Me fillim të javës së 40 të vitit 2020, fillon edhe ndjekja e situatës me gripin/sëmundjeve të ngjashme me gripin në nivel javor. Sipas rregulloreve ligjore, raportimi për gripin bëhet në interval javor nga java e 40 e vitit aktual deri në javën e 20 të vitit që vjen, sipas grupmoshave në raportimet përmbledhëse për të sëmurët/të vdekurit nga gripi.

 

Gjatë javës së 40 të vitit 2020 (nga 28.09.2020 – 04.10.2020), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 2 (I=0,1/100.000) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin.

Personat e prekur nga gripi janë raportuar nga QSHP Prilep.

Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, të dy personat  e prekur bëjnë pjesë në grupmoshën nga  15-64 vjet.

 

Gjatë javës së 40, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV nuk kanë arritur materiale për analiza laboratorike për gripin.

 

Vaksinimi kundër gripit

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik, të gjithë popullatës, e sidomos personave me sëmundje kronike dhe personave me imunitet të kompromentuar, u rekomandon të drejtohen pranë Qendrës më të afërt të shëndetit publik ose Njësisë rajonale për të marrë informacion më të detajuar në lidhje me vaksinimin kundër gripit sezonal.

 

RAJONI EVROPIAN

Raporti i parë për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian në fillim të sezonit të ri 2020/2021 ( java e 40) do prezantohet në raportin e radhës.

Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar në periudhën nga java e 21-39 të vitit 2020, aktiviteti i virusit të gripit është në nivel messezonal, që është karakteristike për këtë periudhë të vitit. Në këtë periudhë <1% (3 raste positive nga 1.523 mostra) оe të testuarve kanë rezultuar pozitiv për prani të virusit të influencës.

Pandemia (CОВИД-19) ka një ndikim negativ ndaj sistemit shëndetësor dhe kapacitetet për testim në vendet në rajon, që ka si rezultat raportimin e një numri më të vogël të të dhënave epidemiologjike dhe virusologjike për gripin. Prandaj, të dhënat e prezantuara duhet të interpretohen me shumë kujdes.

 

Sektori i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik