Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut , 18-24.01.2021
Janë testuar gjithsej 11.036 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 21,8%.
Pozitive janë 1.727 raste, nga 34 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 28,0%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=851; 49,3%), si dhe incidencë javore–137,8/100.000. Incdencë më e lartë javore është regjistruar në Kavadar – 190,5/100.000 banorë (Tabela 1, Кartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, 18-24.01.2021
Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=507, 29,4%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 40-49 (n=299; 17,3%), 50-59 (n=298; 17,3%), 30-39 (n=287; 16,6%), dhe 20-29 (n=231; 13,4%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=32; 1,9%) dhe 10-19 vjet (n=73; 4,2%).
Sipas gjinisë 875 (50,7%) janë femra dhe 852 (49,3%) meshkuj.
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 5.084 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është 12.1% më pak se javën e kaluar.
Janë raportuar 69 raste të vdekjes nga 23 qytete, për 12,7% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 55 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 11 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 2 raste në moshë nga 40-49 vjet, 1 në moshë nga 30-39 vjet.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 24.01.2021, janë regjistruar gjithsej 90.717 raste me COVID-19 (I=4.384,2/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep, Gostivar, Manastir, Veles dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Prilep, Ohër dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, 2020 deri më 24.01.2021
Në të gjitha qytetet vihet re rënie e numrit të sëmurëve, në Kërçovë dhe Gostivar vihet re një rritje minimale, ndërsa në Prespë, Krushevë, Kratovë, Probishtip dhe Dellçevë ka rritje më të madhe të numrit të rasteve të reja. (Таbela 1)
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 6.559,2 në 100 000 banorë, në Shkup (6.389,1/100.000), Кavadar (5.744,3/100.000) dhe Sveti Nikole (5.201,8/100.000), përderisa incidencë më e vogël 2.098,9 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Krushevë (Tabela 1, Kartogrami 2).
Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV
Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 46.237 meshkuj 44.480 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 4.460,8/100.000, ndërsa tek femrat 4.307,3/100.000.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,4 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 21.323 (23,5%) I=5.563,2/100.00, ndërsa incidencë më e lartë –5.979,1/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=16.625) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 786,9 dhe 1.540,7 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 1.801 dhe 3.855 raste përkatësisht. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=90.717)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.406) është regjistruar në 17.11.2020.
Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën e 47 (n=7.480) (Grafiku2). Pas javës së 47 ka rënie të vazhdueshme të numrit të rasteve të reja.
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 24.01.2021 (n=90.717)
Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle, Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 620 (11,9% më shumë se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 236 janë në terapi me oksigjen dhe 11 ventilim mekanik invaziv.
Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 17.01.2021.
Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).
Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.
412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.
3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.
Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.
Janë regjistruar 2.791 raste të vdekjes (Lt = 3,1%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në 30.11.2020 (n=40), ndërsa sipas javëve në javën e 48 (n=218) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.195) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 572,7/100.000. Janë regjistruar 1.765 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.026 raste të vdekjes tek femrat.
2.044 (82,2%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=1.604), diabet (n=716) dhe sëmundje të mushkërive (n=319).
Janë regjistruar edhe 22 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3 gra shtatzëna.
170 (6,1%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 2.621 (93,9%) në spital.
Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 24.01. 2020, (n=2.791)
Nga 15.02.2020-24.01.2021 janë kryer gjithsej 443.268 testime nga të cilat 90.717 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 214.229 teste në 1.000 000 banorë.
Tabela 2. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=443.268)*
**9 persona janë konfirmuar jashtë shtetit
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 8.782 (9,7%) janë raste aktive 79.144 (87,2%) persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).
Nga këto 4.976 (6,3%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 74.168 (93,7%) në trajtim shtëpiak.
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (90.717)
Shpërndarja sipas qyteteve | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 4969 | 33623 | 870 | 39462 |
Kumanovë | 373 | 4552 | 188 | 5113 |
Tetovë | 333 | 4506 | 193 | 5032 |
Prilep | 205 | 4084 | 233 | 4522 |
Gostivar | 212 | 3206 | 159 | 3577 |
Shtip | 140 | 3253 | 83 | 3476 |
Manastir | 158 | 2882 | 148 | 3188 |
Veles | 237 | 2672 | 102 | 3011 |
Ohër | 333 | 2279 | 111 | 2723 |
Strumicë | 286 | 2116 | 104 | 2506 |
Kavadar | 273 | 2147 | 52 | 2472 |
Strugë | 136 | 1896 | 143 | 2175 |
Koçan | 86 | 1590 | 38 | 1714 |
Kërçovë | 129 | 1508 | 57 | 1694 |
Sveti Nikole | 30 | 1022 | 15 | 1067 |
Gjevgjeli | 94 | 854 | 22 | 970 |
Negotinë | 94 | 840 | 19 | 953 |
Dibër | 98 | 610 | 33 | 741 |
Prespë | 104 | 605 | 18 | 727 |
KrivaPallankë | 47 | 633 | 33 | 713 |
Radovish | 39 | 613 | 33 | 685 |
Berovë | 44 | 515 | 18 | 577 |
Dellçevë | 127 | 406 | 26 | 559 |
Probishtip | 38 | 450 | 12 | 500 |
Vinicë | 30 | 442 | 10 | 482 |
Vallandovë | 12 | 306 | 7 | 325 |
Demir Hisar | 8 | 228 | 6 | 242 |
Makedonski Brod | 9 | 221 | 10 | 240 |
Bogdanci | 29 | 187 | 6 | 222 |
Kratovë | 17 | 187 | 11 | 215 |
Krushevë | 29 | 153 | 18 | 200 |
Makedonska Kamenica | 20 | 166 | 4 | 190 |
Demir Kapija | 26 | 154 | 2 | 182 |
Pehçevë | 12 | 163 | 5 | 180 |
Dojran | 5 | 75 | 2 | 82 |
Gjithsej | 8.782 | 79.144 | 2.791 | 90.717 |
Gjithsej | 12.500 | 73.777 | 2.715 | 88.992 |
Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 24.01.2021 (n=90.717)
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik të lartë.
Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:
- Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll
Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.
- Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
- Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
- Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
- Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
- Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.
GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 17.01.2021
- Numri i rasteve të konfirmuara në botë – 217.287 (4.725.029 gjatë 7 ditëve të fundit, 6% më pak se javën e kaluar)
- Numri i rasteve të dekjes në botë – 2.014.957 (93.882 gjatë 7 ditëve të fundit, 9% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Аmerika
- Raste të konfirmuara – 41.493 (2.467.817 gjatë 7 ditëve të fundit, 2% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 954.545 (43.804 gjatë 7 ditëve të fundit, 15% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 30.509.880 (1.610.353 gjatë 7 ditëve të fundit, 15% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 666.237 (37.698 gjatë 7 ditëve të fundit, 2% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 12.462.338 (204.654 gjatë 7 ditëve të fundit, 1% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 196 (3.410 gjatë 7 ditëve të fundit, 4% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 5.335.273 (183.178 gjatë 7 ditëve të fundit, 7% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 127.817 (2.846 gjatë 7 ditëve të fundit, 2% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 2.313.130 (177.252 gjatë 7 ditëve të fundit, 1% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 52.905 (5.000 gjatë 7 ditëve të fundit, 16% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 1.266.428 (81.775 gjatë 7 ditëve të fundit, 14% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 22.244 (1.124 gjatë 7 ditëve të fundit, 35% më shumë se javën e kaluar)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 26.01.2021
Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik