Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 30.11-06.12.2020
Janë testuar gjithsej 17.456 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 7,0%.
Pozitive janë 6.463 raste, nga 35 qytete, me një rënie të numrit nga java e kaluar për 4,2%. Numri më i madh i rasteve të reja janë regjistruar në Shkup (n=2.610; 40,4%), si dhe incidencë më e lartë–422,6/100.000 (Tabela 1, Кartogrami 1).
Kartogrami 1. Incidenca në 100 000 banorë, COVID-19, 30.11-06.12.2020, RMV
Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=1.639, 25,4%). Numër i madh i të prekurve është regjistruar edhe tek grupmosha nga 30-39 (n=1.244; 19,2%), 40-49 (n=1.222; 18,9%),50-59 (n=1.217; 18,8%) dhe 20-29 (n=791; 12,2%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=107; 1,7%) dhe 10-19 vjet (n=243; 3,8%).
Sipas gjinisë, 3.264 (50,5%) meshkuj dhe 3.199 (49,5%) femra.
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 5.313 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.
Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 3.524 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak, 16,3% më shumë se javën që shkoi.
Janë raportuar 184 raste të vdekjes nga 25 qytete, për 10,7% më pak se javën e kaluar. Sa i përket moshës, 158 persona kanë qenë në moshë mbi 60 vjet, 20 në moshë nga 50-59 vjet, ndërsa 5 raste në moshë nga 40-49 vjet. 1 rast i përket grupmoshës 30-39.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 06.12.2020, janë regjistruar gjithsej 68.332 raste me COVID-19 (I=3.302,4/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 35 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup,Kumanovë,Tetovë, Prilep, Gostivar, Veles dhe Shtip, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Shtip, Ohër dhe Prilep. Letalitet më i lartë është regjistruar në Krushevë dhe Strugë (Tabela 1).
Tabela 1.Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV, 2020
Në 20 qytete vihet re rënie e numrit të sëmurëve, në 4 qytete rritje minimale, ndërsa në qytetet e tjera rritje më e madhe e rasteve të reja. (Таbela 1)
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Shtip me 5.498,1 në 100 000 banorë, në Shkup (4.788,3/100.000) në Sveti Nikole (4.465,7/100.000), Prilep (3.549,2/100.000), Кavadar (3.432,2/100.000) dhe Veles (3.376,2/100.000), përderisa incidencë nën 1.500 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Radovish (Tabela 1, Kartogrami 2).
Kartogrami 2. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, RMV
Sa i përket gjinisë, janë regjistruar 34.953 meshkuj dhe 33.379. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 3.372,2/100.000, ndërsa tek femrat 3.232,4/100.000.
Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 99 vjet 99 vjet (mosha mesatare – 44,8 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet- 15.123(22,1%) I= 3.945,6/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 4.497,3/100.000 tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=12.505) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 646,2 dhe 1.183,4 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar ku janë raportuar 1.479 dhe 2.961 raste përkatësisht. (Grafiku 1)
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=68.332)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=1.406) është regjistruar në 17.11.2020. (Grafiku 2).
Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Kulminacioni është arritur në javën e 47 (n=7.481) (Grafiku2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=68.332)
13,4% (n=6.265) e rasteve kanë qenë/janë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët në trajtim shtëpiak, asimptomatik, ose me pasqyrë më të lehtë klinike.
Sipas raporteve të arrira pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, ISMF Kozle, Qendrat e COVID pranë Klinikave universitare të dermatovenerologjisë, neurologjisë, gastrohenteropatologjisë dhe nefrologjisë, Institutit për sëmundjet e mushkërive dhe TBC, Spitalet klinik në Shtip, Tetovë dhe Manastir, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Ohër, Gostivar, Strugë, Strumicë, Veles, Koçan, Kavadar, Kërçovë, Dibër dhe Gjevgjeli, KU e gjinekologjisë dhe obstetrikës, Klinika Axhibadem Sistina), për momentin ka 1.370 persona të hospitalizur, nga të cilët 496 janë në terapi me oksigjen dhe 19 ventilim mekanik invaziv.
Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (69,1%), plogështi (40,7%), kollë (40,5%), humbje e ndjesisë për aromë dhe/ose shije (25,6%), dhimbje të kokës (21,5%), dhimbje të muskujve (17%), dhimbje të fytit (15,3%), ethe (13,7%), dhe vështirësi në frymëmarrje (10,2%).
Tek 9.681 ose 20,7% e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma.
328 (0,7%) raste janë gra shtatzëna, nga të cilat 54 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes. 95 kanë qenë pa simptoma.
2.497 (5,3%) e rasteve janë në mesin e punonjësve shëndetësor.
Tek 13.451(28,7%) e rasteve janë regjistruar komorbiditete, 9.407 sëmundje kardiovaskulare, 3.489 diabet, 1.762 me sëmundje të mushkërive dhe 2.377 me sëmundje të tjera kronike. Tek 3.627(57,9%) e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.
Janë regjistruar 1.949 raste të vdekjes (Lt = 2.9%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në 20.11.2020 (n=36), ndërsa sipas javëve në javën e 47 (n=208) (Grafiku3). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=1.507) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë – 393,2/100.000. Janë regjistruar 1.245 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 704 raste të vdekjes tek femrat.
1.329(68,2%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=1.018), diabet (n=470) dhe sëmundje të mushkërive (n=213).
Janë regjistruar edhe 14 raste të vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 5 gra shtatzëna.
110 (5,6%) persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, ndërsa 1.839 (94,4%) në spital.
Grafiku 4.Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020, (n=1.949)
829(1,8%) janë raste të importuara. 10 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Gjithsej 16.927 (36,2%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.
Nga 15.02-06.12.2020 janë kryer gjithsej 349.734 testime nga të cilat 68.332 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 169.025 teste në 1.000 000 banorë.
Tabela 2. Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=349.742)*
*8 persona janë konfirmuar jashtë shtetit
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 21.678 (31,7%) janë raste aktive, 44.705 (65,4%) persona janë të shëruar (1.948 prej tyre janë punonjës shëndetësorë, 269 janë gra shtatzëna) të lëshuar nga spitali, pas 2 testeve negative gjatë trajtimit në shtëpi, ose sipas algoritmit të ri (Tabela 3)(Grafiku 5).
Nga këto 3.448 (7,7%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 41.257 (92,3%)në trajtim shtëpiak.
Tabela 4.Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=68.332)
Shpërndarja sipas qyteteve | Të sëmurë | Të shëruar | Numri i vdekjeve | Gjithsej |
Shkup | 10729 | 18236 | 610 | 29575 |
Tetovë | 1004 | 2977 | 163 | 4144 |
Kumanovë | 650 | 3245 | 142 | 4037 |
Prilep | 988 | 2244 | 151 | 3383 |
Shtip | 507 | 2325 | 64 | 2896 |
Gostivar | 937 | 1814 | 113 | 2864 |
Manastir | 950 | 1370 | 106 | 2426 |
Veles | 713 | 1454 | 70 | 2237 |
Strumicë | 578 | 1202 | 72 | 1852 |
Ohër | 557 | 1201 | 65 | 1823 |
Strugë | 450 | 1083 | 103 | 1636 |
Kavadar | 569 | 880 | 28 | 1477 |
Kërçovë | 454 | 880 | 39 | 1373 |
Koçan | 250 | 1057 | 26 | 1333 |
Sveti Nikole | 214 | 691 | 11 | 916 |
Gjevgjeli | 198 | 421 | 14 | 633 |
Negotinë | 301 | 313 | 11 | 625 |
Prespë | 207 | 307 | 14 | 528 |
Dibër | 123 | 358 | 23 | 504 |
KrivaPallankë | 141 | 328 | 18 | 487 |
Radovish | 125 | 324 | 25 | 474 |
Berovë | 117 | 293 | 14 | 424 |
Vinicë | 137 | 254 | 6 | 397 |
Probishtip | 86 | 295 | 7 | 388 |
Dellçevë | 178 | 189 | 16 | 383 |
Vallandovë | 52 | 177 | 2 | 231 |
Demir Hisar | 59 | 148 | 4 | 211 |
Makedonski Brod | 39 | 139 | 7 | 185 |
Kratovë | 47 | 118 | 5 | 170 |
Makedonska Kamenica | 82 | 71 | 1 | 154 |
Krushevë | 76 | 57 | 12 | 145 |
Bogdanci | 48 | 93 | 3 | 144 |
Pehçevë | 17 | 89 | 2 | 108 |
Demir Kapija | 75 | 31 | 106 | |
Dojran | 20 | 41 | 2 | 63 |
Gjithsej | 21.678 | 44.705 | 1.949 | 68.332 |
Grafiku 5.Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=68.332)
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të COVID-19 dhe një rrezik të lartë.
Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:
- Republika e Maqedonisë së Veriut në fazën4 (Përhapje e gjerë).
GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 01.12.2020:
- Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 866.635 (3.935.330 në 7 ditët e fundit, 4% më pak krahasuar me javën që shkoi)
- Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 448.990 (69.916 në 7 ditët e fundit, 3% më shumë krahasuar me javën që shkoi)
v Rajoni i OBSH-së Аmerika
- Raste të konfirmuara – 216.515 (1.652.915 në 7 ditët e fundit, 3% më shumë krahasuar me javën që shkoi)
- Raste të vdekjes – 228 (22.488 në 7 ditët e fundit, 2% më shumë krahasuar me javën që shkoi)
v Rajoni i OBSH-së Evropa
- Raste të konfirmuara – 495.511 (1.573.354 në 7 ditët e fundit, 13% më pak krahasuar me javën që shkoi)
- Raste të vdekjes – 362 (35.321 në 7 ditët e fundit, 5% më shumë krahasuar me javën që shkoi)
v Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara – 738.733 (371.180 në 7 ditët e fundit, 6% më shumë krahasuar me javën që shkoi)
- Raste të vdekjes – 454 (4.888 në 7 ditët e fundit, 4% më shumë krahasuar me javën që shkoi)
v Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara – 045.906 (248 909 në 7 ditët e fundit, 1% më pak krahasuar me javën që shkoi)
- Raste të vdekjes – 160 (5.800 në 7 ditët e fundit, 8% më pak krahasuar me javën që shkoi)
v Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara – 494.524 (48.483 në 7 ditët e fundit, 3% më shumë krahasuar me javën që shkoi)
- Raste të vdekjes – 512 (974 në 7 ditët e fundit, 10% më pak krahasuar me javën që shkoi)
v Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara – 705 (40.489 në 7 ditët e fundit, 12% më shumë krahasuar me javën që shkoi)
- Raste të vdekjes – 261 (445 në 7 ditët e fundit, 1% më shumë krahasuar me javën që shkoi)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
Faqja e internetit e Qeverisë:
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka pasur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup 07.12.2020
Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik