Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 25-31.01.2021

Janë testuar gjithsej 13.742 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2.  Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 24,5%.

Pozitive janë 2.036 raste, nga 33 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 28,0%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=984; 48,3%), si dhe incidencë javore–159,3/100.000. Incdencë më e lartë javore është regjistruar në Demir Kapija- 611,4/100.000 banorë  (Tabela 1, Кartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, 25-31.01.2021, RMV

kartogram 1

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=540, 26,5%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 40-49 (n=368; 18,1%),50-59 (n=365; 17,9%), 30-39 (n=374; 18,4%) dhe 20-29 (n=251; 12,3%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=41; 2,0%) dhe 10-19 vjet (n=97; 4,8%).

Sipas gjinisë 1.029 (50,5%) femra dhe 1.007 (49,5%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 2.977 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është 41,4% më pak se javën e kaluar.

Janë raportuar 64 raste të vdekjes nga 18 qytete, për 7,2% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 55 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 6 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 3 raste në moshë nga 40-49 vjet.

 

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 31.01.2021, janë regjistruar gjithsej 90.753 raste me COVID-19 (I=4.482,6/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep, Gostivar, Manastir, Veles dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Prilep, Ohër dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).

Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri më 31.01.2021

tabela 1

Në të gjitha qytetet vihet re rënie e numrit të sëmurëve, në Sveti Nikole, Probishtip, Kratovë dhe Dojran vihet re një rritje minimale, ndërsa në Dellçevë, Demir Kapija dhe Makedonska Kamenicë ka rritje më të madhe të numrit  të rasteve të reja. (Таbela 1)

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 6.654,3 në 100 000 banorë, në Shkup (6.549,2/100.000), Кavadar (6.067,3/100.000), Sveti Nikole (5.265,2/100.000), përderisa incidencë më e vogël  2.168,0 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Radovish (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

kartogram 2

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 47.244 meshkuj dhe 45.509 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 4.558,0/100.000, ndërsa tek femrat 4.407,0/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 45,4 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 21.863(23,6%) I=5.704,1/100.000,  ndërsa incidencë më e lartë –6.110,3/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=16.990) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 804,8 dhe 1.579,4 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 1.842 dhe 3.952 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=92.753)

graf1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.406) është regjistruar në 17.11.2020.

Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 47 (n=7.480) (Grafiku2). Pas javës së 47 ka rënie të vazhdueshme të numrit të rasteve të reja.

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 31.01.2021, (n=92.753)

graf2

Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle,  Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 565 persona (8,9% më pak  se javën e kaluar) të hospitalizur, nga të cilët 189 janë në terapi me oksigjen dhe 9 ventilim mekanik invaziv.

Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 17.01.2021.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).

Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.

3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë regjistruar 2.866 raste të vdekjes (Lt = 3,1%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  30.11.2020 (n=40), ndërsa sipas javëve në javën e 48 (n=218) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=2.259) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë –589,4/100.000. Janë regjistruar 1.800 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.066 raste të vdekjes tek femrat.

2.086 (72,8%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=1.636), diabet (n=732) dhe sëmundje të mushkërive (n=326).

Janë regjistruar edhe 23 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna.

175(6,1%)  persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 2.691 (93,9%) në spital.

Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 31.01.2021, (n=2.866)

graf3

Nga 15.02.2020-31.01.2021 janë kryer gjithsej 452.037 testime nga të cilat 92.753 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 220.870 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=452.037)*

tab2

**9 persona janë konfirmuar jashtë shtetit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 7.766 (8,4%) janë raste aktive 82.121 (88,5%) persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).

Nga këto 5.013 (6,1%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 77.108 (93,9%) në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut  (92.753)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 4014 35543 894 40451
Kumanovë 343 4669 189 5201
Tetovë 311 4599 206 5116
Prilep 147 4179 237 4563
Gostivar 196 3265 164 3625
Shtip 114 3306 85 3505
Manastir 153 2929 149 3231
Veles 255 2743 103 3101
Ohër 371 2332 119 2822
Kavadar 322 2234 55 2611
Strumicë 249 2180 106 2535
Strugë 161 1910 145 2216
Koçan 63 1621 40 1724
Kërçovë 124 1535 60 1719
Sveti Nikole 34 1031 15 1080
Gjevgjeli 100 873 22 995
Negotinë 83 864 19 966
Dibër 93 640 33 766
Prespë 97 626 19 742
KrivaPallankë 37 654 33 724
Radovish 50 624 33 707
Berovë 178 415 26 619
Dellçevë 36 539 19 594
Probishtip 32 462 13 507
Vinicë 29 451 11 491
Vallandovë 11 307 7 325
Makedonski Brod 12 224 10 246
Demir Hisar 5 233 6 244
Kratovë 25 194 11 230
Bogdanci 23 196 6 225
Krushevë 26 164 18 208
Demir Kapija 39 166 2 207
Makedonska Kamenica 17 169 4 190
Pehçevë 10 168 5 183
Dojran 6 76 2 84
Gjithsej 7.766 82.121 2.866 92.753

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 31.01.2021 (n=92.753)

graf5

 

 

 

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

  • Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë).

 

 

Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll

Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.

  • Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
  • Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
  • Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
  • Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
  • Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

 

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 31.01.2021

  • Numri i rasteve të konfirmuara në botë280.844 (4.104.947 gjatë 7 ditëve të fundit,15% më pak krahasuar me javën e kaluar)
  • Numri i rasteve të vdekjes në botë – 2.112.759 (95.991 gjatë 7 ditëve të fundit, 1% më shumë krahasuar me javën e kaluar)

 

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara –43.972 (2127.479 gjatë 7 ditëve të fundit, 14% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 999.894 (45.349 gjatë 7 ditëve të fundit,4% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 32.848.998 (1.382.460 gjatë 7 ditëve të fundit, 20% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 706.293 (38.349 gjatë 7 ditëve të fundit, 1% më pak krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 12.656.504 (194.166 gjatë 7 ditëve të fundit, 5% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 194.449 (3.253 gjatë 7 ditëve të fundit, 5% më pak se javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 5.507.649 (170.422 gjatë 7 ditëve të fundit, 7% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 130.901 (2.980 gjatë 7 ditëve të fundit, 3% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara –2.462.083 (148.953 gjatë 7 ditëve të fundit, 16% më pak se javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes –57.902 (4.997 gjatë 7 ditëve të fundit, 0% krahasuar me javën e kaluar)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 1.347.893 (81.467 gjatë 7 ditëve të fundit, 0% krahasuar me javën e kaluar)
    • Raste të vdekjes – 23.307 (1.063 gjatë 7 ditëve të fundit, 5% më pak se javën e kaluar)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 01.02.2021

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik