Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 28.05.2020

Janë testuar gjithsej 661 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Nga numri i përgjithshëm 124 i përkasin skriningut të targetuar në kopshtet dhe shtëpitë e pleqve në Shkup, Tetovë, Veles dhe Kumanovë, ku janë regjistruar 2 raste pozitive, nga një në kopshtet në Shkup dhe Kumanovë.

Pozitive janë 52, nga 7 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (46,2%).

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 28.05.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 24 2
Tetovë 10 1
Kumanovë 7 0
Shtip 7 0
Strugë 2 0
Veles 1 1
Koçan 1 0
Gjithsej 52 4

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, numër më të madh ka tek grupmosha 40-49 dhe 50-59 vjet, me nga 14 raste pozitive, ndërsa sipas gjinisë 26 janë femra dhe 26 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 9 pacientë të rinj. Tek 16 persona është vërtetuar komorbiditet.

20 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 30 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 4 raste të vdekjes, nga Shkupi, Velesi dhe Tetova, në moshë nga 55-83 vjet, me simptoma, komorbiditete që kanë qenë të shtruar në KSIGJF dhe SPQ 8 Shtatori ku edhe kanë ndërruar jetë. Personat e ndjerë janë pa histori udhëtimi, as kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 28.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 2.129  raste me  COVID-19 (I=102,5/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 31 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Dibër, Prilep, Veles dhe Kumanovë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 2.129 102,5 126 6,1 5,9%
Shkup 795 128,7 30 4,9 3,8%
Kumanovë 449 314,7 21 14,7 4,7%
Prilep 211 221,4 14 14,7 6,6%
Tetovë 192 96,1 20 10,0 10,4%
Veles 129 194,7 10 15,1 7,8%
Strugë 79 116,4 16 23,6 20,3%
Shtip 61 115,8 2 3,8 3,3%
Dibër 51 183,8 4 14,4 7,8%
Koçan 32 66,7 2 4,2 6,3%
Manastir 28 27,5 2 2,0 7,1%
Ohër 23 41,0 0 0,0 0,0%
Gostivar 22 18,4 2 1,7 9,1%
Negotinë* 12 51,1 0 0,0 0,0%
Kriva Pallankë 6 25,1 0 0,0 0,0%
Kavadar 5 11,6 1 2,3 20,0%
Gjevgjeli 4 11,6 0 0,0 0,0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0,0%
Strumicë 3 3,2 0 0,0 0,0%
Krushevë 3 31,5 1 10,5 33,3%
Pehçevë 3 60,1 0 0,0 0,0%
Vinicë 3 15,4 0 0,0 0,0%
Kërçovë 3 5,2 0 0,0 0,0%
Probishtip 2 13,1 0 0,0 0,0%
Makedonski Brod 2 17,9 0 0,0 0,0%
Kratovë 2 20,9 0 0,0 0,0%
Demir Hisar 1 11,9 0 0,0 0,0%
Berovë 1 7,7 0 0,0 0,0%
Vallandovë 1 8,4 0 0,0 0,0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100,0%
Sveti Nikole 1 4,9 0 0,0 0,0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 314,7  të sëmurë në 100 000 banorë, në Prilep është 221,4/100.000 banorë, në Veles 194,7/100.000, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, në Shkup 128,7/100.000 dhe në Strugë 116,4/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Shtip, Koçan, Tetovë dhe Pehçevë (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, RMV

29.5.1

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 1.034  i përkasin gjinisë mashkullore dhe 1.095 gjinisë femërore.

Morbiditeti specifik tek meshkujt është 99,8/100.000, ndërsa tek femrat 106,0/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 44,7 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 463 (21,7%) me incidencë 120,8/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 155,7/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=433) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 37,6 dhe 40,8 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 86, gjegjësisht 102 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës  (n=2.129)

29.5.2

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=2.129)

29.5.3

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 16 (n=370) (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=2.129)

29.5.4

Nga rastet e raportuara, 26,2% (n=557) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (65,8%), kollë (52,9%), plogështi (39,2%), ethe (19,4%), dhimbje koke  (15,3%), dhimbje e fytit (14,4%), vështirësi në frymëmarrje (15,2%), ndërsa 686 ose 32,2%  e personave janë pa simptoma.

499 ose 74,3% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Janë raportuar edhe 22 (1,0%) raste tek gra shtatzëna, 7 nga të cilat janë shtruar në spital. 12 prej tyre janë raste asimptomatike.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 652 (30,6%) kanë edhe sëmundje kronike, 450 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 148 janë me diabet, 114 janë me sëmundje kronike të mushkërive dhe  126 me sëmundje të tjera kronike. Tek personat e shtruar në spital 297 (53,3%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 262 (12,3%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 126 raste të vdekjes (Lt = 5,9%). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=80) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 20,9/100.000 banorë. Janë regjistruar 86 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 40 raste të vdekjes tek femrat. Tek këto, tek 94 (74,6%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=65),  diabet (n=24) dhe sëmundje të mushkërive (n=23). Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe një grua shtatzënë. 9 (7,1%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 117 (92,9%) në spital.

96 (4,5%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 22.04.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 1.250 (58,7%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 27.684 materiale, 2.129  pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 13.379  teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=27.023)

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 27.684 2.129 3.015 5 24.669 2.124
ISHP Virusologjia 17.555 1.666 1.824 3 15.731 1.663
QSHP Shkup 0 0 0 0 0 0
Avicena 743 55 0 0 743 55
Biotek 1.688 56 0 0 1.688 56
Klinika Zhan Mitrev 4.212 186 0 0 4.212 186
Sistina 1.054 32 0 0 1.054 32
ASHAM 1.677 53 1.191 2 486 51
Fakulteti i Veterinarisë 755 81 0 0 755 81

 

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 487 (22,9%) janë raste aktive, 1.516 (71,2%) persona janë të shëruar (241 prej tyre janë punonjës shëndetësorë dhe 10 shtatzëna) (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 327 (21,6%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 1.189 (78,4%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=2.129)

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 238 527 30 795
Kumanovë 43 385 21 449
Prilep 43 154 14 211
Tetovë 70 102 20 192
Veles 30 89 10 129
Strugë 11 52 16 79
Shtip 26 33 2 61
Dibër 47 4 51
Koçan 1 29 2 32
Manastir 6 20 2 28
Ohër 6 17 23
Gostivar 4 16 2 22
Demir Kapija 2 5 7
Kriva Pallankë 6 6
Negotinë 3 2 5
Kavadar 4 1 5
Radovish 4 4
Gjevgjeli 4 4
Pehçevë 3 3
Kërçovë 1 2 3
Vinicë 1 2 3
Krushevë 2 1 3
Strumicë 1 2 3
Kratovë 2 2
Probishtip 2 2
Makedonski Brod 2 2
Berovë 1 1
Demir HIsar 1 1
Sveti Nikole 1 1
Dellçevë 1 1
Vallandovë 1 1
GJITHSEJ 487 1.516 126 2.129

 

 

 

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=2.129)

29.5.5

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Në mbledhjen e 57-të të Qeverisë që u mbajt në 28.05.2020 u vendos që nga data 28.05.2020 të shfuqizohet plotësisht  Vendimi për ndalesë dhe lëvizje të kufizuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 28.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 5.593.631 (104.505 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 353.334 (4.221   të reja)

 

  • Rajon i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 2.556.479 (60.254 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 148.412 (2.584 raste të reja)
  • Rajon i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 2.079.924 (18.096 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 177.331 (1.105 raste të reja)
  • Rajon i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 461.824 (234 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 11.621 (169 raste të reja)
  • Rajon i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 227.611 (088 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 630 (271 raste të reja)
  • Rajon i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 177.460 (056 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.957 (30 raste të reja)
  • Rajon i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 89.592 (3.777 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 370 (62 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 29.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik