Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 22.05.2020

Janë testuar gjithsej 744 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2. Pozitive janë 20.

Nga numri i përgjithshëm 355 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shkup, Veles, Kumanovë dhe Koçan, pa raste pozitive. Filloi edhe skriningu i targetuar në shtëpitë e pleqve, janë bërë gjithsej 38 teste, pa raste pozitive.

Raste janë regjistruar në 3 qytete. (Tabela 1).

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 22.03.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 16 1
Kumanovë 2 0
Prilep 2 0
Gjithsej 20 1

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 8 janë femra dhe 12 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 2 pacientë të rinj. Tek 7 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 13 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 24 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Është regjistruar 1 rast i vdekjes, nga Shkupi, në moshë 63 vjet, me simptoma dhe komorbiditete, i shtruar në SPQ 8 shtatori. Nuk ka pasur histori udhëtimi jashtë vendit,as kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 22.03.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.941  raste me  COVID-19 (I=93,8/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles, ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 1.941 93,8 113 5,5 5,8%
Shkup 701 113,5 25 4,0 3,6%
Kumanovë 425 297,9 21 14,7 4,9%
Prilep 208 218,2 14 14,7 6,7%
Tetovë 165 82,6 15 7,5 9,1%
Veles 127 191,7 8 12,1 6,3%
Strugë 71 104,6 15 22,1 21,1%
Dibër 51 183,8 4 14,4 7,8%
Shtip 38 72,1 2 3,8 5,3%
Koçan 31 64,6 2 4,2 6,5%
Manastir 28 27,5 2 2,0 7,1%
Ohër 21 37,4 0 0,0 0,0%
Gostivar 21 17,5 2 1,7 9,5%
Negotinë* 10 42,6 0 0,0 0,0%
Kriva Pallankë 6 25,1 0 0,0 0,0%
Kavadar 5 11,6 1 2,3 20,0%
Gjevgjeli 4 11,6 0 0,0 0,0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0,0%
Strumicë 3 3,2 0 0,0 0,0%
Krushevë 3 31,5 1 10,5 33,3%
Pehçevë 3 60,1 0 0,0 0,0%
Vinicë 3 15,4 0 0,0 0,0%
Probishtip 2 13,1 0 0,0 0,0%
Makedonski Brod 2 17,9 0 0,0 0,0%
Kratovë 2 20,9 0 0,0 0,0%
Kërçovë 2 3,5 0 0,0 0,0%
Demir Hisar 1 11,9 0 0,0 0,0%
Berovë 1 7,7 0 0,0 0,0%
Vallandovë 1 8,4 0 0,0 0,0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100,0%
Sveti Nikole 1 4,9 0 0,0 0,0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 297,9 të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 218,2/100.000 banorë, në Veles 191,7/100.000, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8,në Strugë 104,6/100.000 dhe në Shkup 113,5/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, RMV

23.5.1

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 945 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 996 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 91,2/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 96,5/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 425 (21,9%) I= 110,9/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 142,8/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=397) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 31,9 dhe 35,6 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 73, gjegjësisht 89 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës  (n=1.941)

23.5.2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.941)

23.5.3

Nga rastet e raportuara, 26,0% (n=505) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (66,3%), kollë (53,1%), plogështi (37,5%), ethe (19,8%), dhimbje koke  (14,7%), dhimbje e fytit (14,4%), vështirësi në frymëmarrje (14,4%), ndërsa 625 ose 32,2%  e personave janë pa simptoma.

468 ose 74,9%  prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 596 (30,7%) kanë edhe sëmundje kronike, 413 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 137 janë me diabet, 100 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 26 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  88 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 269 (53,3%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 257 (13,2%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 113 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=73) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 19,0/100.000 banorë. Janë regjistruar 78 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 35 raste të vdekjes tek femrat. 9 (8,0%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 104 (92,0%) në spital.

96 (4,9%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 22.04.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.151 (59,3%)  persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 24.762  materiale, 1.941  pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 11.967 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  (n=24.762)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste positive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 24.762 1.941 2.060 2 22.702 1.939
ISHP- Virusologjia 16.012 1.528 1.247 1 14.765 1.527
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 681 63 0 0 681 63
Avicena (skrining) 642 46 0 0 642 46
Biotek (privat) 1.422 52 0 0 1.422 52
Klinika Zhan Mitrev (privat) 4.015 178 0 0 4.015 178
Sistina (privat) 779 30 0 0 779 30
ASHAM 1.211 44 813 1 398 43

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 417 (21,5%)  janë raste aktive, 1.411 (72,7%)  persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 284 (20,1%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.127 (79,9%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.941)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 189 487 25 701
Kumanovë 26 378 21 425
Prilep 53 141 14 208
Tetovë 70 80 15 165
Veles 45 74 8 127
Strugë 4 52 15 71
Dibër 47 4 51
Shtip 3 33 2 38
Koçan 29 2 31
Manastir 7 19 2 28
Gostivar 4 15 2 21
Ohër 6 15 21
Demir Kapija 2 5 7
Kriva Pallankë 1 5 6
Kavadar 4 1 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Krushevë 2 1 3
Pehçevë 1 2 3
Vinicë 1 2 3
Negotinë 1 2 3
Strumicë 1 2 3
Probishtip 2 2
Kratovë 1 1 2
Makedonski Brod 2 2
Kërçovë 2 2
Berovë 1 1
Demir Hisar 1 1
Sveti Nikole 1 1
Dellçevë 1 1
Vallandovë 1 1
GJITHSEJ 417 1.387 113 1.941

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=1.941)

23.5.4

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Në 12.05.2020 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi planin për lëshimin e masave restriktive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që do të realizohet në tre faza.(https://vlada.mk/node/21367).

Në mbledhjen e 53-të të Qeverisë që u mbajt në 22.03.2020 është miratuar plotësimi i vendimit për kufizimin e lëvizjes gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën ndalesa e lëvizjes nga ora 19:00 deri në orën 05:00 vlen për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe personat mbi 67 vjet dhe ato deri në 18 vjet.

Me vendim të Qeverisë u shpall ndalesë e lëvizjes nga ora 11:00 e të dielës në 24.05 deri në ora 05:00 të martën më 26.05.2020.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 22.03.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 4.993.470 (100.284 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 327.738 (4.482 të reja)

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.9244 (19.634 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 17327 (1.044 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 2.220.267 (54.264 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 131.605 (2.956 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 389.588 (1209 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 648 (180 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 17748 (838 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.817 (24 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 173.159 (8.934 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 5.347 (207 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 71.752 (3.405 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 981 (71 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 23.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik