Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 21-28.06.2020

Janë testuar gjithsej 8.413 materiale në Laboratorët ku bëhet vërtetimi i pranisë së virusit SARS-CoV-2.

Pozitive janë 1.103, nga 26 qytete. (Tabela 1). Numri më i madh i rastve të reja janë regjistruar në Shkup (n=509; 46,1%) dhe Tetovë (n=147; 13,3%).

Tabela 1.  Shpërndarja ditore e të sëmurëve nga COVID-19 sipas QSHP/NJR në RMV-së, 21-28.06.2020

 

Qyteti Numri i të sëmurëve Të vdekur
Shkup 509 28
Tetovë 147 12
Ohër 67 1
Shtip 63 3
Kumanovë 58 2
Strugë 51 3
Prespë 41 2
Gostivar 35 3
Prilep 26
Kërçovë 22 1
Veles 18 2
Sveti nikole 13
Manastir 10
Koçan 10
Dibër 9
Probishtip 5
Kriva Pallankë 4
Kavadar 4
Strumicë 4
Negotinë 2
Gjevgjeli 1
Pehçevë 1
Demir Hisar 1
Krushevë 1
Makedonski Brod 1
Gjithsej 1.103 57

 

Sipas të dhënave të përpunuara, raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet me 288 (26,0%) raste pozitive, pastaj tek grupmosha nga 50-59 (n=219; 19,9%), 40-49 (n=205; 18,6%) dhe nga 30-39 vjet (n=188; 17,0%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (n=40; 3,6%) dhe 10-19 vjet (n=34; 3,1%).

Sipas gjinisë 521 (47,2%) janë femra dhe 582 (52,8%) janë meshkuj.

Në spital janë shtruar 158 (17,3%) pacientë të rinj. Tek 324 (35,4%) persona është vërtetuar komorbiditet.

389 (42,6%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID—19 në vend, ndërsa 11  persona me histori udhëtimi në 14 ditët e fundit.

Të shëruar janë 447 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose kanë qenë në trajtim shtëpiak.

Janë regjistruar 57 raste të vdekjes, nga 10 qytete. Numri më i madh i të vdekurve janë persona në moshë mbi 65 vjet (n=42; 73,7%). 55 kanë qenë të shtruar në Spital ndërsa 2 prej tyre kanë ndërruar jetë në shtëpi. Tek 44 prej tyre janë regjstruar komorbiditete.

 

GJENDJA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Deri më 28.06.2020, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 6.208    raste me  COVID-19 (I=245,8/100.000).

Sipas vendbanimit, raste me COVID-19 janë regjistruar në 32 qytete. Numri më i madh janë regjistruar në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa mortalitet më të madh ka në Strugë, Kumanovë dhe Prilep. Letalitet më i lartë është regjistruar në Strugë (Tabela 2).

Tabela 2. Shpërndarja kumulative e të sëmurëve me COVID-19 sipas QSHP/NJR në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020

 

Shpërndarja sipas QSHP/NJR Gjithsej Incidenca /100 000 Raste të vdekjes (gjithsej) Mortaliteti Letaliteti
Gjithsej 6.208 298,8 299 14,4 4,8%
Shkup 3006 486,7 111 18,0 3,7%
Kumanovë 750 525,6 38 26,6 5,1%
Tetovë 681 340,9 52 26,0 7,6%
Shtip 330 626,5 7 13,3 2,1%
Prilep 257 269,6 19 19,9 7,4%
Strugë 218 321,3 29 42,7 13,3%
Veles 183 276,2 13 19,6 7,1%
Ohër 167 297,6 4 7,1 2,4%
Gostivar 117 97,7 10 8,3 8,5%
Prespë 100 611,5 3 18,3 3,0%
Dibër 92 331,5 4 14,4 4,3%
Koçan 69 143,8 2 4,2 2,9%
Manastir 50 49,1 2 2,0 4,0%
Kërçovë 30 52,5 1 1,7 3,3%
Sveti nikole 27 131,6 0 0,0 0,0%
Negotinë* 21 89,5 0 0,0 0,0%
Probishtip 17 111,1 0 0,0 0,0%
Kavadar 15 34,9 1 2,3 6,7%
Strumicë 15 15,8 1 1,1 6,7%
Kriva Pallankë 15 62,7 0 0,0 0,0%
Gjevgjeli** 10 29,1 0 0,0 0,0%
Krushevë 6 63,0 1 10,5 16,7%
Pehçevë 6 120,2 0 0,0 0,0%
Vallandovë 6 50,6 0 0,0 0,0%
Radovish 4 12,3 0 0,0 0,0%
Makedonski Brod 4 35,7 0 0,0 0,0%
Kratovë 4 41,8 0 0,0 0,0%
Vinicë 3 15,4 0 0,0 0,0%
Demir Hisar 2 23,9 0 0,0 0,0%
Berovë 2 15,4 0 0,0 0,0%
Dellçevë 1 4,2 1 4,2 100,0%

*10 persona janë banorë të Demir Kapisë  **2 janë banorë të Bogdancit

Incidencë më e lartë kumulative në 100 000 banorë është regjistruar në Shtip me 626,5 të sëmurë në 100 000 banorë dhe Prespë me 611,5 në 100 000 banorë, Kumanovë (525,6/100.000), Shkup (486,7/100.000), Tetovë (340,9/100.000), Dibër (331,5/100.000) dhe Strugë (321,1/100.000), ndërsa Incidencë mbi 150 të sëmurë në 100 000 banorë është regjistruar në  Ohër, Veles dhe Prilep (Tabela 2, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19, Republika e Maqedonisë së Veriut

 мапа 29.06

Sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 3.087 meshkuj dhe 3.121 femra. Morbiditeti specifik tek meshkujt është 297,8/100.000, ndërsa tek femrat 302,2/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 0 deri në 97 vjet (mediana – 44,4 vjet). Numri më i madh i të prekurve janë në moshë mbi 60 vjet – 11.386 (22,3%) I= 361,6/100.000, ndërsa incidencë më e lartë – 422,9/100.000  tek grupmosha nga 50-59 vjet (n=1.176) (Grafiku 1). Incidencë më e ulët, 122,3 dhe 113,5 në 100.000 banorë është regjistruar tek fëmijët në moshë nga 0-9 dhe vjet 10-19, ku janë regjistruar 280 dhe 284 raste përkatësisht. (Grafiku 1)

Grafiku 1. Shpërndarja e të sëmurëve me  COVID-19 në Republikën  e Maqedonisë së Veriut sipas grupmoshës (n=6.208)

korona 1

Sa i përket datës së diagnostikimit laboratorik, rasti i parë është regjistruar në 26.02.2020.  Numri më i lartë i rasteve të regjistruar gjatë një dite (n=196) është regjistruar në 13.06.2020. (Grafiku 2).

Grafiku 2.  Shpërndarja e të sëmurëve nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas ditës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=6.208)

korona 2

Nga java e 11 në vitin 2020 vazhdimisht regjistrohen raste të reja të konfirmuara.  Kulminacioni është arritur në javën e 24 (n=1.035) (Grafiku 3).

Grafiku 3.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas javës së diagnostikimit laboratorik, 2020 (n=6.208)

korona 3

(n=5.956; 95,9%), 21,3% (n=1.225) kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa të tjerët janë trajtuar në shtëpi.

Sipas raporteve të arrita pranë ISHPRMV (KSIGJF, SPQ 8 Shtatori, Spitalet klinik në Manastir dhe Shtip, Spitalet e përgjithshëm në Prilep, Kumanovë, Veles dhe Gostivar), për momentin ka  354 persona të hospitalizur, nga të cilët 145 janë në terapi me oksigjen dhe 13 ventilim mekanik.

Sa i përket simptomave, në të shumtën e rasteve kanë raportuar për temperaturë (63,1%), kollë (43,1%), plogështi (42,4%), ethe (16,0%), dhimbje të kokës (13,4%), dhimbje të fytit (13,3%) dhe vështirësi në frymëmarrje (12,6%).

Tek 1.805 ose 30,3%  e të diagnostikuarve nuk janë regjistruar simptoma, ndërsa  1.195 ose 66,2% e tyre kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar në vend.

61 (1,0%) rasteve janë gra shtatzëna, nga të cilat 15 kanë qenë të shtruara në spital gjatë sëmundjes.

Janë regjistruar edhe  539 (9,0%) raste në mesin e punonjësve shëndetësor.

Tek 1.835 (30,8%) janë regjistruar komorbiditete, në të shumtën e rasteve sëmundje kardiovaskulare (n=1.222), diabet (n=524) dhe sëmundje të mushkërive (n=255) dhe 355 me sëmundje të tjera kronike. Tek 733 (59,8%)  e të hospitalizuarve janë regjistruar komorbiditete.

Janë regjistruar 299 raste të vdekjes (Lt = 4,78%). Numri më i madh i të vdekurve është regjistruar në  në 19.06.2020  (n=12), ndërsa sipas javëve në javën e 25-të (n=54) (Grafiku 4). Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në mesin e grupmoshës mbi 60 vjet (n=215) njëkohësisht edhe me mortalitet më të lartë  – 56,1/100.000 banorë. Janë regjistruar 188 raste të vdekjes tek meshkujt dhe 111 raste të vdekjes tek femrat.

240 (80,3%) kanë qenë me komorbiditete, me sëmundje kardiovaskulare (n=185), diabet (n=82) dhe me sëmundje të mushkërive (n=48).

Është regjistruar edhe një rast i vdekjes tek punonjësit shëndetësor dhe 2 gra shtatzëna. 15 (5,0%) e rasteve të raportuara të vdekjes kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake, ndërsa 284 (95,0%) në spital.

Grafiku 4.  Shpërndarja e rasteve të vdekjes nga COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas datës së vdekjes, 2020 (n=299)

korona 4

122 (2,0%) janë raste të importuara. 2 persona janë detektuar në pikë kufitare hyrëse. Rasti i fundit i importuar është regjistruar në 28.06.2020 (Grafiku 2). Gjithsej 2.987 (50,2%) persona kanë pasur kontakt me rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë ose jashtë vendit.(Grafiku 2)

Nga numri i përgjithshëm i të analizave – gjithsej 59.633 materiale, 6.208 pozitive janë vërtetuar në laboratorët në të cilët bëhet analizë molekulare për prani të SARS-CoV. Pra, në Maqedoni janë bërë 28.820 teste në 1.000 000 banorë.  (Tabela 3).

Tabela 3.  Numri i përgjithshëm i testeve të kryera për COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut  (n=59.633)*

Numri  kumulativ i testeve Teste (gjithsej) Pozitive (gjithsej) Testet e skriningut Teste pozitive nga skriningu Teste rutinore Teste rutinore pozitive
GJITHSEJ 59.633 6.205 4.982 24 54.651 6.181
ISHP Virusologjia 31.896 3.726 3.226 22 28.670 3.704
QSHP Shkup 776 148 0 0 776 148
Avicena 3.224 412 0 0 3.224 412
Biotek 4.895 231 0 0 4.895 231
Klinika Zhan Mitrev 8.032 539 0 0 8.032 539
Sistina 4.487 260 0 0 4.487 260
LAOR 20 7 0 0 20 7
ASHAM 5.351 774 1.756 2 3.595 772
Fakulteti i Veterinarisë 755 81 0 0 755 81
Mjekësia Ligjore 90 3 0 0 90 3
QSHP Manastir 107 24 0 0 107 24

*3 persona janë konfirmuar jashtë shtetit

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 3.466  (55,8%) janë raste aktive, 2.443 (39,4%) persona janë të shëruar (Tabela 3)(Grafiku 5).

299 janë punonjës shëndetësorë dhe 23 janë shtatzëna.

Grafiku 5.  Shpërndarja e të sëmurëve me COVID-19 në RMV sipas rezultatit dhe numrit të përgjithshëm, 2020 (n=6.208)

korona 5

Tabela 4. Rezultatet sipas QSHP/NJR, Republika e Maqedonisë së Veriut   (n=6.208)

Shpërndarja sipas qyteteve Të sëmurë Të shëruar Numri i vdekjeve Gjithsej
Shkup 1.969 925 111 3.005
Kumanovë 293 419 38 750
Tetovë 366 263 52 681
Shtip 146 177 7 330
Prilep 34 205 19 258
Strugë 133 56 29 218
Veles 38 132 13 183
Ohër 143 20 4 167
Gostivar 61 46 10 117
Prespë 94 3 3 100
Dibër 40 48 4 92
Koçan 22 45 2 69
Manastir 17 31 2 50
Kërçovë 25 4 1 30
Sveti nikole 23 4 27
Probishtip 9 8 17
Kriva Pallankë 9 6 15
Kavadar 9 5 1 15
Strumicë 10 4 1 15
Negotinë 7 4 11
Demir Kapi 3 7 10
Gjevgjeli 3 7 10
Vallandovë 2 4 6
Krushevë 3 2 1 6
Pehçevë 3 3 6
Makedonski Brod 2 2 4
Kratovë 1 3 4
Radovish 4 4
Vinicë 3 3
Demir Hisar 1 1 2
Berovë 2 2
Dellçevë 1 1
GJITHSEJ 3.466 2.443 299 6.208

*2 persona janë banorë të Bogdancit

 

Në Tabelën 5 është dhënë pasqyra momentale e rastev aktive në komunat Shkup dhe Tetovë.

Tabela 5. Raste aktive me COVID-19 sipas komunave, Shkup dhe Tetovë (n=2.335)

Qyteti/Komuna Raste aktive
Shkup 1.969
Çair 442
Gazi Babë 175
Aerodrom 167
Karposh 158
Butel 156
Saraj 154
Qendër 141
Kisella Vodë 119
Gjorçe Petrov 115
Studeniçan 101
Shuto Orizare 82
Haraçinë 55
Ilinden 33
Petrovec 20
  18
Çuçer Sandevë 17
Sopishte 12
Zelenikovë 2
Të huaj 2
Tetovë 366
Tetovë 224
Zhelinë 36
Jegunovce 31
Tearcë 28
Bërvenicë 27
Bogovinje 20

 

VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID -19

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH në nivel global dhe nivel të Rajonit Evropian flet për një përhapje të vazhdueshme të  COVID-19  dhe një rrezik të lartë.

 

Në territorin e të gjithë vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sipas kategorizimit të rrezikut nga OBSH:

 

  • Shkupi është në fazën 4 (Përhapje e gjerë).
  • Tetova në fazën 4 (Përhapje e lokalizuar).
  • Shtipi, Prespa dhe Kumanova në fazën 3 (Përhapje e lokalizuar).
  • Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fazën 2 (Raste sporadike).

 

 

 

GJENDJA ME COVID 19 NË BOTË

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OBSH-ja, deri më 28.06.2020:

Numri i rasteve të konfirmuara në rrafsh global – 10.021.401

Numri i rasteve të vdekjes në rrafsh global – 499.913

  • Rajoni i OBSH-së Amerika
    • Raste të konfirmuara – 5.042.486
    • Raste të vdekjes – 244.791
  • Rajoni i OBSH-së Evropa
    • Raste të konfirmuara – 2.673.131
    • Raste të vdekjes – 196.835
  • Rajoni i OBSH-së Mesdheu lindor
    • Raste të konfirmuara – 1.041.774
    • Raste të vdekjes – 23.888
  • Rajoni i OBSH-së Azia juglindore
    • Raste të konfirmuara – 760.816
    • Raste të vdekjes – 21.078
  • Rajoni i OBSH-së Afrika
    • Raste të konfirmuara – 288.347
    • Raste të vdekjes – 5.879
  • Rajoni i OBSH-së Pacifiku perëndimor
    • Raste të konfirmuara – 214.106
    • Raste të vdekjes – 7.429

 

 

UDHËZIME DHE REKOMANDIME PËR POPULLATËN

http://www.iph.mk/sq/covid-19-si-ta-mbroni-veten/

  • Trajtimi shtëpiak i rasteve të dyshimta

http://www.iph.mk/sq/udhezues-per-mjekim-shtepiak-te-pacienteve-te-dyshuar-per-infeksion-me-2019-ncov/

  • Udhëzime për punonjësit shëndetësor

http://www.iph.mk/sq/rekomandime-per-punonjesit-shendetesor-paisjet-per-mbrojtje-personale/

  • Faqja e internetit e Ministrisë së Shëndetësisë

http://zdravstvo.gov.mk/sq/home-main/

Faqja e internetit e Qeverisë:

http://vlada.gov.mk

 

 

INFORMACION PËR POPULLATËN

Personat që  kanë simptoma të gripit ose simptoma të ngjashme me gripin (temperaturë e lartë mbi 38°С, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, dhimbje në kraharor, kollë të thatë etj.), mjeku që do t’i trajtojë duhet t’i pyesë për historinë e udhëtimit jashtë shtetit dhe për kontakt të mundshëm me ndonjë rast të konfirmuar të koronavirusit.

Vetëm në rast se personi që ka simptoma ka udhëtuar në ndonjë shtet të rrezikuar ose ka patur kontakt me rast të konfirmuar duhet të udhëzohet që të marrë në numrin falas për pyetje në lidhje me korona virusin.

 

 

0800 002 03

 

 

Shkup 29.06.2020

 

Sektori për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik