Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 03.04.2020

Janë raportuar 53 raste të reja me  COVID- nga 10 qytete. Numri më i madh i të prekurve janë nga Struga dhe Shkupi.  (Тabela 1).

Таbela 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qyteti Numri i të sëmurëve Komuna
Struga 14 1
Shkupi 13 1
Kumanova 8 2
Koçani 6  
Shtipi 3  
Radovish 2  
Prilep 2  
Тetovë 2  
Gostivar 2  
Veles 1 1
Gjithsej 53 5

 

Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës 40-49 vjet (n=15),ndërsa sipas gjinisë 31 janë femra dhe 22 janë meshkuj.

Janë testuar gjithsej 414 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 53 ose 12,8% e të testuarve.

Janë regjistruar edhe 5 raste të vdekjes në 24 orët e fundit.

Një person në Shkup, i ardhur nga Kosova.

Nga 2 të vdekurit nga Kumanova, një është paraqitur një ditë më parë, ndërsa tjetri është konfirmuar në 01.04.2020 (pa komorbiditet, pa histori udhëtimi);

Personi nga Velesi është konfirmuar post mortem (komorbiditete: astma, pa histori udhëtimi dhe pa kontakt me rast të konfirmuar).

Personi nga Struga ka pasur komorbiditete, HTA, sëmundje kronike të mushkërive, pa histori udhëtimi dhe pa kontakt me rast të konfirmuar.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 03.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 483 raste me  COVID-19 (I=23,3/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 17 qytete, Shkup (n=221), Kumanovë (n=93), Dibër (n=49), Prilep (n=24), Strugë (n=23), Shtip (n=18), Tetovë (n=17), Veles (n=9), Koçan (n=7), Manastir (n=4), Gostivar (n=4), Gjevgjeli (n=4), Ohër (n=3), Kavadar (n=2), Kriva Pallankë (n=2), Radovish (n=2) dhe Strumicë (n=1). (Kartogrami 1).

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Dibër -176,5 /100 000 banorë, në Kumanovë 65,2/100 000 banorë, ndërsa në Shkup 35,8/100 000 banorë.

Kartogrami 1. Shpërdarja e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve

мапа 03.04

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 230 persona të gjinisë mashkullore dhe 253 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 22,2/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 24,5/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 2 deri në 91 vjet (mediana – 44,9 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet-  101 (20,9%), ndërsa incidencë më të lartë ka tek personat nga 50-59 vjet 34,5/100.000 banorë (Grafiku 1).

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=483)

korona 3 .4 graf 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=53) është regjistruar në 03.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=483)

korona 3.4. graf 2

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – вкупно 4.920  materiale 483 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV.  (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=4.920)

korona 3.4. graf 3

Të dhënat lidhur me përhapjen sipas komunave në Shkup, simptomat dhe komorbiditetin, hospitalizimin dhe kontaktet për datën  03.04.2020 ende po përpunohen dhe do prezantohen në raportin e radhës. Sipas të dhënave për 02.04.2020:

Në nivel të territorit të QSHP Shkup, të sëmurë janë regjistruar në 11 komuna, ndërsa numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në Karposh (n=35). Shpërndarja e të sëmurëve në territorin e Shkupit është prezantuar në Kartogramin 2.

Nga rastet e raportuara, 23,7% janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar kollë (64,1%), temperaturë (63,2%), debulesë (33,6%), dhimbje koke  (22,0%) ethe (19,1%) , dhimbje e fytit (17,1%), dhe vështirësi në frymëmarrje (16,8%), ndërsa 126 persona janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 108 kanë edhe sëmundje kronike, 79 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 24 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 24 janë me diabet, 5 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  9 me sëmundje të tjera kronike.

Janë regjistruar 52 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

399 nga të sëmurët janë raste aktive, ndërsa 19 janë shëruar.

Janë regjistruar edhe 12 raste të vdekjes.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 57 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 278 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

 

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 1030 kontakte të cilët mbikëqyren në periudhë prej 14 ditësh.

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Kumanova në fazë 4 (përhapje e gjerë)

Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 3 (përhapje lokale)

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 21:00 deri më 06:00, për fundjavë nga 16:00 – 05:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Ndalohet edhe lëvizja   e personave mbi 67 vjet në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.

Ndalohet edhe lëvizja   e personave deri në 18 vjet, në periudhën nga ora 21:00 deri në ora 12:00 të ditës vijuese, dhe ndalohet lëvizja e makinave të transportit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 27 bëri plotësimin e Vendimit për ndalesë dhe për regjim të veçantë të lëvizjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin ndalohet hyrja dhe dalja nga dhe në rajonin  e territorit të komunës së Kumanovës me transport publik dhe hekurudhor.

Përveç kësaj, në mbledhjen e 34 të Qeverisë mori vendim për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së popullatës (orë policore) në komunën e Kumanovës, dhe atë ndalesë të përgjithshme  gjatë fundjavës, duke filluar nga ora 21:00 të premten 03.04.2020, deri në ora 05:00 të hënën 06.04.2020.

Gjatë ditëve të javës, nga e hëna deri në të premten, ndalesa vlen çdo ditë nga  ora 16:00 deri në ora 05:00.

Gjendja me COVID-19 në botë

 

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 03.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 972.303 (75.853 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 50.321 (4.822 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 206

  • Rajoni Evropian i OBSH-së
    • Raste të konfirmuara– 541.808 (38.802 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 37.103 (3.499 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara– 108.930 (304 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.760 (37 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara– 5.881 (557 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 245 (29 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara– 62.236 (4.068 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.438 (159 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara– 247.473 (30.561 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 5.600 (1.061 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara– 5.263 (561 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 164 (37 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup, 04.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik