Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 16.05.2020

Janë testuar gjithsej 426 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2. Pozitive janë 30.

Nga numri i përgjithshëm 112 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shkup, Veles dhe Manastir, pa raste pozitive.

Raste janë regjistruar në 8 qytete. (Tabela 1).

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 16.05.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 11 0
Tetovë 6 2
Veles 5 1
Prilep 3 0
Kumanovë 2 0
Shtip 1 0
Manastir 1 0
Ohër 1 0
Gjithsej 30 3

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 15 janë femra dhe 15 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 4 pacientë të rinj. Tek 5 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 18 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 26 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 3 raste të vdekjes, nga Tetova dhe Velesi, në moshë nga 57-78 vjet, me simptoma dhe të shtruar në KSIGJF. Tek dy nga të ndjerit janë regjistruar komorbiditete. Nuk kanë pasur histori udhëtimi jashtë vendit, as kontakt me rast të konfirmuar në vend.

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 16.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.792  raste me  COVID-19 (I=86,6/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 30 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles, ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep dhe Kumanovë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 1.792 86.6 101 4.9 5.6%
Shkup 612 99,1 20 3,2 3,3%
Kumanovë 416 291,5 20 14,0 4,8%
Prilep 200 209,8 12 12,6 6,0%
Tetovë 143 71,6 12 6,0 8,4%
Veles 119 179,6 8 12,1 6,7%
Strugë 69 101,7 14 20,6 20,3%
Dibër 51 183,8 4 14,4 7,8%
Shtip 36 68,3 2 3,8 5,6%
Koçan 31 64,6 2 4,2 6,5%
Manastir 27 26,5 2 2,0 7,4%
Ohër 19 33,9 0 0,0 0,0%
Gostivar 19 15,9 2 1,7 10,5%
Negotinë* 9 38,3 0 0,0 0,0%
Kriva Pallankë 6 25,1 0 0,0 0,0%
Kavadar 5 11,6 1 2,3 20,0%
Gjevgjeli 4 11,6 0 0,0 0,0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0,0%
Krushevë 3 31,5 1 10,5 33,3%
Pehçevë 3 60,1 0 0,0 0,0%
Strumicë 2 2,1 0 0,0 0,0%
Probishtip 2 13,1 0 0,0 0,0%
Makedonski Brod 2 17,9 0 0,0 0,0%
Vinicë 2 10,3 0 0,0 0,0%
Kratovë 2 20,9 0 0,0 0,0%
Kërçovë 2 3,5 0 0,0 0,0%
Demir Hisar 1 11,9 0 0,0 0,0%
Berovë 1 7,7 0 0,0 0,0%
Vallandovë 1 8,4 0 0,0 0,0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100,0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 291,5 të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 209,8/100.000banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, në Veles 179,6/100.000 dhe në Strugë 101,7/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Shkup,  Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

KARTOGRAM 17.5

 

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 856 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 936 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 82,6/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 90,6/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – – 389 (21,7%) , I= 101,5/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 134,5/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=374) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 27,5 dhe 31 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 63, gjegjësisht 78 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.792)

GRAF 1 17.5

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.792)

GRAF 2 17.5

Nga rastet e raportuara, 25,2% (n=452) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (66,6%), kollë (54,0%), plogështi (37,5%), ethe (19,9%), dhimbje koke  (15,0%), dhimbje e fytit (14,5%), vështirësi në frymëmarrje (14,3%), ndërsa 578 ose 32,3% e personave janë pa simptoma.

426 ose 73,7%  prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 547 (30,5%) kanë edhe sëmundje kronike, 377 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 119 janë me diabet, 95 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 23 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  78 me sëmundje të tjera kronike.

Tek personat e shtruar në spital 237 (52,4%)  janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 251 (14,0%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 101 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=66) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 17,2/100.000 banorë. Tek 75 (74,3%)  e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

96 (5,4%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 1.070  (59,7%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 21.436 materiale, 1.792  pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 10.360 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  (n=21.436)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste positive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 21.436 1.792 581 1 20.855 1.791
ISHP- Virusologjia 14.184 1.442 328 1 13.856 1.441
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 577 45 0 0 577 45
Avicena (skrining) 515 33 0 0 515 33
Biotek (privat) 1.232 48 0 0 1.232 48
Klinika Zhan Mitrev (privat) 3.779 165 0 0 3.779 165
Sistina (privat) 601 25 0 0 601 25
ASHAM 548 34 253 0 295 34

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 398 (22,2%) janë raste aktive, 1.293 (72,2%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 240 (18,6%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.053 (81,4%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.792)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 144 448 20 612
Kumanovë 32 364 20 416
Prilep 64 124 12 200
Tetovë 75 56 12 143
Veles 48 63 8 119
Strugë 4 51 14 69
Dibër 47 4 51
Shtip 2 32 2 36
Koçan 4 25 2 31
Manastir 8 17 2 27
Gostivar 2 15 2 19
Ohër 4 15 19
Demir Kapi 5 2 7
Kriva Pallankë 2 4 6
Kavadar 4 1 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Krushevë 2 1 3
Pehçevë 1 2 3
Kërçovë 2 2
Kratovë 1 1 2
Probishtip 2 2
Vinicë 2 2
Makedonski Brod 2 2
Strumicë 2 2
Negotinë 2 2
Berovë 1 1
Vallandovë 1 1
Demir Hisar 1 1
Dellçevë 1 1
GJITHSEJ 398 1.293 101 1.792

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=1.792)

GRAF 3 17.5

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Në 12.05.2020 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi planin për lëshimin e masave restriktive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që do të realizohet në tre faza.(https://vlada.mk/node/21367).

Në mbledhjen e 53-të të Qeverisë që u mbajt në 16.05.2020 është miratuar plotësimi i vendimit për kufizimin e lëvizjes gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën ndalesa e lëvizjes nga ora 19:00 deri në orën 05:00 vlen për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe personat mbi 67 vjet dhe ato deri në 18 vjet.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 16.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 4.425.485 (86.827 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 302.059 (4.940 të reja)

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.848.445 (22.150 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 164.723 (1.446 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 1.909.483 (45.015 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 115.057 (3.123 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 668 (10.479 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 701 (143 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 166.721 (1.171 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.697 (33 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglinore
    • Raste të konfirmuara – 127.995 (5.741 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 4.201 (151 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 54.461 (2.271 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 667 (44 raste të reja)

 

 

 

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 17.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik