Gendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 02.06.2020
Janë testuar gjithsej 974 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.
Nga numri i përgjithshëm 132 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet dhe shtëpitë e pleqve në Shkup Manastir, Prilep dhe Shtip, me 2 raste pozitive tek punonjës në kopsht të fëmijëve në Probishtip.
Pozitive janë 100, nga 12 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (56.0%).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 02.06.2020
Qyteti | Numri i të sëmurëve | Të vdekur |
Shkup | 56 | 1 |
Kumanovë | 12 | 1 |
Shtip | 7 | 0 |
Strugë | 6 | 0 |
Tetovë | 5 | 1 |
Veles | 3 | 0 |
Gostivar | 3 | 0 |
Koçan | 3 | 0 |
Probishtip | 2 | 0 |
Prilep | 1 | 1 |
Ohër | 1 | 0 |
Kavadar | 1 | 0 |
Gjithsej | 100 | 4 |
Tek rastet për të cilat ka të dhëna, numri më i madh i përket grupmoshës nga 50-59 vjet me 23 raste pozitive, ndërsa sipas gjinisë 53 janë femra dhe 47 janë meshkuj.
Në spital janë shtruar 10 pacientë të rinj. Tek 26 persona është vërtetuar komorbiditet.
50 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.
Të shëruar janë 10 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.
Janë regjistruar 4 raste të vdekjes, nga Shkipi, Kumanova, Tetova dhe Prilepi, në moshë nga 58-85 vjet, me simptoma, që kanë qenë të shtruar në SPQ 8 Shtatori ku edhe kanë ndërruar jetë. Vetën njëri prej tre ka qenë pa komorbiditete, nërda dy kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar. Të gjithë janë pa histori udhëtimi.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 02.06.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 2.491 raste me COVID-19 (I=119,9/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Shtip dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 2).
Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020
Shpërndarja sipas QSHP/NJR | Gjithsej | Incidenca /100 000 | Raste të vdekjes (gjithsej) | Mortaliteti | Letaliteti |
Gjithsej | 2.491 | 119,9 | 145 | 7,0 | 5,8% |
Shkup | 983 | 159,2 | 37 | 6,0 | 3,8% |
Kumanovë | 481 | 337,1 | 24 | 16,8 | 5,0% |
Tetovë | 236 | 118,1 | 23 | 11,5 | 9,7% |
Prilep | 213 | 223,5 | 15 | 15,7 | 7,0% |
Veles | 135 | 203,8 | 10 | 15,1 | 7,4% |
Shtip | 111 | 210,7 | 2 | 3,8 | 1,8% |
Strugë | 90 | 132,6 | 20 | 29,5 | 22,2% |
Dibër | 51 | 183,8 | 4 | 14,4 | 7,8% |
Koçan | 41 | 85,5 | 2 | 4,2 | 4,9% |
Gostivar | 32 | 26,7 | 3 | 2,5 | 9,4% |
Manastir | 28 | 27,5 | 2 | 2,0 | 7,1% |
Ohër | 24 | 42,8 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Negotinë* | 12 | 51,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Кavadar | 6 | 13,9 | 1 | 2,3 | 16,7% |
Kriva Pallankë | 6 | 25,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Probishtip | 5 | 32,7 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Veles | 4 | 11,6 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Shtip | 4 | 4,2 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Strugë | 4 | 12,3 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Dibër | 3 | 31,5 | 1 | 10,5 | 33,3% |
Pehçevë | 3 | 60,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Vinicë | 3 | 15,4 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kratovë | 3 | 31,4 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kërçovë | 3 | 5,2 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Makedonski Brod | 2 | 17,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Berovë | 2 | 15,4 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Vallandovë | 2 | 16,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Sveti Nikole | 2 | 9,8 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Dellçevë | 1 | 4,2 | 1 | 4,2 | 100,0% |
Demir Hisar | 1 | 11,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
*7 persona janë banorë të Demir Kapisë
Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 337,1 të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 223,5/100.000 banorë, në Shtip 210,7/100.000 banorë, në Veles 203,8/100.000, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, në Shkup 159,2/100.000, në Strugë 132,6/100.000 dhe në Tetovë 118,1/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Negotinë, Koçan, dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV-së
Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 1.208 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 1.283 gjinisë femërore.
Morbiditeti specifik tek meshkujt është 116,5/100.000, ndërsa tek femrat 124,2/100.000 banorë.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 45,0 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 521 (20,9%) me incidencë prej 135,9/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 180,9/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=503) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 49,8 dhe 49,2 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 114, gjegjësisht 123 raste përkatësisht.
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=2.491)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=2.491)
Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën e 16 (n=370) (Grafiku 3).
Grafiku 3. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=2.315)
Nga rastet e raportuara, 24,0% (n=597) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.
Sipas raporteve të arrira pranë ISHP-së (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, Spitali Klinik Manastir, SP Prilep, SP Kumanovë, SP Gostivar) për momentin të hospitalizuar janë 101 persona, nga të cilët 32 janë në aparate me oksigjen dhe 6 në ventilim mekanik.
Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (64,3%), kollë (52,1%), plogështi (39,5%), ethe (18,7%), dhimbje koke (15,4%), vështirësi në frymëmarrje (14,2%), dhimbje e fytit (14,0%),ndërsa 830 ose 33,3% e personave janë pa simptoma.
618 ose 74,5% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.
Janë raportuar edhe 25 (1,0%) raste tek gra shtatzëna, 8 nga të cilat janë shtruar në spital. 13 prej tyre janë raste asimptomatike.
Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 759 (30,5%) kanë edhe sëmundje kronike, 515 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 183 janë me diabet, 130 janë me sëmundje kronike të mushkërive dhe 142 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 323 (54,1%) janë me komorbiditete.
Janë regjistruar 276 (11,1%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.
Janë regjistruar 145 raste të vdekjes (Lt = 5,8%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në në 13.04.2020 (n=9), ndërsa sipas javëve në javën e 22-të (n=23) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=93) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 24,3/100.000 banorë. Janë regjistruar 99 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 46 raste të vdekjes tek femrat.
Tek këto, tek 110 (75,9%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=79), diabet (n=30) dhe sëmundje të mushkërive (n=29). Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe një grua shtatzënë. 9 (6,4%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 136 (93,8%) në spital.
Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020 (n=145)
100 (4,0%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 01.06.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.461 (58,7%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)
Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 32.161 materiale, 2.491 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 15.543 teste në 1.000 000 banorë. (Tabela 3).
Tabela 3. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=32.161)
Numri kumulativ i testeve | Teste (gjithsej) | Pozitive (gjithsej) | Testet e skriningut | Teste pozitive nga skriningu | Teste rutinore | Teste rutinore pozitive |
GJITHSEJ | 32.161 | 2.491 | 4.294 | 11 | 27.867 | 2.480 |
ISHP Virusologjia | 19.677 | 1.897 | 2.637 | 9 | 17.040 | 1.888 |
QSHP Shkup | 208 | 42 | 0 | 0 | 208 | 42 |
Avicena | 943 | 74 | 0 | 0 | 943 | 74 |
Biotek | 2.223 | 66 | 0 | 0 | 2.223 | 66 |
Klinika Zhan Mitrev | 4.554 | 221 | 0 | 0 | 4.554 | 221 |
Sistina | 1.578 | 49 | 0 | 0 | 1.578 | 49 |
ASHAM | 2.223 | 61 | 1.657 | 2 | 566 | 59 |
Fakulteti i Veterinarisë | 755 | 81 | 0 | 0 | 755 | 81 |
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 741 (29,7%) janë raste aktive, 1.605 (64,5%) persona janë të shëruar (245 prej tyre janë punonjës shëndetësorë dhe 12 shtatzëna) (Tabela 4)(Grafiku 5). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 354 (22,0%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.252 (78,0%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.
Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=2.491)
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=2.491)
Shpërndarja sipas QSHP/NJR | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 392 | 554 | 37 | 983 |
Kumanovë | 66 | 391 | 24 | 481 |
Tetovë | 82 | 131 | 23 | 236 |
Prilep | 30 | 168 | 15 | 213 |
Veles | 30 | 95 | 10 | 135 |
Shtip | 76 | 33 | 2 | 111 |
Strugë | 18 | 52 | 20 | 90 |
Dibër | 47 | 4 | 51 | |
Koçan | 10 | 29 | 2 | 41 |
Gostivar | 11 | 18 | 3 | 32 |
Manastir | 3 | 23 | 2 | 28 |
Ohër | 7 | 17 | 24 | |
Demir Kapi | 7 | 7 | ||
Kavadar | 1 | 4 | 1 | 6 |
Kriva Pallankë | 6 | 6 | ||
Negotinë | 3 | 2 | 5 | |
Probishtip | 3 | 2 | 5 | |
Gjevgjeli | 4 | 4 | ||
Strumicë | 2 | 2 | 4 | |
Radovish | 4 | 4 | ||
Vinicë | 1 | 2 | 3 | |
Кratovë | 1 | 2 | 3 | |
Pehçevë | 3 | 3 | ||
Krushevë | 2 | 1 | 3 | |
Kërçovë | 1 | 2 | 3 | |
Sveti Nikole | 2 | 2 | ||
Berovë | 1 | 1 | 2 | |
Makedonski Brod | 2 | 2 | ||
Vallandovë | 1 | 1 | 2 | |
Demir Hisar | 1 | 1 | ||
Dellçevë | 1 | 1 | ||
GJITHSEJ | 741 | 1.605 | 145 | 2.491 |
Në Tabelën 5 është dhënë një pasqyrë momentale e rasteve aktive sipas komunave në Shkup dhe Tetovë si rajone më të prekura, pra si rajone me përhapje të gjerë të sëmundjes.
Tabela 5. Raste aktive me COVID-19 sipas komunave, Shkup dhe Tetovë (n=474)
Qyteti/Komuna | Raste aktive |
Shkup | 392 |
Çair | 97 |
Saraj | 47 |
Butel | 47 |
Aerodrom | 47 |
Gazi Babë | 38 |
Studeniçan | 24 |
Karposh | 17 |
Kisella Vodë | 17 |
Ilinden | 13 |
Shuto Orizare | 11 |
Gjorçe Petrov | 10 |
Qendër | 9 |
Petrovec | 8 |
Haraçinë | 5 |
Sopishte | 2 |
Tetovë | 82 |
Tetovë | 58 |
Tearcë | 13 |
Bogovinje | 4 |
Brvenicë | 3 |
Jegunovce | 2 |
Zhelinë | 2 |
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik të lartë.
Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:
- Shkupi është në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
- Tetova në fazën 4 (Përhapje e lokalizuar).
- Shtipi në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
- Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).
Gjendja me COVID-19 në botë
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 02.06.2020:
Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 6.194.533 (113.198 raste të reja)
Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 376.320 (4.242 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara – 2.905.432 (64.718 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 163.248 (1.820 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 2.175.941 (16.150 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 182.416 (1.824 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 5148 (16.011 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 12.899 (272 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 283.845 (11.133 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 8.000 (257 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 184.305 (107 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 7.044 (7 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 10121 (3.879 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 700 (62 raste të reja)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 03.06.2020
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik