Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 18.05.2020

Janë testuar gjithsej 533 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2. Pozitive janë 22.

Nga numri i përgjithshëm 203 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shkup dhe Veles, pa raste pozitive.

Raste janë regjistruar në 8 qytete. Për herë të parë është regjistruar rast në NJR Sveti Nikole. (Tabela 1).

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 18.05.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 8 1
Veles 4 0
Tetovë 3 1
Shtip 2 0
Prilep 2 0
Strugë 1 0
Gostivar 1 0
Sveti Nikole 1 0
Gjithsej 22 2

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 9 janë femra dhe 13 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 6 pacientë të rinj. Tek 6 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 16 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 50 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 2 raste të vdekjes, nga Shkupi dhe Tetova, në moshë nga 75 vjet, me simptoma, komorbiditete dhe të shtruar në SPQ 8 Shtatori.. Tek dy nga të ndjerit janë regjistruar komorbiditete. Nuk kanë pasur histori udhëtimi jashtë vendit, as kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 18.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.839  raste me  COVID-19 (I=88,9/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles, ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 1.839 88,9 106 5.1 5.8%
Shkup 636 103,0 22 3,6 3,5%
Kumanovë 416 291,5 21 14,7 5,0%
Prilep 202 211,9 12 12,6 5,9%
Tetovë 150 75,1 13 6,5 8,7%
Veles 125 188,7 8 12,1 6,4%
Strugë 71 104,6 15 22,1 21,1%
Dibër 51 183,8 4 14,4 7,8%
Shtip 38 72,1 2 3,8 5,3%
Koçan 31 64,6 2 4,2 6,5%
Manastir 27 26,5 2 2,0 7,4%
Ohër 21 37,4 0 0,0 0,0%
Gostivar 20 16,7 2 1,7 10,0%
Negotinë* 9 38,3 0 0,0 0,0%
Kriva Pallankë 6 25,1 0 0,0 0,0%
Kavadar 5 11,6 1 2,3 20,0%
Gjevgjeli 4 11,6 0 0,0 0,0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0,0%
Krushevë 3 31,5 1 10,5 33,3%
Pehçevë 3 60,1 0 0,0 0,0%
Strumicë 2 2,1 0 0,0 0,0%
Probishtip 2 13,1 0 0,0 0,0%
Makedonski Brod 2 17,9 0 0,0 0,0%
Vinicë 2 10,3 0 0,0 0,0%
Kratovë 2 20,9 0 0,0 0,0%
Kërçovë 2 3,5 0 0,0 0,0%
Demir Hisar 1 11,9 0 0,0 0,0%
Berovë 1 7,7 0 0,0 0,0%
Vallandovë 1 8,4 0 0,0 0,0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100,0%
Sveti Nikole 1 4,9 0 0,0 0,0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 291,5 të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 211,9/100.000banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, në Veles 188,7/100.000, në Strugë 104,6/100.000 dhe në Shkup 103,0/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

19.5.1

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 885 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 954 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 85,4/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 92,4/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 397 (21,6%) I= 103,6/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 137,0/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=381) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 28,4 dhe 33,6 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 65, gjegjësisht 84 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas

19.5.2

 

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.839)

19.5.3

Nga rastet e raportuara, 25,5% (n=469) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (66,6%), kollë (53,9%), plogështi (37,3%), ethe (20,0%), dhimbje koke  (14,9%), dhimbje e fytit (14,5%), vështirësi në frymëmarrje (14,3%), ndërsa 595 ose 32,4% e personave janë pa simptoma.

442 ose 74,3% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 559 (30,4%) kanë edhe sëmundje kronike, 386 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 123 janë me diabet, 95 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 23 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  81 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 249 (53,1%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 252 (13,7%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 106 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=69) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 18,0/100.000 banorë. Janë regjistruar 72 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 34 raste të vdekjes tek femrat. Tek 79 (74,5%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete. 9 (8,5%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 97 (91,5%) në spital.

 

96 (5,2%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 22.04.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.106  (60,1%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 22.255 materiale, 1.839  pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 10.756n teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 

 (n=22.255)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste positive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 22.255 1.839 908 1 21.347 1.838
ISHP- Virusologjia 14.605 1.478 467 1 14.138 1.477
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 584 46 0 0 584 46
Avicena (skrining) 527 34 0 0 527 34
Biotek (privat) 1.268 48 0 0 1.268 48
Klinika Zhan Mitrev (privat) 3.843 168 0 0 3.843 168
Sistina (privat) 672 29 0 0 672 29
ASHAM 756 36 441 0 315 36

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 380 (20,7%) janë raste aktive, 1.353 (73,6%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 255 (18,8%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.098 (81,2%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.839)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 142 472 22 636
Kumanovë 21 374 21 416
Prilep 59 131 12 202
Tetovë 65 72 13 150
Veles 53 64 8 125
Strugë 5 51 15 71
Dibër 47 4 51
Shtip 4 32 2 38
Koçan 4 25 2 31
Manastir 8 17 2 27
Ohër 6 15 21
Gostivar 3 15 2 20
Demir Kapi 5 2 7
Kriva Pallankë 1 5 6
Kavadar 4 1 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Pehçevë 1 2 3
Krushevë 2 1 3
Makedonski Brod 2 2
Vinicë 2 2
Negotinë 2 2
Kërçovë 2 2
Kratovë 1 1 2
Probishtip 2 2
Strumicë 2 2
Berovë 1 1
Vallandovë 1 1
Sveti Nikole 1 1
Dellçevë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 380 1.353 106 1.839

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=1.839)

19.5.4

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Në 12.05.2020 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi planin për lëshimin e masave restriktive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që do të realizohet në tre faza.(https://vlada.mk/node/21367).

Në mbledhjen e 53-të të Qeverisë që u mbajt në 18.05.2020 është miratuar plotësimi i vendimit për kufizimin e lëvizjes gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën ndalesa e lëvizjes nga ora 19:00 deri në orën 05:00 vlen për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe personat mbi 67 vjet dhe ato deri në 18 vjet.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 18.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 4.618.821 (93.324 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 311.847 (4.452 të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.890.467 (19.922raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 167.173 (1.222 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 2.017.811 (50.879 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 121.609 (2.810 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 338.560 (11.992 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 9.979 (138 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 16515 (969 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.743 (13 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 141.593 (7.062 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 4.582 (231 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 61.163 (2.500 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 748 (38 raste të reja)

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 19.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik