Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 21.05.2020

Janë testuar gjithsej 702 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2. Pozitive janë 23.

Nga numri i përgjithshëm 365 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shkup, Koçan dhe Veles, pa raste pozitive. Filloi edhe skriningu i targetuar në shtëpitë e pleqve, janë bërë gjithsej 38 teste, pa raste pozitive.

Raste janë regjistruar në 5 qytete. (Tabela 1).

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 21.05.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 12 0
Tetovë 4 1
Kumanovë 4 0
Prilep 2 0
Negotinë 1 0
Gjithsej 23 1

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 10 janë femra dhe 13 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 5 pacientë të rinj. Tek 9 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 8 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 9 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Është regjistruar 1 rast i vdekjes, nga Tetova, në moshë 47 vjet, me simptoma dhe komorbiditete, i shtruar në SPQ 8 shtatori. Nuk ka pasur histori udhëtimi jashtë vendit,as kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 21.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.921  raste me  COVID-19 (I=92,8/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles, ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 1.321 92,8 112 5,4 5,8%
Shkup 685 110,9 24 3,9 3,5%
Kumanovë 423 296,5 21 14,7 5,0%
Prilep 206 216,1 14 14,7 6,8%
Tetovë 165 82,6 15 7,5 9,1%
Veles 127 191,7 8 12,1 6,3%
Strugë 71 104,6 15 22,1 21,1%
Dibër 51 183,8 4 14,4 7,8%
Shtip 38 72,1 2 3,8 5,3%
Koçan 31 64,6 2 4,2 6,5%
Manastir 28 27,5 2 2,0 7,1%
Ohër 21 37,4 0 0,0 0,0%
Gostivar 21 17,5 2 1,7 9,5%
Negotinë* 10 42,6 0 0,0 0,0%
Kriva Pallankë 6 25,1 0 0,0 0,0%
Kavadar 5 11,6 1 2,3 20,0%
Gjevgjeli 4 11,6 0 0,0 0,0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0,0%
Strumicë 3 3,2 0 0,0 0,0%
Krushevë 3 31,5 1 10,5 33,3%
Pehçevë 3 60,1 0 0,0 0,0%
Vinicë 3 15,4 0 0,0 0,0%
Probishtip 2 13,1 0 0,0 0,0%
Makedonski Brod 2 17,9 0 0,0 0,0%
Kratovë 2 20,9 0 0,0 0,0%
Kërçovë 2 3,5 0 0,0 0,0%
Demir Hisar 1 11,9 0 0,0 0,0%
Berovë 1 7,7 0 0,0 0,0%
Vallandovë 1 8,4 0 0,0 0,0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100,0%
Sveti Nikole 1 4,9 0 0,0 0,0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 296,5 të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 216,1/100.000 banorë, në Veles 191,7/100.000, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8,në Strugë 104,6/100.000 dhe në Shkup 110,9/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, RMV

22.5.1

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 933 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 988 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 90,0/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 95,7/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 420 (21,9%) I=109,6/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 141,7/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=394) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 30,1 dhe 34,4 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 69, gjegjësisht 86 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës  (n=1.921)

22.5.2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.921)

22.5.4

Nga rastet e raportuara, 26,1% (n=501) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (66,2%), kollë (53,3%), plogështi (37,5%), ethe (19,8%), dhimbje koke  (14,6%), dhimbje e fytit (14,4%), vështirësi në frymëmarrje (14,4%), ndërsa 618 ose 32,2%  e personave janë pa simptoma.

461 ose 74,6%  prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 589 (30,7%) kanë edhe sëmundje kronike, 407 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 132 janë me diabet, 98 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 27 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  86 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 266 (53,1%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 257 (13,4%)  raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 1112 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=72) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 18,8/100.000 banorë. Janë regjistruar 77 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 35 raste të vdekjes tek femrat. 9 (8,0%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 103 (92,0%) në spital.

96 (5,0%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 22.04.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.138 (59,2%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 24.018 materiale, 1.921  pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 11.608 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 

 (n=24.018)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste positive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 24.018 1.921 1.705 2 22.313 1.919
ISHP- Virusologjia 15.550 1.516 1.000 1 14.550 1.515
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 653 61 0 0 653 61
Avicena (skrining) 604 43 0 0 604 43
Biotek (privat) 1.385 52 0 0 1.385 52
Klinika Zhan Mitrev (privat) 3.977 175 0 0 3.977 175
Sistina (privat) 757 30 0 0 757 30
ASHAM 1.092 44 705 1 387 43

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 422  (22,0%) janë raste aktive, 1.387 (72,2%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 270 (19,5%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.117 (80,5%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.921)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 178 483 24 685
Kumanovë 27 375 21 423
Prilep 56 136 14 206
Tetovë 76 74 15 165
Veles 49 70 8 127
Strugë 4 52 15 71
Dibër 47 4 51
Shtip 3 33 2 38
Koçan 29 2 31
Manastir 9 17 2 28
Gostivar 4 15 2 21
Ohër 6 15 21
Demir Kapija 2 5 7
Kriva Pallankë 1 5 6
Kavadar 4 1 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Krushevë 2 1 3
Pehçevë 1 2 3
Vinicë 1 2 3
Negotinë 1 2 3
Strumicë 1 2 3
Probishtip 2 2
Kratovë 1 1 2
Kërçovë 2 2
Berovë 2 2
Demir Hisar 1 1
Sveti Nikole 1 1
Dellçevë 1 1
Vallandovë 1 1
Kërçovë 1 1
GJITHSEJ 422 1.387 112 1.921

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=1.921)

22.5.5

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Në 12.05.2020 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi planin për lëshimin e masave restriktive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që do të realizohet në tre faza.(https://vlada.mk/node/21367).

Në mbledhjen e 53-të të Qeverisë që u mbajt në 21.05.2020 është miratuar plotësimi i vendimit për kufizimin e lëvizjes gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën ndalesa e lëvizjes nga ora 19:00 deri në orën 05:00 vlen për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe personat mbi 67 vjet dhe ato deri në 18 vjet.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 21.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 4.893.186 (103.981 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 323.256 (4.467 të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.946.610 (17.811 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 170.283 (1.250 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 2.166.003 (60.333 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 128.649 (2.806 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 376.379 (14.477 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 468 (165 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 170.910 (955 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.793 (13 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 164.225 (8.014 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 5.140 (169 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 68.347 (2.391 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 910 (64 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 22.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik