Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 30.03.2020
Janë raportuar 44 raste të reja me COVID- nga 7 qytete. Numri më i madh i të prekurve janë nga Kumanova.
(Тabela 1).
Таbela 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020
Qyteti | Numri i të prekurve | Komuna |
Shtip | 1 | |
Prilep | 1 | |
Tetovë | 2 | |
Strugë | 2 | |
Manastir | 3 | |
Shkup | 12 | |
3 | Qendër | |
3 | Çair | |
2 | Aerodrom | |
2 | Karposh | |
1 | Ilinden | |
1 | Butel | |
Kumanovë | 23 |
Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjet (n=13), ndërsa sipas gjinisë 28 janë femra dhe 16 janë meshkuj.
Në spital janë shtruar 13 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Nuk ka persona të lëshuar në shtëpi pas 2 testeve negative për prani të SARS-CoV2.
Tek 11 persona është vërtetuar prania e komorbiditetit.
Gjithsej 24 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar të COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 persona kanë histori të një udhëtimi (në 14 vitet e fundit).
Janë testuar gjithsej 392 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 44 ose 11,2 e të testuarve.
Janë regjistruar edhe 2 raste të vdekjes nga COVID-19. Bëhet fjalë për një pacient 46 vjeçar dhe një 78 vjeçar, nga Kumanova dhe nga Dibra. Tek i ndjeri nga Dibra simptomat kanë filluar në 23.03.2020, në KSIGJF është shtruar në 27.03.2020, ndërsa në 30.03.2020 ka ndërruar jetë. Ai ka pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vend. Tek i ndjeri nga Kumanova simptomat kanë filluar në 25.03.2020, në KSIGJF është shtruar në 30.03.2020. Tek të dy personat është vërtetuar komorbiditet.
GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT
Deri më 3003.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 329 raste me COVID-19 (I=15,9/100.000).
Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 15 qytete, Shkup (176), Dibër (n=47), Kumanovë (n=47), Shtip (n=15), Prilep (n=10), Tetovë (n=8), Strugë (n=7), Veles (n=6), Manastir (n=4), Ohër (n=3), Kavadar (n=2), Gostivar (n=1), Kriva Pallankë (n=1), Strumicë (n=1) dhe Gjevgjeli (n=1). (Kartogrami 1).
Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Dibër -169,3/100 000 banorë, në Shkup 28,5/100 000 banorë, ndërsa në Kumanovë 32,9/100 000 banorë.
Kartogrami 1. Shpërdarja e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve, (n=329)
Në nivel të territorit të QSHP Shkup, të sëmurë janë regjistruar në 10 komuna, ndërsa numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në Karposh (n=34). Shpërndarja e të sëmurëve në territorin e Shkupit është prezantuar në Kartogramin 2.
Kartogrami 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 sipas komunave, Shkup (n=176)
Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 154 persona të gjinisë mashkullore dhe 175 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 14,9/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 16,9/100.000 banorë.
Mosha e të prekurve sillet nga 2 deri në 91 vjet (mediana – 44,8 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 30-39 vjet- 74 (22,5%) me njëkohësisht edhe incidencë më të lartë 23,2/100.000 banorë (Grafiku 1).
Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=329)
Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara. Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=44) është regjistruar në 30.03.2020. (Grafiku 2).
Grafiku 2. Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=329))
Nga rastet e raportuara, 24,9% janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar kollë (66,5%), temperaturë (65,2%), debulesë (33,9%), dhimbje koke (24,9%) dhimbje e fytit (18%), ethe (21%) dhe vështirësi në frymëmarrje (16,7%), ndërsa 86 persona janë pa simptoma.
Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 80 kanë edhe sëmundje kronike, 60 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 15 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 15 janë me diabet, 4 me sëmundje kronike të veshkave, dhe 9 me sëmundje të tjera kronike.
Janë regjistruar 35 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.
308 nga të sëmurët janë raste aktive, ndërsa 12 janë shëruar.
Janë regjistruar edhe 9 raste të vdekjes.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 49 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 219 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)
Nga numri i përgjithshëm i të analizave – вкупно 3.518 materiale (329 pozitive), 2.425 janë vërtetuar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik, ndërsa 1.093 në laboratoret private. (Grafiku 3).
Grafiku 3. Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive me SARS-CoV2 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020
Nga rastet pozitive, janë regjistruar 912 kontakte të cilët mbikëqyren në periudhë prej 14 ditësh.
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19
Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.
Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:
- Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
- Shkupi në fazë 4 (përhapje e gjerë)
- Kumanova në fazë 4 (përhapje e gjerë)
- Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 2 (raste sporadike)
Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.
Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.
Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 21:00 deri më 06:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ndalohet edhe lëvizja e personave mbi 67 vjet në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.
Ndalohet edhe lëvizja e personave deri në 18 vjet, në periudhën nga ora 21:00 deri në ora 12:00 të ditës vijuese, dhe ndalohet lëvizja e makinave të transportit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të ditës vijuese.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 27 bëri plotësimin e Vendimit për ndalesë dhe për regjim të veçantë të lëvizjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin ndalohet hyrja dhe dalja nga dhe në rajonin e territorit të komunës së Kumanovës me transport publik dhe hekurudhor.
Gjendja me COVID-19 në botë
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 30.03.2020:
Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 693.282 (58.469 raste të reja)
Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 33.106 (3.215 të reja)
Numri i vendeve të prekura: 202
- Rajoni Evropian i OBSH-së
- Raste të konfirmuara– 392.815 (31.784 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 23.962 (2.535 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
- Raste të konfirmuara– 103.775 (987 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 3.649 (23 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
- Raste të konfirmuara– 4.084 (375 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 158 (19 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
- Raste të konfirmuara– 46.329 (552 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 813 (145 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Amerika
- Raste të konfirmuara– 142.081 (21.289 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 2.457 (484 raste të reja)
- Rajoni i OBSH-së Afrika
- Raste të konfirmuara– 486 (482 raste të reja)
- Raste të vdekjes – 60 (9 raste të reja)
UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN
- Mite dhe të vërteta për Korona virusin
- http://www.iph.mk/sq/pyetje-dhe-pergjigje-mite-dhe-te-verteta-lidhur-me-korona-virusin/
- Rekomandimet e OBSH-së
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- Rekomandime për udhëtarët
- http://www.iph.mk/sq/rekomandime-nga-obsh-per-parandalimin-e-infeksionit-me-korona-virusin/
- http://www.iph.mk/sq/r%d0%b5komandimet-per-udhetaret-qe-vijne-nga-vendet-e-rrezikuara-me-covid-19-ose-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-rast-te-vertetuar-me-covid-19//
- Si ta mbroni veten
http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/
- Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta
- Udhëzime për punonjësit shëndetësor
http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/
- Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë
http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/
INFORMACION PËR POPULLATËN
Personat që kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.
Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.
0800 002 03
Shkup, 31.03.2020
Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik