Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 15.05.2020

Janë testuar gjithsej 462 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2. Pozitive janë 22.

Nga numri i përgjithshëm 171 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shkup dhe Manastir, pa raste pozitive.

Raste janë regjistruar në 6 qytete. (Tabela 1).

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 15.05.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 9 1
Tetovë 6 0
Prilep 4 0
Kumanovë 1 0
Veles 1 0
Ohër 1 0
Gjithsej 22 1

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 11 janë femra dhe 11 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 3 pacientë të rinj. Tek 9 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 13 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 16 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Është regjistruar 1 rast i vdekjes, nga Shkupi, në moshë 79 vjet, me simptoma dhe komorbiditet, e shtruar në spitalin 8 Shtatori ku edhe ka ndërruar jetë. Nuk kanë pasur histori udhëtimi jashtë vendit, as kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 15.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.762  raste me  COVID-19 (I=85,2/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 30 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles, ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep dhe Kumanovë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 1.762 85.2 98 4.7 5.6%
Shkup 601 97.3 20 3.2 3.3%
Kumanovë 414 290.1 20 14.0 4.8%
Prilep 197 206.7 12 12.6 6.1%
Tetovë 137 68.6 10 5.0 7.3%
Veles 114 172.1 7 10.6 6.1%
Strugë 69 101.7 14 20.6 20.3%
Dibër 51 183.8 4 14.4 7.8%
Shtip 35 66.4 2 3.8 5.7%
Koçan 31 64.6 2 4.2 6.5%
Manastir 26 25.5 2 2.0 7.7%
Gostivar 19 15.9 2 1.7 10.5%
Ohër 18 32.1 0 0.0 0.0%
Negotinë* 9 38.3 0 0.0 0.0%
Kriva Pallankë 6 25.1 0 0.0 0.0%
Kavadar 5 11.6 1 2.3 20.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 10.5 33.3%
Pehçevë 3 60.1 0 0.0 0.0%
Strumicë 2 2.1 0 0.0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0 0.0%
Makedonski Brod 2 17.9 0 0.0 0.0%
Vinicë 2 10.3 0 0.0 0.0%
Kratovë 2 20.9 0 0.0 0.0%
Kërçovë 2 3.5 0 0.0 0.0%
Demir Hisar 1 11.9 0 0.0 0.0%
Berovë 1 7.7 0 0.0 0.0%
Vallandovë 1 8.4 0 0.0 0.0%
Dellçevë 1 4.2 1 4.2 100.0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 290,1 të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 206.7/100.000banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, në Veles 172,1/100.000 dhe në Strugë 101,7/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Shkup,  Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

16.5.1

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 841 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 921 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 81,1/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 89,2/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 385 (21,9%) I= 100,4/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 132,7/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=369) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 27,1 dhe 30,4 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 62, gjegjësisht 76 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.762)

16.5.2.1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.762)

16.5.3

 

Nga rastet e raportuara, 25,3% (n=445) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (66,4%), kollë (54,3%), plogështi (37,6%), ethe (19,5%), dhimbje koke  (15,1%), dhimbje e fytit (14,7%), vështirësi në frymëmarrje (14,4%), ndërsa 570 ose 32,3%  e personave janë pa simptoma.

418 ose 73,3% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 542 (30,8%) kanë edhe sëmundje kronike, 373 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 118 janë me diabet, 94 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 22 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  77 me sëmundje të tjera kronike.

Tek personat e shtruar në spital 234 (52,6%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 247 (14,0%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 98 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=65) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 17/100.000 banorë. Tek 73 (74,5%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

96 (5,4%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 1.052 (59,7%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 21.010 materiale, 1.762  pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 10.154 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

(n=21.010)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste positive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 21.010 1.762 396 1 20.614 1.761
ISHP- Virusologjia 13.931 1.421 215 1 13.716 1.420
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 564 41 0 0 564 41
Avicena (skrining) 510 32 0 0 510 32
Biotek (privat) 1.184 48 0 0 1.184 48
Klinika Zhan Mitrev (privat) 3.776 165 0 0 3.776 165
Sistina (privat) 575 22 0 0 575 22
ASHAM 470 33 181 0 289 33

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 398 (22,6%) janë raste aktive, 1.266  (71,9%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 236 (18,6%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.030 (81,4%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.762)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 134 447 20 601
Kumanovë 44 350 20 414
Prilep 65 120 12 197
Tetovë 74 53 10 137
Veles 48 59 7 114
Strugë 4 51 14 69
Dibër 47 4 51
Shtip 1 32 2 35
Koçan 4 25 2 31
Manastir 7 17 2 26
Gostivar 2 15 2 19
Ohër 3 15 18
Demir Kapi 5 2 7
Kriva Pallankë 2 4 6
Kavadar 4 1 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Krushevë 2 1 3
Pehçevë 1 2 3
Kërçovë 2 2
Kratovë 2 2
Probishtip 2 2
Vinicë 2 2
Makedonski Brod 2 2
Strumicë 2 2
Negotinë 2 2
Berovë 1 1
Vallandovë 1 1
Demir Hisar 1 1
Dellçevë 1 1
GJITHSEJ 398 1.266 98 1.762

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=1.762)

16.5.4

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Në 12.05.2020 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi planin për lëshimin e masave restriktive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që do të realizohet në tre faza.(https://vlada.mk/node/21367).

Në mbledhjen e 53-të të Qeverisë që u mbajt në 15.05.2020 është miratuar plotësimi i vendimit për kufizimin e lëvizjes gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën ndalesa e lëvizjes nga ora 19:00 deri në orën 05:00 vlen për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe personat mbi 67 vjet dhe ato deri në 18 vjet.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 15.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 4.338.658 (90.269 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 297.119 (5.073 të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.826.295 (24.627 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 163.277 (1.864 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 1.864.468 (44.915 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 111.934 (2.813 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 189 (11.384 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 558 (169 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 165.550 (1.268 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.664 (42 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglinore
    • Raste të konfirmuara – 122.254 (5.637 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 4.050 (129 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 54.190 (2.438 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 623 (56 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 16.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik