Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut– 28.09-04.10.2020

Janë testuar gjithsej 9.832 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Pozitive janë 1.203, nga 31 qytete, që paraqet një rritje prej 35,5% nga java e kaluar. (Tabela 1). Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=519; 43,1%), ndërsa incidencë më e lartë javore në Berovë–192,3/100.000 (Tabela 1, Кartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19

 

 

karta al gradovi

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=239, 19,9%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 40-49 (n=220; 18,3%),50-59 (n=200; 16,6%), 30-39 (n=222; 18,5%) dhe 20-29 (n=194; 16,1%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=38; 3,2%) dhe 10-19 vjet (n=90; 7,5%).

Sipas gjinisë, 544 (45,2%) femra dhe 659 (54,8%) meshkuj.

142 (13,2%)  janë shtruar në spital, ndërsa tek 280 (26,1%) persona janë regjistruar komorbiditete.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 403(37,6%) kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar. 32(3%)  persona kanë pasur histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar konsiderohen 786 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.

Janë raportuar 30 raste të vdekjes nga 11 qytete, një rritje kjo prej 7,1% krahasuar me javën e kaluar. Sa i përket moshës, 24 persona kanë qenë në moshë mbi  60 vjet, 6 në moshë nga 50-59 vjet.  Vetëm një prej tyre nuk ka qenë i shtruar në spital. Komorbiditete janë regjistruar tek 20 nga personat e vdekur.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 04.10.2020, janë regjistruargjithsej 18.674 raste me COVID-19 (I=912,0/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër dhe Shtip. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 1).

 

Tabela 1.Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së

 tabela

 

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 2.441,0  në 100 000 banorë, përderisa incidencë me mbi 1.000 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Strugë, S. Nikole, Dibër dhe Prespë (Tabela 1, Kartogrami 2).

Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV

 karta al gradovi1

 

Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 9.631 meshkuj dhe 9.240 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 929,2/100.000, ndërsa tek femrat 894,8/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 99 vjet (mediana – 44,1 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 4.134(21,9%) I=1.078,6/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 1.251,9/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=3.481) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 284,9 dhe 388,9 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 652 dhe 973 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

 Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës, (n=18.871)

 

grafik covid 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=243) është regjistruar në 17.07.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=18.871)

 

grafik covid 2

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën që kaloi (n=1.203) (Grafiku 3).

Grafiku 3. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020  (n=18.871)

 

grafik covid 3

19,2% (n=3.627) e rasteve kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak.

Sipas raporteve të arrita pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina dhe Klinika Zhan Mitrev), për momentin ka 342 persona të hospitalizur, nga të cilët 96 janë në terapi me oksigjen dhe 9 ventilim mekanik.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (66,1%), plogështi (43,3%), kollë (39,1%), dhimbje të kokës (15,9%), dhimbje në fytо (15,5%), ethe (11,9%), humbje e ndjesisë për shije/aromë (11,2%) dhe vështirësi në frymëmyrrje (10,7%).

Tek 4.737 ose 25,1% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.

157 (0,8%) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 41 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 65 kanë qenë pa simptoma.

Tek 5.570 (39,5%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 3.878 sëmundje kardiovaskulare, 1.493 diabet, 779 me sëmundje të mushkërive dhe 1.161 me sëmundje të tjera kronike. Tek 2.128 (58,7%)  e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

1009 (5,3%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 760 raste të vdekjes (Lt = 4,0%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 19.06.2020  dhe në 27.06.2020 (n=12), ndërsa sipas javëve në javën e 25-të (n=54) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=555) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 144,8/100.000 banorë. Janë regjistruar 478 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 282 raste të vdekjes tek femrat.

610(80,3%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=457), diabet (n=214) dhe sëmundje të mushkërive (n=110).

Janë regjistruar edhe 7 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 3  gra shtatzëna.

49 (6,4%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 711 (93,6%) në spital.

Grafiku 4.Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020,(n=760)

 

grafik covid 4

490 (2,6%) janë raste të importuara. 8 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 7.680 (40,7%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 195.541 materiale,  18.871 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 94.502 teste në 1.000 000 banorë.

Tabela 2.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=195.541)*

Numri kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
Të gjithë laboratorët 195541 18871 4982 24 190559 18847
ISHP Virusologjia 81397 10114 3226 22 78171 10092
QSHP Shkup 3127 399 0 0 3127 399
Avicena 20439 1487 0 0 20439 1487
Biotek 19438 968 0 0 19438 968
Klinika Zhan Mitrev 25282 1679 0 0 25282 1679
Sistina 20320 1014 0 0 20320 1014
LAOR 2170 109 0 0 2170 109
ASHAM 13970 2213 1756 2 12214 2211
Fakulteti i veterinarisë 755 81 0 0 755 81
Mjekësia ligjore 722 9 0 0 722 9
QSHP Manastir 5077 598 0 0 5077 598
KSIGJF 1015 128 0 0 1015 128
KGJA 1133 38 0 0 1133 38
Sinlab 688 26 0 0 688 26

*8 persona janë konfirmuar jashtë shtetit

 

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 2.624 (13,9%) janë raste aktive, 15.487 (82,1%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 5).

Nga këto 2.468 (15,9%)kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 13.017 (84,1%) në trajtim shtëpiak.

Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=18.871)

 

grafik covid 5

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=18.871)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 943 6201 274 7418
Kumanovë 170 1559 73 1802
Tetovë 161 1240 91 1492
Shtip 61 1197 28 1286
Gostivar 76 820 51 947
Prilep 142 538 42 722
Strugë 44 582 62 688
Ohër 32 386 20 438
Koçan 180 238 8 426
  1. Nikole
54 317 2 373
Veles 32 293 16 341
Kërçovë 31 287 16 334
Manastir 73 248 10 331
Strumicë 179 111 13 303
Dibër 32 240 15 287
Kavadar 40 209 2 251
Prespë 8 153 5 166
Dellçevë 73 58 7 138
Berovë 49 76 2 127
Kriva Pallankë 36 85 4 125
Vinicë 36 85 4 125
Probishtip 19 98 117
Gjevgjeli 38 74 112
Radovish 36 62 4 102
Makedonski Brod 4 84 5 93
Demir Hisar 2 58 2 62
Vallandovë 36 15 51
Negotinë 11 34 2 47
Pehçevë 4 42 46
Makedonska Kamenica 11 24 35
Kratovë 2 24 26
Krushevë 1 17 2 20
Bogdanci 6 13 19
Demir Kapija 1 11 12
Dojran 1 8 9
Gjithsej 2624 15487 760 18871

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19 dhe një rrezik të lartë.

 

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

  • Shkupi, Koçani dhe Strumica janë në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Berova, Vinica, Sveti Nikole dhe Dellçeva janë në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

Në tabelën 4 është prezantuar pasqyra momentale e rasteve aktive sipas komunave.

Tabela 4. Raste aktive meCOVID-19 sipas komunave, Shkup, Strumicë dhe Koçan (n=1302)

Qyteti/Komuna Raste aktive Qyteti/Komuna Raste aktive
Shkup 943 Strumicë 179
Aerodrom 165 Strumicë 151
Qendër 158 Bosillovë 16
Karposh 139 Vasilevë 8
KisellaVoda 108 Novo Sellë 4
Gazi Babë 102 Koçan 180
Gjorçe Petrov 70 Koçan 153
Çair 60 Çeshinovë-Obleshevë 26
Butel 36 Zërnovc 1
Ilinden 34
ShutoOrizare 17
Saraj 15
Të huaj 9
Petrovec 7
Haraçinë 5
ÇuçerSandevë 5
Studeniçan 4
Zelenikovë 3
Të pacaktuar 3
Sopishte 3

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 05.10.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global- 35.109.317

Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 1.035.341

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara –17.101.686
    • Raste të vdekjes – 746
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 7.418.537
    • Raste të vdekjes – 237
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 6.269.155
    • Raste të vdekjes – 652
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 486.594
    • Raste të vdekjes – 624
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara –1.202.973
    • Raste të vdekjes –334
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 631
    • Raste të vdekjes – 13.735

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 05.10.2020

 

Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik