Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 05.05.2020

Janë testuar gjithsej 292 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 13.

Raste janë regjistruar në 5 qytete. Për herë të parë është regjistruar rast në Kratovë.  (Tabela 1).

 

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 05.05.2020

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Veles 5 0
Prilep 3 1
Tetovë 3 0
Kumanovë 1 0
Manastir 1 1
Gjithsej 13 2

 

Rastet bëjnë pjesë në tre grupmoshat (40-49, 50-59 dhe mbi 60 vjet), ndërsa sipas gjinisë 6 janë femra dhe 7 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 5 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Tek 8 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 7 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk janë regjistruar persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 44 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar edhe 2 raste të vdekjes, persona nga Prilepi dhe Manastiri,në moshë 55-65 vjet me simptoma e komorbiditet, që ka qenë e shtruar në spital. Nuk kanë pasur histori udhëtimi as kontakt me rast të konfirmuar në vend.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 05.05.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 1.539 raste me  COVID-19 (I=74,4/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 29 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Prilep ndërsa letalitet më të madh ka në Strugë. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 1.539 74.7 88 4.3 5.7%
Shkup 515 83.4 18 2.9 3.5%
Kumanovë 402 281.7 20 14.0 5.0%
Prilep 162 170.0 11 11.5 6.8%
Tetovë 93 46.6 8 4.0 8.6%
Veles 86 129.8 3 4.5 3.5%
Strugë 67 98.7 14 20.6 20.9%
Dibër 51 183.8 4 14.4 7.8%
Shtip 34 64.5 2 3.8 5.9%
Koçan 31 64.6 2 4.2 6.5%
Manastir 20 19.6 2 2.0 10.0%
Gostivar 17 14.2 2 1.7 11.8%
Ohër 15 26.7 0 0.0 0.0%
Negotinë* 9 38.3 0 0.0 0.0%
Kavadar 5 11.6 1 2.3 20.0%
Kriva Pallankë 5 20.9 0 0.0 0.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0 0.0%
Krushevë 3 31.5 1 10.5 33.3%
Strumicë 2 2.1 0 0.0 0.0%
Probishtip 2 13.1 0 0.0 0.0%
Makedonski Brod 2 17.9 0 0.0 0.0%
Pehçevë 2 40.1 0 0.0 0.0%
Vinicë 2 10.3 0 0.0 0.0%
Kërçovë 2 3.5 0 0.0 0.0%
Demir Hisar 1 11.9 0 0.0 0.0%
Vallandovë 1 8.4 0 0.0 0.0%
Delçevë 1 4.2 0 0.0 0.0%
Kratovë 1 10.5 0 0.0 0.0%

*7 persona janë banorë të Demir Kapisë

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Kumanovë me 281,7 të sëmurë në 100 000 banorë, në Dibër incidenca në 100 000 banorë është 183,8, ndërsa në Prilep është 170,0/100.000 banorë. Incidencë mbi 50 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në Strugë, Shkup,  Shtip, Koçan (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

 karto 5.5

 

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, 735 i përkasin gjinisë mashkullore dhe 804 gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 70,9/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 77,9/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 94 vjet (mediana – 45,1 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 328 (21,5%)  ndërsa incidencë më e lartë – 115,1/100000  tek grupmosha nga 50-59 vjet. Incidencë më e ulët, 23,6 dhe 25,2 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 54, gjegjësisht 63 raste përkatësisht.

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=1.539)

graf 1.5.5

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=107) është regjistruar në 15.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=1.539)

graf 2 5.5

Nga rastet e raportuara, 23,2% (n=357) janë/kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë/kanë qenë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike.

Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (65,7%), kollë (54,0%), plogështi (36,1%), ethe (19,0%), dhimbje koke  (15,9%), dhimbje e fytit (15,2%), vështirësi në frymëmarrje (15,2%), ndërsa 516 ose 33,5% e personave janë pa simptoma.

374 ose 69,1%  prej tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 453 (29,4%) kanë edhe sëmundje kronike, 308 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 100 janë me diabet, 86 janë me sëmundje kronike të mushkërive, 19 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  64 me sëmundje të tjera kronike.

Tek personat e shtruar në spital 184 (51,5%) janë me komorbiditete.

Janë regjistruar 236 (15,3%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Janë regjistruar 88 raste të vdekjes. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=57) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 14,9/100.000 banorë. Tek 66 (75,0%) e të vdekurve janë vërtetuar komorbiditete.

96 (6,2%) janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 915 (59,5%)  persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 17.836 materiale, 1.539  pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 8.620 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=17.836)

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 17.836 1.539
ISHP- Virusologjia 12.162 1.265
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 430 29
Avicena (skrining) 432 31
Biotek (privat) 899 37
Klinika Zhan Mitrev (privat) 3.396 155
Sistina (privat) 391 10
ASHAM 126 12

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 394 (25,6%) janë raste aktive, 1.057 (68,7%) persona janë të shëruar (Tabela 4)(Grafiku 3). Nga rastet që konsiderohen si të shëruara 193 (18,3%) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 864 (81,7%) kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut (n=1.539)

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej
Shkup 117 380 18 515
Kumanovë 74 308 20 402
Prilep 64 87 11 162
Tetovë 41 44 8 93
Veles 39 44 3 86
Strugë 17 36 14 67
Dibër 47 4 51
Shtip 4 28 2 34
Koçan 7 22 2 31
Manastir 2 16 2 20
Gostivar 3 12 2 17
Ohër 9 6 15
Demir Kapi 7 7
Kavadar 1 3 1 5
Kriva Pallankë 1 4 5
Gjevgjeli 4 4
Radovish 4 4
Krushevë 2 1 3
Probishtip 2 2
Strumicë 2 2
Kërçovë 1 1 2
Pehçevë 2 2
Vinicë 1 1 2
Makedonski Brod 1 1 2
Negotinë 2 2
Kratovë 1 1
Dellçevë 1 1
Vallandovë 1 1
Demir Hisar 1 1
GJITHSEJ 394 1.057 88 1.539

Grafiku 3.  Shpërndarja e rasteve me  COVID-19 në RMV-së sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=1.539)

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik shumë të lartë.

 

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si shumë i lartë:

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 19:00 deri më 05:00, për fundjavë nga ora 15:00 deri ditën e hënë në ora 05:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet nga e hëna deri të premten është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 12:00, ndërsa ditën e shtunë nga 5:00 – 11:00, ndërsa të rinjtë dri në 18 vjet nga e hëna deri të premten nga ora 13:00-19:00 ndërsa të shtunën nga 12:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 05.05.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 3.517.345 (81.454  raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 243.401 (3.797  të reja)

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 1.566.684 (22.539 të reja)
    • Raste të vdekjes – 145.602 (1.615 të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 1.477.447 (691 të reja)
    • Raste të vdekjes – 590 (1.763 të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 376 (7.077 të reja)
    • Raste të vdekjes – 8.115 (144 të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 153.868 (1.096 të reja)
    • Raste të vdekjes – 6.287 (29 të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 688 (1.096 të reja)
    • Raste të vdekjes – 682 (219 të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 32.570 (036 të reja)
    • Raste të vdekjes – 112 (27 të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 06.05.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik