  Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 661 persona (4,9% më shumë  se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 250 janë në terapi me oksigjen dhe 18 ventilim mekanik invaziv.

Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 17.01.2021.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).

Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.

3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë regjistruar 3.076 raste të vdekjes (Lt = 3,1%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  30.11.2020 (n=40), ndërsa sipas javëve në javën e 48 (n=218) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.445) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë –637,9/100.000. Janë regjistruar 1.927 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.149 raste të vdekjes tek femrat.

2.235 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=1.757), diabet (n=780) dhe sëmundje të mushkërive (n=344).

Janë regjistruar edhe 24 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna.

178 (5,5%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 2.898 (94,5%) në spital.

Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 21.02.2021 (n=3.076)

g2najnaj

Nga 15.02.2020-07.02.2021 janë kryer gjithsej 503.565  testime nga të cilat 99.408  pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 243.365 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=503.565)*

t2naj

**9 persona janë konfirmuar jashtë shtetit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 6.590 (6,6%) janë raste aktive 89.742 (90,3%) persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).

Nga këto 5.595 (6,2%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 84.147 (93,8%) në trajtim shtëpiak.

 

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=99.408)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 2938 39500 975 43413
Kumanovë 208 5043 202 5453
Tetovë 228 4901 216 5345
Prilep 473 4389 254 5116
Gostivar 118 3441 172 3731
Shtip 95 3424 88 3607
Manastir 138 3077 151 3366
Veles 212 3037 109 3358
Ohër 382 2620 132 3134
Kavadar 454 2611 64 3129
Strumicë 156 2391 113 2660
Strugë 157 2046 155 2358
Koçan 47 1693 45 1785
Kërçovë 62 1635 62 1759
Gjevgjeli 130 973 26 1129
Negotinë 129 971 21 1121
Sveti Nikole 19 1066 15 1100
Prespë 68 707 20 795
Dibër 43 710 35 788
KrivaPallankë 51 699 35 785
Radovish 37 670 36 743
Dellçevë 188 508 27 723
Berovë 27 586 21 634
Probishtip 21 494 15 530
Vinicë 23 476 13 512
Vallandovë 20 324 7 351
Kratovë 32 223 11 266
Demir Hisar 12 240 7 259
Krushevë 48 186 19 253
Makedonski Brod 8 234 10 252
Bogdanci 20 220 6 246
Demir Kapija 29 203 3 235
Makedonska Kamenica 5 184 4 193
Pehçevë 3 176 5 184
Dojran 9 84 2 95
GJITHSEJ 6.590 89.742 3.076 99.408

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 21.02.2021 (n=99.408)

graf5najnaj

 

 

  

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

Republika e  Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë në komunitet), nënnivel 3, me kapacitete të moderuara për reagim.

Република Северна Македонија е во фаза 4 (широко-распространета трансмисија во заедницата), подниво 3, со умерени капацитети за одговор.

 

Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll

Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.

  • Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
  • Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
  • Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
  • Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
  • Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.

 

 

 

 

 

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 16.02.2021

  • Numri i rasteve të reja në botë – 108.246.992 (2.726.974 në 7 ditët e fundit, 16% më pak se javën e kaluar)
  • Numri i rasteve të vdekjes në botë – 2.386.717 (81.340 në 7 ditët e fundit, 10% më pak se javën e kaluar)

 

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 48.228.712 (1.315.480 në 7 ditët e fundit, 16% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 1.136.906 (44.385 në 7 ditët e fundit, 2% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 36.575.529 (968.943 në 7 ditët e fundit, 18% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 812.410 (28.404 në 7 ditët e fundit, 19% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 13.188.211 (154.414 në 7 ditët e fundit, 13% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 607 (2.340 në 7 ditët e fundit, 9% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 5.998.998 (170.445 në 7 ditët e fundit, 7% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 139.468 (2.519 në 7 ditët e fundit, 9% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 2.723.431 (68.115 në 7 ditët e fundit, 20% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 68.294 (2.558 në 7 ditët e fundit, 21% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 1.531.366 (49.577 në 7 ditët e fundit, 20% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 27.019 (1.134 në 7 ditët e fundit, 13% më pak se javën e kaluar)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

 

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 22.02.2021

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik