Të dhëna javore

Gjatë javës së 46 të vitit 2021 (nga 15-21.11.2021), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 69 (I=3,3/100.000) të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin

Numri i rasteve të regjistruara në javën e 46 ka shlnuar një rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (n=22) dhe poashtu edhe një rënie në krahasim me lakoren sezonale tipike (n=78).

Të sëmurë janë regjistruar në Dibër – 30, Gostivar – 18, Ohër – 11, Kavadar – 8, dhe Strumicë e tetovë nga 1. 38  janë në moshë nga 15-64 vjet, ndrkohë që incidencë më e lartë (14,4/100.000)  tek fëmijët nga 0-4 (n=15).

Që nga fillimi i sezonit ranë raportuar gjithsej 253 raste me grip/sëmundje të ngjashme me gripin me një incidencë prej 12,7/100.000 banorë. Pjesa më e madhe e tyre janë nga Dibra (n=115; 43,7%). Sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve (n=118; 44,9%) i përkasin grupmoshës nga 15-64 vjet.

Gjatë javës së 46 pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP RMV kanë arritur 219 materiale për analiza laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit 8 nga të cilat janë analizuar paralelisht edhe për prani të KOVID-19 dhe 1 ka rezultuar pozitiv për prani të virusit të gripit Influenza A/H3N2.

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2021/2022 numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin 332 (I=16,0/100.000), 2,2 herë më shumë se szonin e kaluar (n=148) dhe 7,0% më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=357).

Raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin kanë raportuar 9 QSHP/NJR. Numër më të madh të të sëmurëve (n=145) dhe incidencë më të lartë kumulative (514,4/100.000) ka regjistruar NJR Dibër.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshës, numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar tek grupmosha nga 15-64 vjet – 156 raste (47,0%), ndërsa incidencë më e lartë kumulative (84,6/100.000) tek fëmijët në moshë nga 0-4 vjet (n=88).

 

Që nga fillimi i sezonit 2021/2022, deri në javën e 46, pranë laboratorit të virusologjisë në ISHPRMV kanë arritur gjithsej 1300 materiale për testim paralel. Janë regjistruar dy raste pozitive, një Influenza A/H3N2 dhe një Influenza B.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat që përkasin në grupet vullnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

  • Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
  • Fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj
  • Personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike
  • Gratë shtatzëna dhe
  • Punonjësit shëndetësorë.

 

  • Për sezonin 2021/2022, Ministria e shëndetësisë siguroi 40 000 doza të vaksinë katërvalente falas për këto kategori të popullatës.

Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2021/2022 filloi në 12.11.2021 dhe zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe/ose Qendrat e shëndetit publik me Njësitë e tyre rajonale. Caktimi i termineve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes www.vakcinacija.mk.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike që nga fillimi i vaksinimit deri në përmbylljen e këti raporti me vaksina falas janë vaksinuar gjithsej 37.937 persona të kategorive vullnerable të popullatës.

  • 900 vaksina shtesë jani siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren për një komepnsim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale.

Sa i përket vaksinave komerciale, deri më tani janë vaksinuar 2.441 persona. Numri më i madh i tyre janë në moshë nga  30-64 vjet – 1.560 persona ose 63,9%, mbi 65 vjet – 822 persona ose 33,7%, ndërsa nga 5-29 vjet janë gjithsej 58 persona ose2,4%. Nuk ka të vaksinuar fëmijë më të vegjël se 5 vjet. Është vaksinuar edhe një punonjës shëndetësor, nuk ka gra shtatzëna të vaksinuara. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 716 persona (29,3%) janë me sëmundje kronike.

 

Deri në javën e 46, në RMV janë vaksinuar gjithsej 40.378 persona me vaksina falas.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar për javën e 45-të të vitit 2021, aktiviteti i virusit të gripit është në një nivel të ulët në mbarë rajonin Evropian.

  • Nga 1.317 mostra të analizuara nga pacientë me simptoma, 13 (1%) kanë qenë pozitive; 12 Influenza А (3 А/H3) dhe 1 Influenza B.
  • Janë raportuar hospitalizime të rasteve të konfirmuara në laborator nga repartet e kujdesit intenziv (1 А/H3) dhe rasteve nga SARI (21 Influenza А).
  • Janë detektuar raste sporadike të virusit të gripit tek mostra të marra gjatë mbikëqyrjes rutinore. Janë detektuar edhe Influenza А edhe Influenza B.

Sipas treguesve kualitativ në raport me intenzitetin, 32 vende janë në nivel bazik, ndërsa 4 me intenzitet të ulët. Sipas shpërndarjes gjeografike, 22 vende nuk kanë regjistruar aktivitet të virusit të gripit, 13 kanë raportuar raste sporadike, ndërsa 1 vend shpërndarje rajonale.

 

 

 

 

Departamenti i epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik