Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 03-09.05.2021
Janë testuar gjithsej 15.781 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rritje prej 5,4%.
Pozitive janë 1.304 raste, nga 33 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 37,2%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 2,5% deri më 12,2%, mesatarisht 7,5%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup ((n=482; 37,0%), me incidencë javore prej – 78,0/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 169,9/100.000 banorë është regjistruar në Vinicë. (Tabela 1, Kartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID, 03-09.05.2021, RMV
Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=508, 39,0%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 40-49 (n=227; 17,4%), 50-59 (n=208; 16,0%), 30-39 (n=176; 13,5%) dhe 20-29 (n=106; 8,1%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=26; 2,0%) dhe 10-19 vjet (n=53; 4,1%). Krahasuar me javën që shkoi vihet re një rënie e numrit të të sëmurëve tek të gjitha grupmoshat, sidomos tek grupmosha nga 39 vjet (41,1%).
Sipas gjinisë janë regjistruar 692 (53,1%) femra dhe 612 (56,9%) meshkuj.
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 4.502 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, që është për 12,2% më shumë se javën e kaluar.
Janë raportuar 105 raste të vdekjes nga 27 qytete, 37,1% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 91 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 6 në moshë nga 50-59 vjet, 5 persona nga 40-49 vjet, 2 nga 30-39 vjet dhe 1 person në moshë nga 20-29 vjet.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 02.05.2021, janë regjistruar gjithsej 152.747 raste me COVID-19 (I=7382,0/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Manastir, ndërsa mortalitet më të madh ka në Prilep, Ohër, Kavadar dhe Krushevë. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë, Radovish, Prilep dhe Strugë (Tabela 1).
Tabela 1. Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, deri më 09.05.2021
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Kavadar me со 11.934,7 në 100.000 banorë, Negotinë (11.212,6/100.000) dhe Shkup (11.006,5/100.000), përderisa incidencë më e vogël 3.124,6 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Makedonska Kamenicë (Tabela 1, Kartogrami 2).
Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV
Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 77.236 meshkuj dhe 76.815 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 7.451,5/100.000, ndërsa tek femrat 7.438,6/100.000.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 101 vjet (mosha mesatare – 46,0 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 39.515 (25,7%) me morbiditet specifik prej 10.309,5/100.000. Morbiditet më i ulët, 1.288,4 dhe 2.713,7 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 2.949 dhe 6.790 raste përkatësisht. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=154.051)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.513) është regjistruar në 30.03.2021.
Nga java e 9 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën e 13 të vitit 2021 (n=7.932) (Grafiku2). Pas disa javësh me një stabilizim të numrit të rasteve të reja, vihet re një rënie e vazhdueshme e numrit të të sëmurëve.
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, deri më 02.05.2021 (n=154.051)
Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle, Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 1.124 persona të hospitalizur, nga të cilët 620 janë në terapi me oksigjen dhe 25 ventilim mekanik invaziv.
Në 17.02.2021 në Republikën e Maqedonisë së Veriut filloi vaksinimi kundër COVID 19. Deri më 09.05.2021 me Pfizeir – BioNTech gjithsej janë vaksinuar 20.688 (22.822 me dozën e parë dhe 18.913 me dozën e dytë), me Sputnik V gjithsej janë vaksinuar 41.735 (22.822 me dozën e parë dhe 18.913 me dozën e dytë), me vaksinën e AstraZeneca gjithsej janë vaksinuar 22.270 dhe 46.185 me Sinopharm.
Deri më 09.05.2021 janë vaksinuar gjithsej 108.031 persona me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19. Me dy doza janë vaksinuar gjithsej 22.847 persona.
Të dhënat në vazhdim u referohen të dhënave deri më 04.01.2021.
Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (68,8%), plogështi (40,1%), kollë (40,8%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (27,0%), dhimbje të kokës (21,9%), dhimbje të muskujve (18,1%), dhimbje të fytit (14,1%) dhe vështirësi në frymëmarrje (9,8%).
Tek 17.126 ose 23,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.
412 (1,8 %) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 58 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 119 kanë qenë pa simptoma.
3.439 (4,8%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.
Tek 22.444(31,0%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 15.323 sëmundje kardiovaskulare, 5.842 diabet, 2.843 me sëmundje të mushkërive dhe 3.986 me sëmundje të tjera kronike. Tek 4.800(63,3%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.
1.029 (1,4%) janë raste të importuara, 11 janë detektuar në pikat hyrëse-dalëse. 23.054 (32,0%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.
Janë regjistruar 5.109 raste të vdekjes (Lt = 3,3%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në 08.04.2021 (n=49), ndërsa sipas javëve në javën e 14 të vitit 2021 (n=294) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=4.188) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 1.092,6/100.000. Janë regjistruar 3.179 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 1.903 raste të vdekjes tek femrat.
3.786 kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=3.022), diabet (n=1.282) dhe sëmundje të mushkërive (n=568).
Janë regjistruar edhe 30 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 5 gra shtatzëna.
255 (5,0%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 4.854 (95,0%) në spital.
Grafiku 3. Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, deri më 09.05.2021 (n=5.109)
Nga 15.02.2020-09.05.2021 janë kryer gjithsej 741.021 testime nga të cilat 154.051 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 358.124 teste në 1.000 000 banorë.
Tabela 2. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=741.021)*
*9 raste janë vërtetuar në laboratorë jashtë vendit
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 10.572 persona (6,9%) janë raste aktive 138.370 raste (89,8%) persona janë të shëruar të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 4)(Grafiku 5).
Nga këto 6.415 (4,6%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 131.955 (95,4%) në trajtim shtëpiak.
Grafiku 5. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm deri më 09.05.2021 (n=154.051)
Тabela 3. Rezultatet sipas qyteteve, RMV (n=154.051)
Shpërndarja sipas qyteteve | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 4906 | 61387 | 1688 | 67981 |
Kumanovë | 866 | 7530 | 323 | 8719 |
Prilep | 412 | 7420 | 411 | 8243 |
Tetovë | 436 | 6440 | 294 | 7170 |
Manastir | 672 | 5275 | 282 | 6229 |
Veles | 362 | 4914 | 170 | 5446 |
Gostivar | 275 | 4642 | 227 | 5144 |
Kavadar | 212 | 4776 | 148 | 5136 |
Ohër | 374 | 4368 | 219 | 4961 |
Shtip | 224 | 4574 | 139 | 4937 |
Strumicë | 186 | 3697 | 195 | 4078 |
Strugë | 124 | 2652 | 187 | 2963 |
Koçan | 136 | 2509 | 111 | 2756 |
Kërçovë | 229 | 2183 | 102 | 2514 |
Gjevgjeli | 157 | 1961 | 67 | 2185 |
Negotinë | 128 | 1988 | 57 | 2173 |
Sveti Nikole | 91 | 1392 | 30 | 1513 |
Prespë | 176 | 1014 | 34 | 1224 |
KrivaPallankë | 43 | 1116 | 57 | 1216 |
Radovish | 87 | 970 | 57 | 1114 |
Berovë | 26 | 960 | 39 | 1025 |
Dellçevë | 67 | 855 | 38 | 960 |
Dibër | 22 | 870 | 43 | 935 |
Vinicë | 112 | 712 | 34 | 858 |
Probishtip | 22 | 732 | 29 | 783 |
Vallandovë | 16 | 628 | 20 | 664 |
Bogdanci | 36 | 449 | 9 | 494 |
Krushevë | 71 | 387 | 32 | 490 |
Demir Kapija | 15 | 370 | 11 | 396 |
Demir Hisar | 56 | 324 | 14 | 394 |
Kratovë | 6 | 337 | 15 | 358 |
Makedonski Brod | 1 | 342 | 13 | 356 |
Pehçevë | 10 | 249 | 6 | 265 |
Makedonska Kamenica | 16 | 218 | 5 | 239 |
Dojran | 0 | 129 | 3 | 132 |
Gjithsej | 10.572 | 138.370 | 5.109 | 154.051 |
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID-19 DHE MASAT E REKOMANDUARA
Deri më 09.05.2021 numri reproduktiv i të infektuarve me COVID 19 (RO) në RMV është 0,82.
Grafiku 5. Incidenca ditore në 100.000 banorë dhe R0, COVID-19, RMV
Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën 3 (Përhapje lokale në komunitet), nënnivel 2, me kapacitete adekuate për reagim.
Për më shumë informacion në lidhje me masat kufizuese vizitoni vlada.mk
Masa të rekomanduara nga OBSH-ja për parandalim dhe kontroll
Krahas masave për gatishmëri gjatë rasteve të emergjencës, masave individuale të kujdesit , OBSH-ja rekomandon masa për shqyrtim nga organet kompetente që gjithashtu duhen marrë parasysh sa i përket efekteve që këto masa mund t’i kenë ndaj mirëqenies së përgjithshme dhe të individëve.
- Mbyllja e aktiviteteve joqenësore dhe puna nga shtëpia, sa më shumë të jetë e mundur.
- Individët duhet të zbatojnë higjienën e duarve, të përdorin shami gjatë kollitjes, të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndjehen mirë, të mbajnë maskë, të ruajnë distancën fizike dhe të evitojnë mjediset e mbyllura, vendet ku janë grumbulluar më shumë njerëz dhe kontaktet e afërta.
- Të shqyrtohen kufizimet e mësimit me prezencë fizike në universitete dhe të promovohet mësimi në distancë.
- Shërbimet për përkujdesjen e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme duhet të mbahen hapur duke i zbatuar masat përkatëse të sigurisë, nëse një gjë të tillë e lejon situata epidemiologjike lokale.
- Vlerësim i veçantë për mbajtjen e eventeve sportive dhe eventeve të ngjashme, p.sh. pa publik. Tubimet tjera masive duhet të ndërpriten, si dehe të zvogëlohet edhe numri i pjesëmarrësve në tubimet shoqërore.
GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 04.05.2021
- Numri i rasteve të reja në botë – 151.812.556 (5.705.981 në 7 ditët e fundit,
njësoj si javën e kaluar)
- Numri i rasteve të vdekjes në botë – 3.186.817 (93.523 në 7 ditët e fundit, 6% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të vërtetuara – 6281.517 (1.330.513 në 7 ditët e fundit, 5% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 1.517.981 (36.715 në 7 ditët e fundit, 1% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të vërtetuara – 51.920.795 (1.166.859 në 7 ditët e fundit, 22% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 1.084.814 (22.819 në 7 ditët e fundit, 12% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të vërtetuara – 22.675.230 (2.709.582 në 7 ditët e fundit, 19% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 220 (25.262 në 7 ditët e fundit, 48% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të vërtetuara – 9.147.412 (324.394 në 7 ditët e fundit, 14% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 183.431 (6.461 në 7 ditët e fundit, 1% më shumë se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të vërtetuara – 3.316.851 (42.090 në 7 ditët e fundit, 15% më pak se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 82.870 (1.000 në 7 ditët e fundit, 13% më pak se javën e kaluar)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të vërtetuara – 2.470.005 (132.543 në 7 ditët e fundit, 1% më shumë se javën e kaluar)
- Raste të vdekjes – 37.488 (1.266 në 7 ditët e fundit, 3% më pak se javën e kaluar)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19/HYPERLINK “http://www.iph.mk/preporaki-za-patnici-koi-doagaat-od-rizicni-regioni-so-covid19/”/
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
Shkup 10.05.2021
Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik