Hyrje

Koronaviruset (CoV) janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje të cilat mund të paraqiten në formë të një ftohjeje të lehtë ose si sëmundje më të rënda (SARS-CoV, MERS-CoV). Në 31 dhjetor të vitit 2019 Autoritetet shëndetësore kineze e lajmëruan OBSH-në për shfaqjen e rasteve me pneumoni nga shkaktarë të panjohur në qytetin Vuhan, Kinë. Në 9 janar të vitit 2020 ishte identifikuar një koronavirus i ri, sekuencionimi gjenetik i të cilit konfirmoi se bënte pjesë në llojin e beta korona viruseve. Koronavirusi i ri (SARS-CoV2) është një lloj i ri i koronaviruseve që më parë nuk ka qenë i identifikuar tek njerëzit dhe shkakton sëmundje të ashtuquajtur COVID-19. Pas regjistrimit të rasteve në numrin më të madh të rajoneve të OBSH-së, në 11.03.2020 sekretari i përgjithshëm i OBSH-së shpalli pandemi të  COVID-19.

Simptomat dhe shenjat e zakonshme të sëmundjes janë temperatura e lartë e trupit, ethet, kola dhe vështirësitë në frymëmarrje. Tek rastet më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë respiratore akute të rëndë, mosfunksionim të veshkave, madje edhe vdekje. Nuk ka ndonjë trajtim specifik, si edhe për numrin më të madh të viruseve. Megjithatë, numri më i madh i simptomave mund të mjekohen dhe për këtë arsye mjekimi duhet të bazohet në gjendjen klinike të pacientit.

Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  – 24.03.2020

Në 24.03.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 29 raste të reja me  COVID- nga 5 qytete: Shkup – 20, Kumanovë – 3, Veles – 3, Prilep – 2 dhe Dibër – 1.

Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës 50-59 vjet (n=11), ndërsa sipas gjinisë 12 janë femra dhe 17 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 5 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak.

Tek 7 persona është vërtetuar prania e komorbiditetit.

Gjithsej 19 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar të COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në 24.03.2020 (n=257), 157 janë testuar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik, ndërsa 100 në laboratorin e Klinikës Zhan Mitrev. Pozitive janë 29 ose 11,3% e të testuarve, nga të cilat 24 janë konfirmuar në laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë ISHP-së, ndërsa 5 janë konfirmuar në laboratorin e Klinikës Zhan Mitrev.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 24.03.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 177 raste me  COVID-19 (I=8,6/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 9 qytete, Shkup (108), Dibër (n=41), Kumanovë (n=11), Shtip (n=7), Veles (n=3), Kavadar (n=2), Prilep (n=2), Ohër (n=2) dhe Gostivar (n=1).

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Dibër -144.7/100 000 banorë, ndërsa në Shkup 17,5/100 000 banorë, ndërsa në Shtip 13,3/100 000 banorë. (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Shpërdarja e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve, (n=177)

korona 24 sl 1

 

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 90 persona të gjinisë mashkullore dhe 87 të gjinisë femërore, pra në raport 1:1. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 8,7/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 8,4/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 2 deri në 91 vjet (mediana – 43,4 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 30-39 –  41 (23,2%)  dhe 50-59 vjet  – 40 (22,6%) me njëkohësisht edhe incidencë më të lartë 14,4/100.000 banorë (Grafiku 1).

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=177)

korona 25 sl 2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=29) është regjistruar në 21.03.2020 (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=177)

korona 25 sl 3

Nga rastet e raportuara, 43 ose 24,3% %  janë hospitalizuar, ndërsa 134 raste janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar kollë (69,7%%), temperaturë (64,8%), debulesë (28,7%), dhimbje e fytit (24,6%), dhimbje koke  (23,8%) dhe ethe (20,5%), ndërsa 55 persona janë pa simptoma. Një person nga personat e hospitalizuar është vendosur në aparate për frymëmarrje për shkak të përkeqësimit të gjendjes.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 38 kanë edhe sëmundje kronike, 26 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 7 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 5 janë me diabet, 4 me sëmundje kronike të veshkave, dhe  5 me sëmundje të tjera kronike.

Janë regjistruar 17 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

174 nga të sëmurët janë raste aktive, ndërsa një është shëruar.

Janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 32 janë raste të importuara. Vetem një peron është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup).

Nga numri i përgjithshëm i analizave – 1.493 materiale (177 pozitive), 933 janë vërtetuar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik, ndërsa 560 në laborator privat Klinika Zhan Mitrev.

Grafiku 3.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive me SARS-CoV2 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020.

korona 25 sl 4

 

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 764 kontakte të cilët mbikëqyren në periudhë prej 14 ditësh. Nga rastet e regjistruara, 145 raste janë me përhapje lokale.

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 3 (përhapje e lokalizuar)
  • Pjesa tjeter e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 2 (raste sporadike)

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 21:00 deri më 06:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ndalohet edhe lëvizja   e personave mbi 67 vjet në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.

Ndalohet edhe lëvizja   e personave deri në 18 vjet, në periudhën nga ora 21:00 deri në ora 12:00 të ditës vijuese, dhe ndalohet lëvizja e makinave të transportit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjene 27 bëri plotësimin e Vendimit për ndalesë dhe për regjim të veçantë të lëvizjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin ndalohet hyrja dhe dalja nga dhe në rajonin  e territorit të komunës së Kumanovës me transport publik dhe hekurudhor.

 

 

 

 

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 24.03.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 372.757 (39.827 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 16.231 (1.722 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 194

  • Rajoni Evropian i OBSH-së
    • Raste të konfirmuara– 195.511 (24.087 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 10.189 (1.447 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara– 96.580 (850 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.502 (29 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara– 1.990 (214 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 65 (7 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara– 27.215 (1.840 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 1.877 (136 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara– 49.444 (12.428 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 565 (100 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara– 1.305 (315 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 26 (3 raste të reja)

 

 

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtoje duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshem me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup, 25.03.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik