Hyrje

Koronaviruset (CoV) janë një familje e madhe e viruseve që shkaktojnë sëmundje të cilat mund të paraqiten në formë të një ftohjeje të lehtë ose si sëmundje më të rënda (SARS-CoV, MERS-CoV). Në 31 dhjetor të vitit 2019 Autoritetet shëndetësore kineze e laj,ëruan OBSH-në për shfaqjen e rasteve me pneumoni nga shkaktarë të panjohur në qytetin Vuhan, Kinë. Në 9 janar të vitit 2020 ishte identifikuar një koronavirus i ri, sekuencionimi gjenetik i të cilit konfirmoi se bënte pjesë në llojin e beta korona viruseve. Koronavirusi i ri (SARS-CoV2) është një lloj i ri i koronaviruseve që më parë nuk ka qenë i identifikuar tek njerëzit dhe shkakton sëmundje të ashtuquajtur COVID-19. Pas regjistrimit të rasteve në numrin më të madh të rajoneve të OBSH-së, në 11.03.2020 sekretari i përgjithshëm i OBSH-së shpalli pandemi të  COVID-19.

Simptomat dhe shenjat e zakonshme të sëmundjes janë temperatura e lartë e trupit, ethet, kola dhe vështirësitë në frymëmarrje. Tek rastet më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë respiratore akute të rëndë, mosfunksionim të veshkave, madje edhe vdekje. Nuk ka ndonjë trajtim specifik, si edhe për numrin më të madh të viruseve. Megjithatë, numri më i madh i simptomave mund të mjekohen dhe për këtë arsye mjekimi duhet të bazohet në gjendjen klinike të pacientit.

Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  – 21.03.2020

Në 21.03.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 29 raste të reja me  COVID- nga 4 qytete: Shkup – 23, – Dibër – 2, Shtip – 3 dhe Kumanovë – 1. Një person nga Shkupi është izoluar në banesën e tij në Ohër.

Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës 20-29 vjet dhe 50-59 vjet (n=11), ndërsa sipas gjinisë 12 janë femra dhe 17 janë meshkuj.

Në spital është shtruar 1 person, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak.

Tek 3 persona është vërtetuar prania e komorbiditetit.

Gjithsej 16 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar të COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në 21.03.2020 (n=153), 98 janë konfirmuar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik, ndërsa 55 në laboratorin e Klinikës Zhan Mitrev. Pozitive janë 18.3% e të atestuarve, gjegjësisht 6 janë konfirmuar në laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë ISHP-së, ndërsa 23 janë konfirmuar në laboratorin e Klinikës Zhan Mitrev.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 21.03.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 114 raste me  COVID-19 (I=5,5/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 7 qytete, Shkup (66), Dibër (n=36), Shtip (n=7), Kavadar (n=2), Gostivar (n=1) , Ohër (n=1) dhe Kumanovë (n=1).

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 60 persona të gjinisë mashkullore dhe 54 të gjinisë femërore, pra në raport 1,1:1. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 5.8/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 5,2/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 4 deri në 91 vjet (mediana – 42,5 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 30-39 – 26 (22,8%) njëkohësisht edhe incidencë më e lartë 8,2/100.000 banorë (Grafiku 1).

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=114)

korona 22 03 sl 1

 

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=29) është regjistruar në 21.03.2020 (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=114)

korona sl 2 22 3

Nga rastet e raportuara, 25 ose 21,9%  janë hospitalizuar, ndërsa 89 raste janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (69,2%), kollë (67,9%), debulesë (29,5%) dhe ethe (28,2%),   ndërsa 36 persona janë pa simptoma. Një person nga personat e hospitalizuar është vendosur në aparate për frymëmarrje për shkak të përkeqësimit të gjendjes.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 22 kanë edhe sëmundje kronike, 14 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 4 janë me sëmundje kronike të mushkërive, nga 3 janë me diabet dhe sëmundje kronike të veshkave dhe 2 persona me  hipotiroidizëm, ndërsa një me sëmundje neuromuskulare.

Janë regjistruar 7 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

113 nga të sëmurët janë raste aktive, ndërsa një është shëruar.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 21 janë raste të importuara, nga të cilët për 3 ka të dhëna për kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 gjatë qëndrimit të tyre jashtë shtetit. Vetem një peron është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup).

Nga numri i përgjithshëm i të raportuarve , 535 janë vërtetuar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik, ndërsa 353 në laborator privat Klinika Zhan Mitrev. (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja javore e numrit dhe përqindjes të rasteve pozitive me SARS-CoV2 në Republikën e Maqedonisë së Veriut (n=114).

korona sl 3 22 3

 

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 670 kontakte të cilët mbikëqyren në periudhë prej 14 ditësh. Nga rastet e regjistruara, 93 raste janë me përhapje lokale.

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 3 (përhapje e lokalizuar)
  • Pjesa tjeter e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 2 (raste sporadike)

 

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 21:00 deri më 06:00, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 21.03.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 266.073 (32  raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 11.184 (1.344 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 181

 

  • Rajoni Evropian i OBSH-së
    • Raste të konfirmuara– 128.541 (23.950 të reja)
    • Raste të vdekjes– 6.000 (1.101 të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara– 94.037 (688 të reja)
    • Raste të vdekjes– 3.426 (21 të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglinore
    • Raste të konfirmuara– 979 (61 të reja)
    • Raste të vdekjes– 38 (7 të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara– 22.355 (1.596 të reja)
    • Raste të vdekjes– 1.466 (154 të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara– 18.877 (5.606 të reja)
    • Raste të vdekjes– 235 (57 të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara– 572 (99 të reja)
    • Raste të vdekjes– 12 (4 të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtoje duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshem me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

0800 002 03

 

 

 

 

 

Shkup, 22.03.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik