Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 26.10-01.11.2020
Janë testuar gjithsej 17.299 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 23,6%.
Pozitive janë 5.800 raste, nga 35 qytete, që paraqet një rritje prej 70,1% nga java e kaluar. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=2.690; 46,4%), si dhe incidencë më e lartë–435,5/100.000 (Tabela 1, Кartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, 26.10 - 01.11.2020, RMV
Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës nga 30-39 vjet (n=1283, 22,1%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha mbi 60 (n=1169; 20.2%), 40-49 (n=1089; 18,8%), 50-59 (n=1056; 18,2%) dhe 20-29 (n=866; 14.9%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=94; 1,6%) dhe 10-19 vjet (n=243; 4,2%).
Sipas gjinisë, 2.793 (48,2%) femra dhe 3.007 (51,8%) meshkuj.
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 2.262 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.
Janë raportuar 88 raste të vdekjes nga 21 qytete, për 4,8% më shumë se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 70 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 12 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 4 raste në moshë nga 40-49 vjet. Nga 1 i përkasin grupmoshës 30-39 dhe 20-29 vjet.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 01.11.2020, janë regjistruargjithsej 32.997 raste me COVID-19 (I=1.594,7/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Shkup, Kumanovë, Dibër dhe Shtip. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 3.280,6 në 100 000 banorë, në Sveti Nikole (2.408,3/100.000) dhe në Shkup (2.310,7/100.000), përderisa incidencë me mbi 1.000 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Strumicë, Ohër, Probishtip, Kërçovë, Demir Hisar, Strumicë, Kriva Pallankë, Strugë, Prilep, Pehçevë, Koçan, Dibër,Berovë, Dellçevë, Gjevgjeli dhe Prespë (Tabela 1, Kartogrami 2).
Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV
Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 16.903 meshkuj dhe 16.094. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 1.630,7/100.000, ndërsa tek femrat 1.558,5/100.000.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 99 vjet 99 vjet (mosha mesatare – 43,8 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 6.850 (20,8%) me incidencë prej 1.787,2/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 2.127,6 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=5.916) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 415,5 dhe 651,4 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 951 dhe 1.630 raste përkatësisht. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës, (n=32.997)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.107) është regjistruar në 30.10.2020. (Grafiku 2).
Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën që kaloi (n=5.800) (Grafiku 2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=32.997)
15,9% (n=4.264) e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.
Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina dhe Klinika Zhan Mitrev), për momentin ka 686 persona të hospitalizur, nga të cilët 234 janë në terapi me oksigjen dhe 14 ventilim mekanik invaziv.
Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,1%), plogështi (41,8%), kollë (39,2%), dhimbje të kokës (18,3%), dhimbje të fytit (15,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (11,7%), ethe (12,8%) dhe vështirësi në frymëmarrje (10,0%).
Tek 6.548 ose 24,4% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.
206 (0,8%) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 49 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 75 kanë qenë pa simptoma.
1.379 (5,1%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.
Tek 17.476 (27,9%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 5.247 sëmundje kardiovaskulare, 1.929 diabet, 1.048 me sëmundje të mushkërive dhe 1.486 me sëmundje të tjera kronike. Tek 2.473 (58,0%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.
Janë regjistruar 1.025 raste të vdekjes (Lt = 3,1%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në në 01.11.2020 (n=21), ndërsa sipas javëve në javën e 43 (n=91) (Grafiku 3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=767) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 200,1/100.000. Janë regjistruar 639 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 386 raste të vdekjes tek femrat.
765 (78,5%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=576), diabet (n=278) dhe sëmundje të mushkërive (n=137).
Janë regjistruar edhe 10 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3 gra shtatzëna.
63 (6,1%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 953 (93,0%) në spital.
Grafiku 4. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=1.025)
631 (2,3%) janë raste të importuara. 9 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 10.667 (40%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.
Nga 15.02-01.11.2020 janë kryer gjithsej 253.173 testime nga të cilat 32.997 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë
122.355 teste në 1.000 000 banorë.
Tabela 2. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=253.173)*
*8 persona janë konfirmuar në laboratorë jashtë vendit
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 10.728 (32,5%) janë raste aktive, 21.244 (64,4%) persona janë të shëruar (1.379 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 206 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).
Nga këto 2.768 (14,3%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 18.476/ (87%) në trajtim shtëpiak.
Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=32.997)
Shpërndarja sipas qyteteve | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 5042 | 8877 | 353 | 14272 |
Kumanovë | 466 | 1810 | 89 | 2365 |
Tetovë | 636 | 1586 | 110 | 2332 |
Shtip | 306 | 1390 | 32 | 1728 |
Prilep | 565 | 813 | 63 | 1441 |
Gostivar | 259 | 950 | 63 | 1272 |
Strumicë | 568 | 417 | 25 | 1010 |
Veles | 438 | 374 | 31 | 843 |
Strugë | 110 | 652 | 75 | 837 |
Koçan | 223 | 511 | 16 | 750 |
Manastir | 299 | 418 | 23 | 740 |
Ohër | 258 | 453 | 25 | 736 |
Kërçovë | 191 | 388 | 17 | 596 |
Kavadar | 240 | 302 | 6 | 548 |
Sveti Nikole | 91 | 397 | 6 | 494 |
Dibër | 54 | 274 | 18 | 346 |
Gjevgjeli | 155 | 165 | 6 | 326 |
Prespë | 69 | 175 | 10 | 254 |
Kriva Pallankë | 101 | 141 | 11 | 253 |
Radovish | 90 | 151 | 10 | 251 |
Berovë | 56 | 161 | 3 | 220 |
Probishtip | 72 | 137 | 3 | 212 |
Dellçevë | 79 | 110 | 9 | 198 |
Vinicë | 73 | 112 | 5 | 190 |
Negotinë | 88 | 62 | 3 | 153 |
Vallandovë | 40 | 71 | 111 | |
Makedonski Brod | 10 | 91 | 5 | 106 |
Demir Hisar | 18 | 65 | 2 | 85 |
Bogdanci | 39 | 28 | 2 | 69 |
Makedonska Kamenica | 30 | 35 | 1 | 66 |
Kratovë | 32 | 29 | 1 | 62 |
Pehçevë | 8 | 52 | 60 | |
Krushevë | 11 | 19 | 2 | 32 |
Dojran | 6 | 15 | 21 | |
Demir Kapija | 5 | 13 | 18 | |
Grand Total | 10.728 | 21.244 | 1.025 | 32.997 |
Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=32.997)
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik të lartë.
Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:
- Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 27.10.2020:
Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global- 43.341.451 (2.884.604 në 7 ditët e fundit)
Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 1.157.509 (39.712 në 7 ditët e fundit)
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara – 19.737.794 (884.318 në 7 ditët e fundit, 1% më pak krahasuar me javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 625.973 (16.918 në 7 ditët e fundit, 21% më pak krahasuar me javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 9.664.042 (335.914 në 7 ditët e fundit, 25% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 270.972 (733 në 7 ditët e fundit, 29% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 8.969.707 (445.886 në 7 ditët e fundit, 11% më pak krahasuar me javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 140.827 (5.756 në 7 ditët e fundit, 11% më pak krahasuar me javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 955.552 (159.166 në 7 ditët e fundit, 4% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 133 (4.035 në 7 ditët e fundit, 10% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 1.315 (32.123 në 7 ditët e fundit, 11% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 277 (832 në 7 ditët e fundit, 8% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 300 (27.197 në 7 ditët e fundit, 8% më shumë krahasuar me javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 314 (438 në 7 ditët e fundit, 27% më pak krahasuar me javën e kaluar)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 02.11.2020
Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik