Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 03.05.2020

Janë testuar gjithsej 113 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 7.

Raste janë regjistruar në 4 qytete. Për herë të parë është regjistruar rast në Kratovë.  (Tabela 1).

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 03.05.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Tetovë 4 0
Shkup 1 1
Kratovë 1 0
Prilep 1 0
Gjithsej 7 1

 

Rastet bëjnë pjesë në të gjitha grupmoshat, ndërsa sipas gjinisë 2 janë femra dhe 5 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 2 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Tek 3 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 4 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 47 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Është regjistruar edhe 1 rast i vdekjes, person në moshë 65 vjet, nga Shkupi dhe Gostivari, me simptoma dhe komorbiditet dhe kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 03.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.518 raste me  COVID-19 (I=73,4/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 29 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Prilep ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti Qytetet
Gjithsej 1.518 73.4 85 4.1 5.6%
Shkup 512 82.9 18 2.9 3.5%
Kumanovë 401 281.0 20 14.0 5.0%
Prilep 159 166.8 10 10.5 6.3%
Tetovë 90 45.1 7 3.5 7.8%
Veles 77 116.2 3 4.5 3.9%
Strugë 67 98.7 14 20.6 20.9%
Dibër 51 183.8 4 14.4 7.8%
Shtip 34 64.5 2 3.8 5.9%
Koçan 31 64.6 2 4.2 6.5%
Manastir 18 17.7 1 1.0 5.6%
Gostivar 17 14.2 2 1.7 11.8%
Ohër 15 26.7 0 0.0 0.0%
Negotinë* 9 38.3 0 0.0 0.0%
Kavadar 5 11.6 1 2.3 20.0%
Kriva Pallankë 5 20.9 0 0.0 0.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 10.5 /
Strumicë 2 2.1 0 0.0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0 0.0%
Makedonski Brod 2 17.9 0 0.0 0.0%
Pehçevë 2 40.1 0 0.0 0.0%
Vinicë 2 10.3 0 0.0 0.0%
Kërçovë 2 3.5 0 0.0 0.0%
Demir Hisar 1 11.9 0 0.0 0.0%
Vallandovë 1 8.4 0 0.0 0.0%
Dellçevë 1 4.2 0 0.0 0.0%
Kratovë 1 10.5 0 0.0 0.0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 281,0 të sëmurë në 100 000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, ndërsa në Prilep është 166,8/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Strugë, Shkup,  Shtip, Koçan (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

kartogram 3.5

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 722 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 796 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 69,7/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 77,1/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 44,9 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 323 (21,3%) ndërsa incidencë më e lartë – 112,9/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet. Incidencë më e ulët, 23,6 dhe 25,2 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 54, gjegjësisht 63 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.518)

grafikon 1 3.5

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.518)

grafikon 2 3.5

Nga rastet e raportuara, 22,7% (n=345) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (65,5%), kollë (53,3%), plogështi (35,6%), ethe (19,2%), dhimbje koke  (16,2%), dhimbje e fytit (15,2%), vështirësi në frymëmarrje (15,1%), ndërsa 514 ose 33,9%  e personave janë pa simptoma.

372 ose 72,4% prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 441 (29,1%) kanë edhe sëmundje kronike, 299 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 96 janë me diabet, 85 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 19 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  61 me sëmundje të tjera kronike.

Tek personat e shtruar në spital 177 (51,3%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 235 (15,5%)  raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 85 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=56) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 14,6/100.000 banorë. Tek 64 (75,3%)  e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

96 (6,3%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 904 (59,6%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 17.359 materiale, 1.518  pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 8.389 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

 

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=17.359)

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 17.359 1.518
ISHP- Virusologjia 11.913 1.251
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 404 29
Avicena (skrining) 413 31
Biotek (privat) 836 36
Klinika Zhan Mitrev (privat) 3.346 155
Sistina (privat) 362 10
ASHAM 85 6

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 441 (29,1%) janë raste aktive, 992 (65,3%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 177 (17,8%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 589 (82,2%) %) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.518)

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Persona të sëmurë Të shëruar Raste të vdekjes Gjithsej
Shkup 127 367 18 512
Kumanovë 91 290 20 401
Prilep 73 76 10 159
Tetovë 40 43 7 90
Veles 43 31 3 77
Strugë 17 36 14 67
Dibër 47 4 51
Shtip 5 27 2 34
Koçan 8 21 2 31
Manastir 3 14 1 18
Gostivar 3 12 2 17
Ohër 9 6 15
Demir Kapi 7 7
Kavadar 2 2 1 5
Kriva Pallankë 1 4 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Krushevë 1 1 1 3
Probishtip 2 2
Strumicë 2 2
Kërçovë 1 1 2
Pehçevë 2 2
Vinicë 1 1 2
Makedonski Brod 2 2
Negotinë 2 2
Kratovë 1 1
Dellçevë 1 1
Vallandovë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 441 992 85 1.518

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 , (n=1.518)

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shumë i lartë:

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 19:00 deri më 05:00, për fundjavë nga ora 15:00 deri ditën e hënë në ora 05:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet nga e hëna deri të premten është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 12:00, ndërsa ditën e shtunë nga 5:00 – 11:00, ndërsa të rinjtë dri në 18 vjet nga e hëna deri të premten nga ora 13:00-19:00 ndërsa të shtunën nga 12:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 03.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 3.349.786 (82.763 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 238.628 (8.657 të reja)

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.518.895 (032 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 142.667 (2.081 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 1.384.641 (050 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 409 (6.213 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 609 (5.618 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 7.871 (130 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 151.444 (1.041 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.229 (63 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 047 (3.557 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 2.375 (119 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 29.438 (064 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 064 (51 raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 03.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik