Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 06.04.2020

Janë raportuar 29 raste të reja me  COVID- nga 5 qytete. Numri më i madh i të prekurve janë nga Shkupi.  (Тabela 1).

Таbela 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve dhe komunale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkupi 15 1
Kumanova 7 2
Koçani 3 0
Struga 3 1
Prilepi 1 0
Tetova 0 1
Shtipi 0 1

Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës 40-49 vjet (n=9),ndërsa sipas gjinisë 18 janë femra dhe 11 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 3 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak. Janë shëruar 5 persona.

Tek 12 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 18 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa nuk ka të sëmurë me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Janë testuar gjithsej 386 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 29 ose 7,5% e të testuarve.

Janë regjistruar edhe 6 raste të vdekjes në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për pacientë nga 5 qytete (Tabela 1). Numri më i madh i tyre janë në moshë mbi 60 vjet (3). Tek të gjithë të vdekurit  janë regjistruar simptoma të sëmundjes, ndërsa 4 prej tyre kanë qenë të shkruar KSIGJF. Tek të gjithë janë regjistruar komorbiditete. 2 nga ato kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar, ndërsa një histori udhëtimi.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 05.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 599 raste me  COVID-19 (I=28,9/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 18 qytete, Shkup (n=254), Kumanovë (n=128), Dibër (n=49), Prilep (n=34), Tetovë (n=29),Strugë (n=28), Shtip (n=20), Koçan (n=17), Veles (n=10), Manastir (n=6), Gostivar (n=4), Radovish (n=4), Gjevgjeli (n=4), Ohër (n=3), Kriva Pallankë (n=3), Kavadar (n=2), Strumicë (n=2) dhe Krusheva (n=2).(Kartogrami 1).

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Dibër -176,5 /100 000 banorë, në Kumanovë 89,7/100 000 banorë, ndërsa në Shkup 30/100 000 banorë.

Kartogrami 1. Shpërdarja e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve

 06.04 (1)

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 287 persona të gjinisë mashkullore dhe 312 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 27,7/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 30,2/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 2 deri në 91 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 129 (21,5%), si dhe edhe incidencë më e lartë 46,4/100.000 banorë (Grafiku 1).

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=599)

korona 7.4 graf 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=72) është regjistruar në 04.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=599)

korona 7.4 graf 2

Nga rastet e raportuara, 23% janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar kollë (60,9%), temperaturë (64,0%), debulesë (34,3%), dhimbje koke  (17,5%) ethe (19,7%) , dhimbje e fytit (17,3%), dhe vështirësi në frymëmarrje (16,5%), ndërsa 181 persona janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 167 kanë edhe sëmundje kronike, 115 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 33 janë me sëmundje kronike të mushkërive,33 janë me diabet, 10 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  23 me sëmundje të tjera kronike.

Janë regjistruar 69 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 543 janë raste aktive, 29 persona janë të shëruar, dhe 27 raste të vdekjes.

74 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 365 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – вкупно 5.879 materiale 599 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV.  (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=5.879)

korona 7.4 graf 3

 

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 1.133 kontakte të cilët mbikëqyren ose që janë mbikëqyrur për një periudhë kohore prej 14 ditësh.

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Kumanova në fazë 4 (përhapje e gjerë)

Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 3 (përhapje lokale)

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 05:00, për fundjavë tërësisht, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Lëvizja   e personave e personave deri në 18 vjet, është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

 

 

Gjendja me COVID-19 në botë

 

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 06.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 1.210.956 (77.200 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 67.594 (4.810 të reja)

Numri i vendeve të prekura: 211

 

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 655.339 (33.932 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 49.479 (3.063 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 112.522 (126 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.861 (23 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 8.828 (1.012 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 344 (42 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 74.347 (4.054 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.946 (182 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 352.592 (36.878 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 9.680 (1.493 raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 6.616 (198 raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 243 (7 raste të reja)

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup, 07.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik