Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 25.05.2020

Janë testuar gjithsej 314 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Nga numri i përgjithshëm 169 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet në Shkup, Veles, Kumanovë dhe Koçan, pa raste pozitive.

Pozitive janë 16, nga 4 qytete. (Tabela 1).

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 25.05.2020

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 9 1
Shtip 5 0
Strugë 1 0
Gostivar 1 0
Tetovë 0 1
Veles 0 1
Gjithsej 16 3

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 9 janë femra dhe 7 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 4 pacientë të rinj. Tek 7 persona është vërtetuar komorbiditet.

Vetëm 3 persona nga rastet e reja nuk kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 14 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 3 raste të vdekjes, në moshë nga 76-84, me simptoma dhe komorbiditete. Kane qenë të shtruar në KSIGJF dhe SPQ 8 Shtatori ku edhe kanë ndërruar jetë. Personat e ndjerë janë pa histori udhëtimi, ndërsa njëri prej tyre ka pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 25.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 2.014  raste me  COVID-19 (I=97,3/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 2.014 97,3 116 5,6 5,8%
Shkup 733 118,7 26 4,2 3,5%
Kumanovë 436 305,6 21 14,7 4,8%
Prilep 210 220,3 14 14,7 6,7%
Tetovë 177 88,6 16 8,0 9,0%
Veles 127 191,7 9 13,6 7,1%
Strugë 76 112,0 15 22,1 19,7%
Dibër 51 183,8 4 14,4 7,8%
Shtip 46 87,3 2 3,8 4,3%
Koçan 31 64,6 2 4,2 6,5%
Manastir 28 27,5 2 2,0 7,1%
Ohër 23 41,0 0 0,0 0,0%
Gostivar 22 18,4 2 1,7 9,1%
Negotinë* 10 42,6 0 0,0 0,0%
Kriva Pallankë 6 25,1 0 0,0 0,0%
Kavadar 5 11,6 1 2,3 20,0%
Gjevgjeli 4 11,6 0 0,0 0,0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0,0%
Strumicë 3 3,2 0 0,0 0,0%
Krushevë 3 31,5 1 10,5 33,3%
Pehçevë 3 60,1 0 0,0 0,0%
Vinicë 3 15,4 0 0,0 0,0%
Probishtip 2 13,1 0 0,0 0,0%
Makedonski Brod 2 17,9 0 0,0 0,0%
Kratovë 2 20,9 0 0,0 0,0%
Kërçovë 2 3,5 0 0,0 0,0%
Demir Hisar 1 11,9 0 0,0 0,0%
Berovë 1 7,7 0 0,0 0,0%
Vallandovë 1 8,4 0 0,0 0,0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100,0%
Sveti Nikole 1 4,9 0 0,0 0,0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 305,6 të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 220,3/100.000 banorë, në Veles 191,7/100.000, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, në Shkup 118,7/100.000 dhe në Strugë 112,3/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, RMV

26.5.1

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 976 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 1038 gjinisë femërore.

Morbiditeti specifik tek meshkujt është 94,2/100.000, ndërsa tek femrat 100,5/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 44,8 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 439 (21,8%) I=114,5/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 146,7/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=408) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 35,8 dhe 38,4 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 82, gjegjësisht 96 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës  (n=2.014)

26.5.2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=2.014)

26.5.3

Nga rastet e raportuara, 26,0% (n=523)  janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (65,7%), kollë (52,9%), plogështi (38%), ethe (19,7%), dhimbje koke  (14,8%), dhimbje e fytit (14,6%), vështirësi në frymëmarrje (14,3%), ndërsa 654 ose 32,5% e personave janë pa simptoma.

494 ose 75,5% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë raportuar edhe 20 (1,0%) raste tek gra shtatzëna, 7 nga të cilat janë shtruar në spital. 10 prej tyre janë raste asimptomatike.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 620 (30,8%) kanë edhe sëmundje kronike, 428 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 141 janë me diabet, 105 janë me sëmundje kronike të mushkërive dhe  123 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 283 (54,1%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 260 (12,9%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 116 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=76) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 19,8/100.000 banorë. Janë regjistruar 79 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 37 raste të vdekjes tek femrat. Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek një grua shtatzënë. 9 (7,8%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 107 (92,2%) në spital.

96 (4,8%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 22.04.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.203 (59,7%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 25.841 materiale, 2.014  pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 12.489 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut

(n=25.841)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste positive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 25.841 2.014 2.429 2 23.412 2.012
ISHP- Virusologjia 16.762 1.591 1.517 1 15.245 1.590
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 702 66 0 0 702 66
Avicena (skrining) 666 48 0 0 666 48
Biotek (privat) 1.523 53 0 0 1.523 53
Klinika Zhan Mitrev (privat) 4.029 178 0 0 4.029 178
Sistina (privat) 824 30 0 0 824 30
ASHAM 1.335 48 912 1 423 47

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 445 (22,1%) janë raste aktive, 1.453 (72,1%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 294 (20,2%)  kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.159 (79,8%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=2.014)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 208 499 26 733
Kumanovë 35 380 21 436
Prilep 46 150 14 210
Tetovë 70 91 16 177
Veles 40 78 9 127
Strugë 9 52 15 76
Dibër 47 4 51
Shtip 11 33 2 46
Koçan 29 2 31
Manastir 7 19 2 28
Ohër 8 15 23
Gostivar 4 16 2 22
Demir Kapija 2 5 7
Kriva Pallankë 6 6
Kavadar 4 1 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Negotinë 1 2 3
Pehçevë 3 3
Vinicë 1 2 3
Krushevë 2 1 3
Strumicë 1 2 3
Kratovë 1 1 2
Probishtip 2 2
Makedonski Brod 2 2
Kërçovë 2 2
Berovë 1 1
Vallandovë 1 1
Sveti Nikole 1 1
Dellçevë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 445 1.453 116 2.014

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=2.014)

26.5.4

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Në 12.05.2020 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi planin për lëshimin e masave restriktive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që do të realizohet në tre faza.(https://vlada.mk/node/21367).

Në mbledhjen e 53-të të Qeverisë që u mbajt në 25.05.2020 është miratuar plotësimi i vendimit për kufizimin e lëvizjes gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën ndalesa e lëvizjes nga ora 19:00 deri në orën 05:00 vlen për të gjithë qytetarët, përfshirë këtu edhe personat mbi 67 vjet dhe ato deri në 18 vjet.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 25.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – .304.772 (100.264  raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 342.029 (4.342  të reja)

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 2.395.295 (57.171 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 141.472 (3.356 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 2.025.176 (18.192 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 17429 (543 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 427.832 (1026 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 11.164 (176 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 201.207 (241 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 5.952 (204 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 17548 (927 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.879 (16 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 80.002 (2.707 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 120 (47 raste të reja)

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 26.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik