Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 20.05.2020
Janë testuar gjithsej 549 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2. Pozitive janë 40.
Nga numri i përgjithshëm 125 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shkup dhe Veles, ku është regjistruar një rast pozitiv në Shkup. Filloi edhe skriningu i targetuar në shtëpitë e pleqve, janë bërë gjithsej 84 teste, pa raste pozitive.
Raste janë regjistruar në 8 qytete. Për herë të parë është regjistruar rast në NJR Sveti Nikole. (Tabela 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 20.05.2020
Qyteti | Numri i të sëmurëve | Të vdekur |
Shkup | 26 | 0 |
Теtovë | 10 | 0 |
Prilep | 1 | 1 |
Veles | 1 | 0 |
Manastir | 1 | 0 |
Kumanovë | 1 | 0 |
Gjithsej | 40 | 1 |
Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 18 janë femra dhe 22 janë meshkuj.
Në spital janë shtruar 11 pacientë të rinj. Tek 14 persona është vërtetuar komorbiditet.
Gjithsej 18 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.
Të shëruar janë 11 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.
Është regjistruar 1 rast i vdekjes, nga Prilepi, në moshë 57 vjet, me simptoma dhe i shtruar në KSIGJF. Nuk ka pasur histori udhëtimi jashtë vendit,por ka pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 20.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.898 raste me COVID-19 (I=91,7/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles, ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. (Tabela 2).
Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020
Shpërndarja sipas QSHP/NJR | Gjithsej | Incidenca /100 000 | Raste të vdekjes (gjithsej) | Mortaliteti | Letaliteti |
Gjithsej | 1.898 | 91,7 | 111 | 5,4 | 5,8% |
Shkup | 673 | 109,0 | 24 | 3,9 | 3,6% |
Kumanovë | 419 | 293,6 | 21 | 14,7 | 5,0% |
Prilep | 204 | 214,0 | 14 | 14,7 | 6,9% |
Tetovë | 161 | 80,6 | 14 | 7,0 | 8,7% |
Veles | 127 | 191,7 | 8 | 12,1 | 6,3% |
Strugë | 71 | 104,6 | 15 | 22,1 | 21,1% |
Dibër | 51 | 183,8 | 4 | 14,4 | 7,8% |
Shtip | 38 | 72,1 | 2 | 3,8 | 5,3% |
Koçan | 31 | 64,6 | 2 | 4,2 | 6,5% |
Manastir | 28 | 27,5 | 2 | 2,0 | 7,1% |
Ohër | 21 | 37,4 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Gostivar | 21 | 17,5 | 2 | 1,7 | 9,5% |
Negotinë* | 9 | 38,3 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kriva Pallankë | 6 | 25,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kavadar | 5 | 11,6 | 1 | 2,3 | 20,0% |
Gjevgjeli | 4 | 11,6 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Radovish | 4 | 12,3 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Strumicë | 3 | 3,2 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Krushevë | 3 | 31,5 | 1 | 10,5 | 33,3% |
Pehçevë | 3 | 60,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Vinicë | 3 | 15,4 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Probishtip | 2 | 13,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Makedonski Brod | 2 | 17,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kratovë | 2 | 20,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kërçovë | 2 | 3,5 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Demir Hisar | 1 | 11,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Berovë | 1 | 7,7 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Vallandovë | 1 | 8,4 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Dellçevë | 1 | 4,2 | 1 | 4,2 | 100,0% |
Sveti Nikole | 1 | 4,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
*7 persona janë banorë të Demir Kapisë
Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 293,6 të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 214,0/100.000banorë, në Veles 191,7/100.000, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8,në Strugë 104,6/100.000 dhe në Shkup 109,0/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, RMV
Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 920 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 978 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 88,8/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 94,7/100.000 banorë.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 415 (21,9%) I=108,3/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 139,5/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=388) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 30,1 dhe 34,4 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 69, gjegjësisht 86 raste përkatësisht.
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=1.898)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.898)
Nga rastet e raportuara, 25,7% (n=488) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.
Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (66,5%), kollë (53,6%), plogështi (37,2%), ethe (19,8%), dhimbje koke (14,5%), dhimbje e fytit (14,5%), vështirësi në frymëmarrje (14,3%), ndërsa 612 ose 32,2% e personave janë pa simptoma.
457 ose 74,7% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.
Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 580 (30,6%) kanë edhe sëmundje kronike, 400 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 132 janë me diabet, 96 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 23 me sëmundje kronike të veshkave, dhe 83 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 260 (53,3%) janë me komorbiditete.
Janë regjistruar 254 (13,4%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.
Janë regjistruar 111 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=72) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 18,8/100.000 banorë. Janë regjistruar 76 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 35 raste të vdekjes tek femrat. Tek 82 (73,9%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete. 9 (8,2%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 102 (91,9%) në spital.
96 (5,1%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 22.04.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.130 (59,5%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)
Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 23.316 materiale, 1.898 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 11.268 teste në 1.000 000 banorë. (Tabela 3).
Tabela 3. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut,
(n=23.316)
Numri kumulativ i testeve | Teste (gjithsej) | Pozitive (gjithsej) | Testet e skriningut | Teste positive nga skriningu | Teste rutinore | Teste rutinore pozitive |
GJITHSEJ | 23.316 | 1.898 | 1.340 | 2 | 21.976 | 1.896 |
ISHP- Virusologjia | 15.142 | 1.506 | 732 | 1 | 14.410 | 1.505 |
Fakulteti i veterinarisë (skrining) | 624 | 55 | 0 | 0 | 624 | 55 |
Avicena (skrining) | 566 | 37 | 0 | 0 | 566 | 37 |
Biotek (privat) | 1.352 | 52 | 0 | 0 | 1.352 | 52 |
Klinika Zhan Mitrev (privat) | 3.938 | 175 | 0 | 0 | 3.938 | 175 |
Sistina (privat) | 729 | 30 | 0 | 0 | 729 | 30 |
ASHAM | 965 | 43 | 608 | 1 | 357 | 42 |
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 409 (21,5%) janë raste aktive, 1.378 (72,6%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 258 (18,9%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.109 (81,1%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.898)
Shpërndarja sipas QSHP/NJR | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 169 | 480 | 24 | 673 |
Kumanovë | 23 | 375 | 21 | 419 |
Prilep | 55 | 135 | 14 | 204 |
Tetovë | 73 | 74 | 14 | 161 |
Veles | 52 | 67 | 8 | 127 |
Strugë | 5 | 51 | 15 | 71 |
Dibër | 47 | 4 | 51 | |
Shtip | 3 | 33 | 2 | 38 |
Koçan | 1 | 28 | 2 | 31 |
Manastir | 9 | 17 | 2 | 28 |
Gostivar | 4 | 15 | 2 | 21 |
Ohër | 6 | 15 | 21 | |
Demir Kapija | 2 | 5 | 7 | |
Kriva Pallankë | 1 | 5 | 6 | |
Kavadar | 4 | 1 | 5 | |
Gjevgjeli | 4 | 4 | ||
Radovish | 4 | 4 | ||
Vinicë | 1 | 2 | 3 | |
Krushevë | 2 | 1 | 3 | |
Pehçevë | 1 | 2 | 3 | |
Strumicë | 1 | 2 | 3 | |
Probishtip | 2 | 2 | ||
Makedonski Brod | 2 | 2 | ||
Kratovë | 1 | 1 | 2 | |
Negotinë | 2 | 2 | ||
Kërçovë | 2 | 2 | ||
Berovë | 1 | 1 | ||
Demir Hisar | 1 | 1 | ||
Sveti Nikole | 1 | 1 | ||
Dellçevë | 1 | 1 | ||
Vallandovë | 1 | 1 | ||
GJITHSEJ | 409 | 1.378 | 111 | 1.898 |
Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=1.898)
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik shumë të lartë.
Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Në 12.05.2020 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi planin për lëshimin e masave restriktive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që do të realizohet në tre faza.(https://vlada.mk/node/21367).
Në mbledhjen e 53-të të Qeverisë që u mbajt në 20.05.2020 është miratuar plotësimi i vendimit për kufizimin e lëvizjes gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën ndalesa e lëvizjes nga ora 19:00 deri në orën 05:00 vlen për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe personat mbi 67 vjet dhe ato deri në 18 vjet.
Gjendja me COVID-19 në botë
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 20.05.2020:
Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 4.789.205 (57.804 raste të reja)
Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 318.789 (2.621 të reja)
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 1.9799 (19.207 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 169.033 (1.035 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara – 2.105.670 (22.782 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 125.843 (1.176 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 361.902 (5.153 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 303 (154 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 169.955 (777 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 6.780 (15 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 156.211 (7.450 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 4.971 (191 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 65.956 (2.435 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 846 (50 raste të reja)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 21.05.2020
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik