Hyrje

Koronaviruset (CoV) janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje të cilat mund të paraqiten në formë të një ftohjeje të lehtë ose si sëmundje më të rënda (SARS-CoV, MERS-CoV). Në 31 dhjetor të vitit 2019 Autoritetet shëndetësore kineze e lajmëruan OBSH-në për shfaqjen e rasteve me pneumoni nga shkaktarë të panjohur në qytetin Vuhan, Kinë. Në 9 janar të vitit 2020 ishte identifikuar një koronavirus i ri, sekuencionimi gjenetik i të cilit konfirmoi se bënte pjesë në llojin e beta korona viruseve. Koronavirusi i ri (SARS-CoV2) është një lloj i ri i koronaviruseve që më parë nuk ka qenë i identifikuar tek njerëzit dhe shkakton sëmundje të ashtuquajtur COVID-19. Pas regjistrimit të rasteve në numrin më të madh të rajoneve të OBSH-së, në 11.03.2020 sekretari i përgjithshëm i OBSH-së shpalli pandemi të  COVID-19.

Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 26.03.2020

janë raportuar 18 raste të reja me  COVID- nga 4 qytete. Numri më i madh i të prekurve janë nga Shkupi.

(Тabela 1).

Таbela 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qyteti Numri i të prekurve Komuna
Prilep 4
Kumanovë 2
Tetovë 1
Shkup 11
4 Kisella Voda
2 Gazi Baba
2 Qendra
1 Gjorçe Petrov
1 Sopishte
1 Ilinden

Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës 30-39 vjet (n=7), ndërsa sipas gjinisë 9 janë femra dhe 9 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 4 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak.

Tek 5 persona është vërtetuar prania e komorbiditetit.

Gjithsej 11 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar të COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Janë testuar gjithsej 369 materiale, dhe atë Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratorin e Klinikës Zhan Mitrev. Pozitive janë 18 ose 4,9 e të atestuarve.

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 26.03.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 219 raste me  COVID-19 (I=10,6/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 10 qytete, Shkup (134), Dibër (n=43), Kumanovë (n=17), Shtip (n=8), Prilep (n=6), Veles (n=3), Ohër (n=3), Kavadar (n=2), Tetovë (n=2) dhe Gostivar (n=1).

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Dibër -154,9/100 000 banorë, në Shkup 21,7/100 000 banorë, ndërsa në Shtip 15,2/100 000 banorë. (Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Shpërdarja e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve, (n=219)

viber_image_2020-03-27_13-45-57

Në nivel të territorit të QSHP Shkup, të sëmurë janë regjistruar në 10 komuna, ndërsa numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në Karposh (n=27). Shpërndarja e të sëmurëve në territorin e Shkupit është prezantuar në Kartogramin 2.

 

Kartogrami 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 sipas komunave, Shkup (n=134)

viber_image_2020-03-27_13-46-01

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 109 persona të gjinisë mashkullore dhe 110 të gjinisë femërore, pra në raport 1:1. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 10,5/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 10,7/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 2 deri në 91 vjet (mediana – 44 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 30-39 –  51 (23,3%)  dhe 50-59 – 50 (22,8%)  me njëkohësisht edhe incidencë më të lartë 18,0/100.000 banorë (Grafiku 1).

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=219)

grafikon 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=29) është regjistruar në 21.03.2020 dhe në 24.03.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=219)

garf 2

Nga rastet e raportuara, 48 ose 21,9% %  janë hospitalizuar, ndërsa 171 raste janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar kollë (67,1%%), temperaturë (64,5%), debulesë (30,3%), dhimbje koke  (26,3%) dhimbje e fytit (21,7%), dhe ethe (20,4%), ndërsa 67 persona janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 46 kanë edhe sëmundje kronike, 33 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 8 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 5 janë me diabet, 4 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  7 me sëmundje të tjera kronike.

Janë regjistruar 21 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

213 nga të sëmurët janë raste aktive, ndërsa 3 janë shëruar.

Janë regjistruar edhe 3 raste të vdekjes.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 33 janë raste të importuara. Vetem një peron është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup).

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – 2240 materiale (219 pozitive), 1.411 janë vërtetuar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik, ndërsa 829 në laborator privat Klinika Zhan Mitrev.  (Grafiku 3).

 

Grafiku 3.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive me SARS-CoV2 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

graf 3

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 822 kontakte të cilët mbikëqyren në periudhë prej 14 ditësh. Nga rastet e regjistruara, 186 raste janë me përhapje lokale.

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 3 (përhapje e lokalizuar)
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 2 (raste sporadike)

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 21:00 deri më 06:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ndalohet edhe lëvizja   e personave mbi 67 vjet në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.

Ndalohet edhe lëvizja   e personave deri në 18 vjet, në periudhën nga ora 21:00 deri në ora 12:00 të ditës vijuese, dhe ndalohet lëvizja e makinave të transportit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 27 bëri plotësimin e Vendimit për ndalesë dhe për regjim të veçantë të lëvizjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin ndalohet hyrja dhe dalja nga dhe në rajonin  e territorit të komunës së Kumanovës me transport publik dhe hekurudhor.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 26.03.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 462.684 (49.219 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 20.834 (2.401 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 199

  • Rajoni Evropian i OBSH-së
    • Raste të konfirmuara – 250.287 (29.771 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 13.950 (1.964 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku Perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 99.058 (292 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.540 (22 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 536 (192 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 79 (7 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 32.442 (811 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 162 (154 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 75.712 (14.878 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 1.065 (252 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 1.937 (275 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 31 (2 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup, 27.03.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik