Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 24.04.2020

Janë testuar gjithsej 728 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 41.

Raste janë regjistruar në 7 qytete (Tabela 1).

Таbela 1. Numri i të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 24.04.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 17 1
Kumanovë 8 0
Prilep 8* 0
Tetovë 4 0
Veles 2 0
Strugë 1 0
Manastir 1 0
Gostivar 0 1
Gjithsej 41 2

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat,numri më i madh 13 bëjnë pjesë në grupmoshën nga 50-59 vjet, ndërsa sipas gjinisë 26 janë femra dhe 15 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 9 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Tek 15 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 28 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 37 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar edhe 2 raste të vdekjes, persona në moshë 25 dhe 36 vjet nga Shkupi dhe Gostivari, me simptoma dhe komorbiditete e që kanë qenë të shtruar në spital. Nuk kanë pasur histori udhëtimi, as kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 24.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1367 raste me  COVID-19 (I=66,1/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 27 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Prilep ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Gjithsej 1.367 66.1 59 4.3%
Shkup 468 75.8 12 2.6%
Kumanovë 363 254.4 14 3.9%
Prilep 139 145.8 4 2.9%
Tetovë 73 36.5 4 5.5%
Veles 64 96.6 3 4.7%
Strugë 62 91.4 12 19.4%
Dibër 51 183.8 4 7.8%
Shtip 34 64.5 2 5.9%
Koçan 28 58.4 1 3.6%
Manastir 19 18.6 0 0.0%
Ohër 15 26.7 0 0.0%
Gostivar 14 11.7 1 7.1%
Kavadar 5 11.6 1 /
Kriva Pallankë 5 20.9 0 0.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Negotinë* 4 17.0 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 33.3%
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0%
Shkup 2 17.9 0 0.0%
Kumanovë 2 3.5 0 0.0%
Prilep 1 11.9 0 0.0%
Tetovë 1 20.0 0 0.0%
Veles 1 8.4 0 0.0%
Strugë 1 5.1 0 0.0%

* Dy persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 254,4 të sëmurë në 100 000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, ndërsa në Prilep është 145,8/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Strugë, Shkup, Veles, Shtip, Koçan (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

kartogram 23.4

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 644 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 723 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 62,1/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 70,0/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 44,6 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 289 (21,1%), si dhe edhe incidencë më e lartë – 103,9/100.000. Tek personat mbi 60 vjet është regjistruar një incidencë  72,3/100.000 me 277 raste. Incidencë më e ulët, 22,4 dhe 21,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 10-19 dhe vjet 0-9, ku janë regjistruar 56, gjegjësisht 50 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.367)

graf 1 24

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=1367)

graf 2 24

Nga rastet e raportuara, 21,4% (n=292)  janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (64,7%), kollë (52,9%), debulesë (34,5%), ethe (19,2%), dhimbje koke  (16,6%), dhimbje e fytit (15,9%), vështirësi në frymëmarrje (14,7%), ndërsa 479 ose 35% e personave janë pa simptoma. 339 ose 70,8% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 380 (27,8%) kanë edhe sëmundje kronike, 259 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 81 janë me diabet, 74 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 17 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  50 me sëmundje të tjera kronike.

Tek personat e shtruar në spital 146 (50,0%)  janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 226 (16,5%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 59 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=40) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 10,4/100.000 banorë. Tek 46 (78,0%)  e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

96 (7,0%)  janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 807 (59,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 14.785 materiale, 1367 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 7.145 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

 

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut,

(n=14.785)

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 14.785 1.367
GJITHSEJ 9.965 1.126
ISHP- Virusologjia 345 25
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 342 25
Avicena (skrining) 680 31
Biotek (privat) 3231 153
Klinika Zhan Mitrev (privat) 214 8
Sistina (privat) 8 0

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 934 (68,3%)  janë raste aktive, 374 (27,4%)  persona janë të shëruar (Tabela 4). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 95 (25,4%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 279 (74,6%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1367)

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Persona të sëmurë Të shëruar Raste të vdekjes Gjithsej
Shkup 266 191 11 468
Kumanovë 327 22 14 363
Prilep 110 25 4 139
Tetovë 44 24 5 73
Veles 56 5 3 64
Strugë 43 7 12 62
Dibër 1 46 4 51
Shtip 13 19 2 34
Koçan 11 16 1 28
Manastir 14 5 19
Ohër 13 2 15
Gostivar 11 2 1 14
Kriva Pallankë 4 1 5
Kavadar 3 1 1 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Krushevë 1 1 1 3
Strumicë 2 2
Negotinë 2 2
Kërçovë 2 2
Demir Kapija 2 2
Probishtip 1 1 2
Makedonski Brod 2 2
Vinica 1 1
Pehçevë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 934 374 59 1.367

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shumë i lartë:

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 19:00 deri më 05:00, për fundjavë nga ora 15:00 deri ditën e hënë në ora 05:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet nga e hëna deri të premten është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 12:00, ndërsa ditën e shtunë nga 5:00 – 11:00, ndërsa të rinjtë dri në 18 vjet nga e hëna deri të premten nga ora 13:00-19:00 ndërsa të shtunën nga 12:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 24.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 2.626.321 (81.529 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 181.938 (6.260 të reja)

 

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.284.216 (32.758 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 116.523 (3.187 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 995.510 (38.108 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 50.583 (2.787 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 149.295 (4.845 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.608 (139 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 139.782 (1.880 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 5.869 (51 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglinore
    • Raste të konfirmuara – 38.572 (2.533 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 1.554 (56 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 18.234 (1.405 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 788 (40 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup,25.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik