Të dhëna javore
Gjatë javës së tetëmbëdhjetë të vitit 2021, (nga 03-09.05.2021), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 15 (I=0,7/100.000) raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin, pothuajse sa javën e kaluar kur u regjistruan 22 raste.
Numri i rasteve të regjistruara gjatë javës së tetëmbëdhjetë ka shënuar rritje krahasuar me sezonin e kaluar (n=8), si dhe më i ulët edhe krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=35).
Të sëmurë janë raportuar vetëm në Dibër.
Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, 9 persona dhe incidencë më e madhe është regjistruar tek grupmosha nga 0-4 vjet (8,6/100.000).
Gjatë javës së tetëmbëdhjetë pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV ka arritur 1 material për analizë laboratorike për prani të virusit të gripit, që ka rezultuar negativ për prani të virusit të gripit.
Во текот на 18-та извештајна недела, во вирусолошката лабораторија на ИЈЗ РСМ, пристигнат е еден материјал за лабораториско тестирање на грип, истиот тестиран со негативен резултат за грип.
Të dhëna kumulative
Gjatë sezonit 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 1.053 (I=50,2/100.000), 31,5 herë më pak se në periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar (n=33.145) dhe 24,9 herë më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=26.233).
Të sëmurë janë regjistruar në 14 QSHP/NJR. Numri më i madh i të sëmurëve –738 dhe incidencë më e lartë (2.659,0/100.000) është regjistruar në Dibër.
Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshave, numri më i madh i të sëmurëve bëjnë pjesë në grupmoshën që përfshin pjesën më të madhe të popullatës, me 373 raste (35,4%) dhe incidencë më të lartë (321,0/100.000) tek fëmijët nga 0-4 vjet.
Që nga fillimi i sezonit 2020/2021, pranë laboratorit të virusologjisë të ISHPRMV kanë arritur 36 materiale për analiza laboratorike për gripin, dhe 7.014 materiale të cilat janë testuar paralelisht edhe për prani të virusit të gripit edhe për COVID-19. Janë detektuar 2 raste pozitive – Influenza B.
VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT
Sipas të dhënave nga Drejtoria e shëndetësisë elektronike, që nga fillimi i vaksinimit e deri në përmbylljen e këtij raporti, janë vaksinuar gjithsej 28.922 persona të kategorive vullnerable të popullatës me vaksina falas.
Nga numri i përgjithshëm i vaksinave të siguruara 9.146 u janë dhënë institucioneve shëndetësore dhe me to janë vaksinuar punonjës shëndetësor dhe punonjës në institucionet shëndetësore. Nuk ka të dhëna se sa nga këto vaksina janë aplikuar.
Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave me të cilat disponon QSHP Shkup, në territorin e Shkupit janë vaksinuar gjithsej 10.586 persona.
Deri në javën e tetëmbëdhjetë në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë vaksinuar gjithsej 39.508 persona.
RAJONI EVROPIAN
Sipas raportit për gjendjen me gripin në Rajonin Evropian në javën e shtatëmbëdhjetë të sezonit të ri 2020/2021 aktiviteti i virusit të gripit është në nivel messezonal.
Gjatë mbikëqyrjes rutinore detektohen raste sporadike të influencës A dhe B.
Sezoni i gripit në rajonin evropian zakonisht në këtë periudhë ka arritur kulminacion, por aktiviteti i raportuar vazhdon të mbetet në një nivel shumë të ulët.Pandemia (CОVID-19) ka një ndikim negativ ndaj sistemit shëndetësor dhe kapacitetet për testim në vendet në rajon, që ka si rezultat raportimin e një numri më të vogël të të dhënave epidemiologjike dhe virusologjike për gripin. Prandaj, të dhënat e prezantuara duhet të interpretohen me shumë kujdes.
Sektori i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive
Instituti i shëndetit publik