Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 23.05.2020
Janë testuar gjithsej 508 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.
Nga numri i përgjithshëm 188 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shkup, Veles, Kumanovë dhe Koçan, pa raste pozitive. Filloi edhe skriningu i targetuar në shtëpitë e pleqve në Shkup, është bërë një test që ka rezultuar pozitiv.
Pozitive janë 37. (Tabela 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 23.04.2020
Qyteti | Numri i të sëmurëve | Të vdekur |
Shkup | 12 | 0 |
Kumanovë | 8 | 0 |
Tetovë | 7 | 0 |
Strugë | 4 | 0 |
Shtip | 2 | 0 |
Prilep | 2 | 0 |
Ohër | 2 | 0 |
Gjithsej | 37 | 0 |
Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, numri më i madh (n=10) i përkasin grupmoshës mbi 60 vjet, ndërsa sipas gjinisë 23 janë femra dhe 14 janë meshkuj.
Në spital janë shtruar 7 pacientë të rinj. Tek 12 persona është vërtetuar komorbiditet.
Gjithsej 16 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.
Të shëruar janë 11 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.
Nuk është regjistruar rast i vdekjes.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 23.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.978 raste me COVID-19 (I=95,6/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. (Tabela 2).
Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020
Shpërndarja sipas QSHP/NJR | Gjithsej | Incidenca /100 000 | Raste të vdekjes (gjithsej) | Mortaliteti | Letaliteti |
Gjithsej | 1.978 | 95,6 | 113 | 5,5 | 5,7% |
Shkup | 713 | 115,4 | 25 | 4,0 | 3,5% |
Kumanovë | 433 | 303,5 | 21 | 14,7 | 4,8% |
Prilep | 210 | 220,3 | 14 | 14,7 | 6,7% |
Tetovë | 172 | 86,1 | 15 | 7,5 | 8,7% |
Veles | 127 | 191,7 | 8 | 12,1 | 6,3% |
Strugë | 75 | 110,5 | 15 | 22,1 | 20,0% |
Dibër | 51 | 183,8 | 4 | 14,4 | 7,8% |
Shtip | 40 | 75,9 | 2 | 3,8 | 5,0% |
Koçan | 31 | 64,6 | 2 | 4,2 | 6,5% |
Manastir | 28 | 27,5 | 2 | 2,0 | 7,1% |
Ohër | 23 | 41,0 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Gostivar | 21 | 17,5 | 2 | 1,7 | 9,5% |
Negotinë* | 10 | 42,6 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kriva Pallankë | 6 | 25,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kavadar | 5 | 11,6 | 1 | 2,3 | 20,0% |
Gjevgjeli | 4 | 11,6 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Radovish | 4 | 12,3 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Strumicë | 3 | 3,2 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Krushevë | 3 | 31,5 | 1 | 10,5 | 33,3% |
Pehçevë | 3 | 60,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Vinicë | 3 | 15,4 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Probishtip | 2 | 13,1 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Makedonski Brod | 2 | 17,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kratovë | 2 | 20,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Kërçovë | 2 | 3,5 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Demir Hisar | 1 | 11,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Berovë | 1 | 7,7 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Vallandovë | 1 | 8,4 | 0 | 0,0 | 0,0% |
Dellçevë | 1 | 4,2 | 1 | 4,2 | 100,0% |
Sveti Nikole | 1 | 4,9 | 0 | 0,0 | 0,0% |
*7 persona janë banorë të Demir Kapisë
Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 303,5 të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 220,3/100.000 banorë, në Veles 191,7/100.000, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8,në Strugë 111,5/100.000 dhe në Shkup 115,4/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, RMV
Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 959 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 1019 gjinisë femërore.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 435 (22,0%) I= 113,5/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 145,3/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=404) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 33,2 dhe 36,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 76, gjegjësisht 92 raste përkatësisht.
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=1.978)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.978)
Nga rastet e raportuara, 25,9% (n=512) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.
Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (66,0%), kollë (53,1%), plogështi (37,8%), ethe (19,8%), dhimbje koke (14,6%), dhimbje e fytit (14,6%), vështirësi në frymëmarrje (14,4%), ndërsa 638 ose 32,3% e personave janë pa simptoma.
478 ose 74,9% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.
Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 609 (30,8%) kanë edhe sëmundje kronike, 422 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 139 janë me diabet, 102 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 27 me sëmundje kronike të veshkave, dhe 91 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 273 (53,3%) janë me komorbiditete.
Janë regjistruar 258 (13,0%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.
Janë regjistruar 113 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=73) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 19,0/100.000 banorë. Janë regjistruar 78 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 35 raste të vdekjes tek femrat. 9 (8,0%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 104 (92,0%) në spital.
96 (4,9%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 22.04.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.170 (59,2%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)
Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 25.270 materiale, 1.978 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 12.213 teste në 1.000 000 banorë. (Tabela 3).
Tabela 3. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut
(n=25.270)
Numri kumulativ i testeve | Teste (gjithsej) | Pozitive (gjithsej) | Testet e skriningut | Teste positive nga skriningu | Teste rutinore | Teste rutinore pozitive |
GJITHSEJ | 25.270 | 1.978 | 2.248 | 3 | 23.022 | 1.975 |
ISHP- Virusologjia | 16.278 | 1.556 | 1.336 | 2 | 14.942 | 1.554 |
Fakulteti i veterinarisë (skrining) | 702 | 66 | 0 | 0 | 702 | 66 |
Avicena (skrining) | 666 | 48 | 0 | 0 | 666 | 48 |
Biotek (privat) | 1.466 | 53 | 0 | 0 | 1.466 | 53 |
Klinika Zhan Mitrev (privat) | 4.020 | 178 | 0 | 0 | 4.020 | 178 |
Sistina (privat) | 810 | 30 | 0 | 0 | 810 | 30 |
ASHAM | 1.328 | 47 | 912 | 1 | 416 | 46 |
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 443 (22,4%) janë raste aktive, 1.422 (71,9%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 285 (20,0%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 11.137 (80,0%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.978)
Shpërndarja sipas QSHP/NJR | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 199 | 489 | 25 | 713 |
Kumanovë | 34 | 378 | 21 | 433 |
Prilep | 48 | 148 | 14 | 210 |
Tetovë | 77 | 80 | 15 | 172 |
Veles | 43 | 76 | 8 | 127 |
Strugë | 8 | 52 | 15 | 75 |
Dibër | 47 | 4 | 51 | |
Shtip | 5 | 33 | 2 | 40 |
Koçan | 29 | 2 | 31 | |
Manastir | 7 | 19 | 2 | 28 |
Ohër | 8 | 15 | 23 | |
Gostivar | 4 | 15 | 2 | 21 |
Demir Kapija | 2 | 5 | 7 | |
Kriva Pallankë | 1 | 5 | 6 | |
Kavadar | 4 | 1 | 5 | |
Gjevgjeli | 4 | 4 | ||
Radovish | 4 | 4 | ||
Negotinë | 1 | 2 | 3 | |
Pehçevë | 1 | 2 | 3 | |
Vinicë | 1 | 2 | 3 | |
Krushevë | 2 | 1 | 3 | |
Strumicë | 1 | 2 | 3 | |
Kratovë | 1 | 1 | 2 | |
Probishtip | 2 | 2 | ||
Makedonski Brod | 2 | 2 | ||
Kërçovë | 2 | 2 | ||
Berovë | 1 | 1 | ||
Vallandovë | 1 | 1 | ||
Sveti Nikole | 1 | 1 | ||
Dellçevë | 1 | 1 | ||
Demir Hisar | 1 | 1 | ||
GJITHSEJ | 443 | 1.422 | 113 | 1.978 |
Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve me COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=1.978)
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik shumë të lartë.
Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Në 12.05.2020 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi planin për lëshimin e masave restriktive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që do të realizohet në tre faza.(https://vlada.mk/node/21367).
Në mbledhjen e 53-të të Qeverisë që u mbajt në 23.04.2020 është miratuar plotësimi i vendimit për kufizimin e lëvizjes gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën ndalesa e lëvizjes nga ora 19:00 deri në orën 05:00 vlen për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe personat mbi 67 vjet dhe ato deri në 18 vjet.
Me vendim të Qeverisë u shpall ndalesë e lëvizjes nga ora 11:00 e të dielës në 24.05 deri në ora 05:00 të martën më 26.05.2020.
Gjendja me COVID-19 në botë
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 23.04.2020:
Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 5.103.006 (109.536 raste të reja)
Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 333.401 (5.663 të reja)
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara – 2.282.488 (221 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 135.184 (579 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 1.987.657 (413 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 172.958 (1.631 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 919 (13.331 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 806 (158 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 182.278 (119 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 5.556 (209 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 172.696 (948 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 6.844 (27 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 74.256 (504 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 040 (59 raste të reja)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 24.05.2020
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik