Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 16-22.11.2020

Janë testuar gjithsej 19.664  materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 6,3%.

Pozitive janë 7.486 raste, nga 35 qytete, me një dallim shumë të vogël në rritjen e numrit nga java e kaluar(1,8%). Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=3.255; 43,5%), si dhe incidencë më e lartë–535,1/100.000 (Tabela 1, Кartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, RMV

mapa 16-22.11

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet n=1.818, 24,3%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga  40-49 (n=1.496; 20,0%),30-39 (n=1.474; 19,7%), 50-59 (n=1.348; 18,0%) dhe 20-29 (n=978; 13,1%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=85; 1,6%) dhe 10-19 vjet (n=287; 3,8%).

Sipas gjinisë, 3.866 (51,6%) meshkuj dhe 3.620 (48,4%) femra.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 5.099 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.

 

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 3.524 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.

Janë raportuar 204 raste të vdekjes nga 24 qytete, për 18,6% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 155 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 26 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 18 raste në moshë nga 40-49 vjet. 5 raste i përkasin grupmoshës 30-39.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 22.11.2020, janë regjistruargjithsej 55.131 raste me COVID-19 (I=2.664,4/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Shtip dhe Prilep. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë dhe Krushevë (Tabela 1).

Tabela 1.Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV

 tab2

 

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 4.630,5 në 100 000 banorë, në Sveti Nikole (3.651,5/100.000) dhe në Shkup (3.903,5/100.000), përderisa incidencë nën 1.500 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Demir Kapija, Makedonski Brod, Makedonska Kamenica, Bogdanci, Dojran, Radovish dhe Krushevë (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

 мапа до 22.11

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 28.364 meshkuj dhe 26.867. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 2.726,8/100.000, ndërsa tek femrat 2.601,7/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 99 vjet 99 vjet (mosha mesatare – 44,5 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 11.859(21,5%) I= 3.094,0/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 3.624,1/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=10.077) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 557,5 dhe 982,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 1.276 dhe 2.459 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=55.131)

graf1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.407) është regjistruar në 17.11.2020. (Grafiku 2).

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën që kaloi (n=7.490) (Grafiku2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=55.131)

graf2

14,4% (n=5.211) e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 1.346  persona të hospitalizur, nga të cilët 247 janë në terapi me oksigjen dhe 22 ventilim mekanik invaziv.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (69,2%), plogështi (41,4%), kollë (36,8%), dhimbje të kokës (20,2%), dhimbje të fytit (15,6%), dhimbje të muskujve (14,9%) humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (11,4%), ethe (13,3%) dhe vështirësi në frymëmarrje (10,0%).

Tek 8.129 ose 22,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

269 (0,7%)  raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 54 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 85 kanë qenë pa simptoma.

1.847 (5,2%)  e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 10.002 (27,8%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 7.010 sëmundje kardiovaskulare, 2.581 diabet, 1.347 me sëmundje të mushkërive dhe 1.666 me sëmundje të tjera kronike. Tek 2.962(59,8%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

Janë regjistruar 1.548 raste të vdekjes (Lt = 2.8%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  11.11.2020 (n=29), ndërsa sipas javëve në javën e 46 (n=150) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=1.172) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 305,3/100.000. Janë regjistruar 995 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 553 raste të vdekjes tek femrat.

1.059 (78,3%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=811), diabet (n=376) dhe sëmundje të mushkërive (n=172).

Janë regjistruar edhe 12 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 5  gra shtatzëna.

87 (5,6%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 1.451 (94,4%)  në spital.

Grafiku 4.Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=1.548)

graf3

743(2,1%) janë raste të importuara. 10 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 13.587 (41,3%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.

Nga 15.02-22.11.2020 janë kryer gjithsej 313.519 testime nga të cilat  55.131 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 151.519 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  (n=313.519)*

tab2

*8 persona janë konfirmuar në laboratorë jashtë vendit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 20.689 (37,5%) janë raste aktive, 32.894 (59,7%)   persona janë të shëruar (1.565 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 235 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).

Nga këto 3.197 (9,7%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 29.697 (90,3%) në trajtim shtëpiak.

 

Tabela 4.Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=55.131)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 9838 13801 471 24110
Tetovë 989 2413 150 3552
Kumanovë 940 2383 121 3444
Prilep 965 1529 114 2608
Shtip 531 1851 57 2439
Gostivar 793 1282 88 2163
Veles 771 925 57 1753
Manastir 863 780 79 1722
Strumicë 597 904 54 1555
Ohër 590 758 51 1399
Strugë 419 779 85 1283
Koçan 324 813 22 1159
Kërçovë 518 580 31 1129
Kavadar 440 595 24 1059
Sveti Nikole 223 516 10 749
Gjevgjeli 154 330 7 491
Dibër 87 324 19 430
Negotinë 261 161 5 427
Prespë 165 227 10 402
KrivaPallankë 126 251 16 393
Radovish 124 246 18 388
Vinicë 182 157 6 345
Berovë 95 231 8 334
Probishtip 76 242 4 322
Dellçevë 125 155 12 292
Vallandovë 72 118 1 191
Demir Hisar 75 96 2 173
Makedonski Brod 31 107 7 145
Kratovë 70 72 2 144
Bogdanci 50 65 3 118
Krushevë 71 33 9 113
Makedonska Kamenica 51 56 1 108
Pehçevë 24 69 2 95
Dojran 22 25 2 49
Demir Kapija 27 20 47
Gjithsej 20689 32894 1548 55131

 

Grafiku 5.Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=55.131)

 graf5

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

  • Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën4 (Përhapje e gjerë).

 

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 17.11.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global- 50.459.886

 

Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 1.257.523

 

 

  • Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global53.728(3.977.223 në 7 ditët e fundit, 6% më shumë se javën e kaluar)
  • Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 1.975(59.699 në 7 ditët e fundit, 11% më shumë se javën e kaluar)

 

  • Rajoni i OBSH-së Аmerika
    • Raste të konfirmuara –960.102 (1.450.998 në 7 ditët e fundit, 41% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 675.735 (19.106 në 7 ditët e fundit, 11% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 15.047.248 (1.840.086 në 7 ditët e fundit, 10% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 341.488(29.043 në 7 ditët e fundit, 18% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 10.015.731(373.768 në 7 ditët e fundit, 4% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 153.860 (4.534 në 7 ditët e fundit, 12% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 3.545.801 (238.390 në 7 ditët e fundit, 11% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 90.052 (5.747 në 7 ditët e fundit, 1% më shumë se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 1.398.935(40.990 në 7 ditët e fundit, 22% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes –31.450(834 në 7 ditët e fundit, 1% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 798.170(32.973 në 7 ditët e fundit, 5% më shumë se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 16.377(435 në 7 ditët e fundit, 15% më shumë se javën e kaluar)

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 23.11.2020

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik