Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 23.04.2020

Janë testuar gjithsej 408 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 26.

Raste janë regjistruar në 8 qytete, ndërsa për herë të parë është regjistruar rast në Vinicë (Tabela 1).

Таbela 1. Numri i të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 23.04.20

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 11 1
Strugë 6 0
Tetovë 3 0
Kumanovë 2 0
Manastir 1 0
Gostivar 1 0
Negotinë* 1 0
Vinicë 1 0
Gjithsej 26 1

*një person është banor i Demir Kapisë

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat,nga 8 ka në grupmoshat 30-39 vjet dhe mbi 60 vjet, ndërsa sipas gjinisë 13 janë femra dhe 13 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 4 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Tek 7 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 13 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 46 persona që kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Është regjistruar edhe një rast i vdekjes, një person 80 vjeçar nga Shkupi, me simptoma dhe komorbiditete e që ka qenë i shtruar në KSIGJF. Nuk ka pasur histori udhëtimi, por ka pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 23.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.326 raste me  COVID-19 (I=64,1/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 27 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Prilep ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Gjithsej 1.326 64.1 57 4.3%
Shkup 451 73.0 11 2.4%
Kumanovë 355 248.8 14 3.9%
Prilep 131 137.4 4 3.1%
Tetovë 69 34.5 4 5.8%
Veles 62 93.6 3 4.8%
Strugë 61 89.9 12 19.7%
Dibër 51 183.8 4 7.8%
Shtip 34 64.5 2 5.9%
Koçan 28 58.4 1 3.6%
Manastir 18 17.7 0 0.0%
Ohër 15 26.7 0 0.0%
Gostivar 14 11.7 0 0.0%
Kavadar 5 11.6 1 20.0%
Kriva Pallankë 5 20.9 0 0.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Negotinë* 4 17.0 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 /
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0%
Makedonski Brod 2 17.9 0 0.0%
Kërçovë 2 3.5 0 0.0%
Demir Hisar 1 11.9 0 0.0%
Pehçevë 1 20.0 0 0.0%
Vallandovë 1 8.4 0 0.0%
Vinicë 1 5.1 0 0.0%

*Dy persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 248,8 të sëmurë në 100 000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, ndërsa në Prilep është 137,4/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Strugë, Veles, Shtip, Koçan (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

 мапа (5)

 

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 629 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 697 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 59,4/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 66,2/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 44,5 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 276 (20,8%), si dhe edhe incidencë më e lartë – 99,3/100.000. Tek personat mbi 60 vjet është regjistruar një incidencë  70,4/100.000 me 270 raste. Incidencë më e ulët, 22,4 dhe 21,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 10-19 dhe vjet 0-9, ku janë regjistruar 56, gjegjësisht 50 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1326)

graf 1 23.4

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=1326)

graf 2 23.4

Nga rastet e raportuara, 21,3% (n=282) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (64,7%), kollë (53,3%), debulesë (34,1%), ethe (18,9%), dhimbje koke  (16,8%), dhimbje e fytit (16,1%), vështirësi në frymëmarrje (14,4%), ndërsa 463 ose 34,9% e personave janë pa simptoma. 32 ose 51,0% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 364 (27,5%) kanë edhe sëmundje kronike, 247 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 70 janë me sëmundje kronike të mushkërive,76 janë me diabet, 17 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  59 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 138 (48,9%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 222 (16,7%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 57 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=40) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 10,4/100.000 banorë. Tek 44 (77,2%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

96 (7,2%)  janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 779 (58,7%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 14.057 materiale, 1326 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 6.794 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

 

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=13.649)

 

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 14.057 1.326
ISHP- Virusologjia 9.442 1.094
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 327 23
Avicena (skrining) 322 24
Biotek (privat) 634 30
Klinika Zhan Mitrev (privat) 3.134 148
Sistina (privat) 194 8
ASHAM 4 0

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 932 (70,3%) janë raste aktive, 301 (25,4%) persona janë të shëruar (Tabela 4). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 90 (29,9%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 211 (70,1%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.326)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Persona të sëmurë Të shëruar Raste të vdekjes Gjithsej
Shkup 262 179 10 451
Kumanovë 320 21 14 355
Prilep 113 14 4 131
Tetovë 41 23 5 69
Veles 54 5 3 62
Strugë 43 6 12 61
Dibër 3 44 4 51
Shtip 13 19 2 34
Koçan 15 12 1 28
Manastir 14 4 18
Ohër 14 1 15
Gostivar 14 14
Kriva Pallankë 4 1 5
Kavadar 3 1 1 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Krushevë 2 1 3
Strumicë 2 2
Negotinë 2 2
Kërçovë 2 2
Demir Kapija 2 2
Probishtip 1 1 2
Makedonski Brod 2 2
Vinica 1 1
Pehçevë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 932 337 57 1.326

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shumë i lartë:

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 19:00 deri më 05:00, për fundjavë nga ora 15:00 deri ditën e hënë në ora 05:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet nga e hëna deri të premten është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 12:00, ndërsa ditën e shtunë nga 5:00 – 11:00, ndërsa të rinjtë dri në 18 vjet nga e hëna deri të premten nga ora 13:00-19:00 ndërsa të shtunën nga 12:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 23.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 2.544.792 (73.657 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 175.694 (6.689 të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.251.458 (3972 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 113.336 (3.384 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 957.402 (32.111 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 47.812 (3.038 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 144.450 (5.101 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.469 (143 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 137.902 (1.632 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 5.818 (25 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 36.039 (2.127 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 1.498 (71 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 16.829 (714 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 748 (28 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup,24.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik