Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut08.04.2020

Janë raportuar 46 raste të reja me  COVID- nga 7 qytete. Numri më i madh i të prekurve janë nga Kumanova dhe Shkupi, ndërsa në Probishtip është regjistruar rasti i parë  (Тabela 1).

Таbela 1. Shpërndarja e të sëmurëve me COVID -19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Kumanovë 13 1
Shkup 12 0
Prilep 8 0
Veles 8 0
Strugë 2 0
Probishtip 1 0
Koçan 1 0
Tetovë 1 0

Numri më i madh i rasteve i përkasin grupmoshës 50-59 vjet (n=10),ndërsa sipas gjinisë 24 janë femra dhe 22 janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 5 persona, ndërsa të tjerët janë në trajtim shtëpiak.

Tek 10 persona është vërtetuar komorbiditet.

Gjithsej 25 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa 6 të sëmurë janë me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Janë testuar gjithsej 341 materiale, dhe atë në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare pranë Institutit të shëndetit publik dhe në laboratore private. Pozitive janë 46 ose 13,5% e të testuarve.

Është regjistruar edhe 1 rast i vdekjes në 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për një paciente nga Kumanova në moshë 27 vjet. Tek e ndjera përkeqësimi i simptomave ka ndodhur pas lindjes  kur edhe është shtruar në KSIGJF. Nuk janë vërtetuar komorbiditete.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 08.04.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 663 raste me  COVID-19 (I=32/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 19 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup dhe në Kumanovë, ndërsa legalitet më të madh kanë regjistruar Struga dhe Tetova. (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

Qytetet Gjithsej Incidenca/ 100.000 Të vdekur (gjithsej) Letaliteti
Shkup 273 44.2 4 1.5%
Kumanovë 143 100.2 9 6.3%
Dibër 49 176.5 4 8.2%
Shtip 20 38.0 1 5.0%
Prilep 46 48.3 0 0.0%
Tetovë 30 15.0 4 13.3%
Strugë 30 44.2 5 16.7%
Veles 18 27.2 1 5.6%
Manastir 8 7.8 0 0.0%
Ohër 3 5.3 0 0.0%
Kavadar 3 7.0 1* 33.3%
Gostivar 4 3.3 0 0.0%
Gjevgjeli 4 11.6 0 0.0%
Strumicë 2 2.1 0 0.0%
Kriva Pallanka 3 12.5 0 0.0%
Radovish 4 12.3 0 0.0%
Krushevë 3 31.5 0 0.0%
Koçan 19 39.6 1 5.3%
Probishtip 1 6.5 0 0.0%
Gjithsej 663 32.0 30 4.5%

*shtetas i huaj

Incidencë më e lartë kumulative është regjistruar në Dibër -176,5 /100 000 banorë, në Kumanovë 100,2/100 000 banorë, ndërsa në Shkup, Koçan, Shtip, Krushevë dhe Strugë  mbi 30/100 000 banorë.  (Tabela 2, Kartogrami 1)

Kartogrami 1. Incidenca në 100 000  banorë,  COVID-19 RMV, 2020

 08.04

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 319 persona të gjinisë mashkullore dhe 344 të gjinisë femërore. Morbiditeti specifik sipas gjinisë, tek meshkujt është 30,8/100.000 në 100.000 banorë, ndërsa tek femrat 33,3/100.000 banorë.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 91 vjet (mediana – 46 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë nga 50-59 vjet – 141 (21,3%),  si dhe edhe incidencë më e lartë 50,7/100.000 banorë (Grafiku 1).

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas moshës, (n=663)

korona8.4 graf 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në javën e 9, ndërsa nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=72) është regjistruar në 04.04.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=663)

korona 8.4 graf 2

Nga rastet e raportuara, 23,5% janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë në izolim shtëpiak, pa simptoma dhe me pasqyrë të lehtë klinike. Sa i përket simptomave që janë raportuar tek personat e sëmurë, numri më i madh i rasteve kanë manifestuar temperaturë (64,1%), kollë (60,2%), debulesë (34,4%), ethe (20,1%), dhimbje e fytit (16,6%), vështirësi në frymëmarrje (16,2%), dhimbje koke  (16,0%) dhe ndërsa 206 persona janë pa simptoma.

Kur bëhet fjalë për komorbiditetin, 181 kanë edhe sëmundje kronike, 126 vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, 36 janë me sëmundje kronike të mushkërive,35 janë me diabet, 11 me sëmundje kronike të veshkave,  dhe  23 me sëmundje të tjera kronike.

Janë regjistruar 82 raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 596 janë raste aktive, 37 persona janë të shëruar, dhe 30 raste të vdekjes.

80 janë raste të importuara. Vetëm një person është detektuar në pikë kufitare hyrëse (Aeroporti ndërkombëtar Shkup). Gjithsej 402 persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – вкупно 6.571 materiale 663 pozitive janë vërtetuar në laboratoret në të cilat bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV.  (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 deri më 03.04.2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, (n=6.571)

Numri i përgjithshëm i testeve Gjithsej Pozitive
GJITHSEJ 6571 663
ISHP- Virusologjia 4256 549
Fakulteti i veterinarisë (skrining) 152 10
Avicena (skrining) 139 5
Biotek (privat) 282 18
Klinika Zhan Mitrev (privat) 1643 81

 

Nga rastet pozitive, janë regjistruar 1.356 kontakte të cilët mbikëqyren ose që janë mbikëqyrur për një periudhë kohore prej 14 ditësh.

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një rrezik shumë të lartë.

Rreziku nga përhapja e mëtejshme e COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut vlerësohet si:

  • Dibra është në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Shkupi në fazë 4 (përhapje e gjerë)
  • Kumanova në fazë 4 (përhapje e gjerë)

Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazë 3 (përhapje lokale)

 

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupa u shpall gjendje krize dhe karantin në datë 13.03.2020 me kohëzgjatje së paku 30 ditë.

Në të gjithë territorin e vendit tonë në 18.03.2020 u shpall gjendje e jashtëzakonshme me kohëzgjatje prej së paku 30 ditësh.

Për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit në territorin e gjithë vendit, Qeveria vendosi që: Të ndalohet lëvizja e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën kohore nga ora 16:00 deri më 05:00, për fundjavë tërësisht, e që ka për qëllim parandalimin e sëmundjes infektive COVID-19 dhe mbrojtjen e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja   e personave mbi 67 vjet është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Lëvizja   e personave e personave deri në 18 vjet, është e lejuar vetëm në periudhën nga ora 13:00 deri në orën 15:00.

 

Gjendja me COVID-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH, deri më 08.04.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 1.353.361 (73.639 raste të reja)

Numri i rasteve të vdekjes në mbarë botën – 79.235 (6.695  të reja)

Numri i vendeve të prekura: 213

  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 219 (33.881 Raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 639 (4.904 Raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 416 (33.174 Raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 597 (1.500 Raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 114.667 (026 Raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 3.922 (30 Raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 993 (3.428 Raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 4.314 (165 Raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 707 (1.575 Raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 426 (64 Raste të reja)
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 7.647 (555 Raste të reja)
    • Raste të vdekjes – 326 (32 Raste të reja)

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup, 09.04.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik