Të dhëna javore

Gjatë javës së 48 të vitit 2021 (nga 29.11-05.12.2021), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 100 (I=4,8/100.000) të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin.

Numri i rasteve të regjistruara në javën e 47 ka shënuar një rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (n=32) dhe poashtu edhe një rritje në krahasim me lakoren sezonale tipike (n=99).

Të sëmurë janë regjistruar në Dibër – 44, Gostivar – 33, Ohër – 15, Tetovë- 6 dhe Kavadar-2.

Sa i përket moshës, nga 52 janë në moshë nga 15-64 vjet, 29 nga 0-4 vjet, 18 në moshë nga 5-14 vjet dhe një person  mbi 65 vjet. Incidencë më e lartë (25,0/100.000)  është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet.

Gjatë javës së 47 pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP RMV kanë arritur 528 materiale për analiza laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit 2 nga të cilat janë analizuar paralelisht edhe për prani të KOVID-19 dhe 11 kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit-9 Influenza A/H3N2 dhe 2 Influenza A.

 

Të dhëna kumulative

 

Gjatë sezonit 2021/2022 numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin 509 (I=24,6/100.000), 2,3 herë më shumë se sezonin e kaluar (n=218) dhe 6,9% më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=445).

Raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin kanë raportuar 9 QSHP/NJR. Numër më të madh të të sëmurëve (n=219) dhe incidencë më të lartë kumulative (776,9/100.000) ka regjistruar NJR Dibër.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshës, numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar tek grupmosha nga 15-64 vjet – 242 raste (47,5%), ndërsa incidencë më e lartë kumulative (133,6/100.000) tek fëmijët në moshë nga 0-4 vjet (n=139).

 

Që nga fillimi i sezonit 2021/2022, deri në javën e 48, pranë laboratorit të virusologjisë në ISHPRMV kanë arritur gjithsej 2.110 materiale për testim paralel. Janë regjistruar 17 raste pozitive, 13 Influenza A/H3N2, 3 Influenza A e pa subtipizuar dhe një Influenza B.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat që përkasin në grupet vullnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

  • Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
  • Fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj
  • Personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike
  • Gratë shtatzëna dhe
  • Punonjësit shëndetësorë.

 

Për sezonin 2021/2022, Ministria e shëndetësisë siguroi 40 000 doza të vaksinë katërvalente falas për këto kategori të popullatës. 20.000 doza shtesë të vaksinës katërvalente janë siguruar përmes donacionit nga PIVI (Partnership for Influenza Vaccine Introduction).

Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2021/2022 filloi në 12.11.2021 dhe zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe/ose Qendrat e shëndetit publik me Njësitë e tyre rajonale. Caktimi i termineve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes www.vakcinacija.mk.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike që nga fillimi i vaksinimit deri në përmbylljen e këti raporti me vaksina falas janë vaksinuar gjithsej 44.374 persona të kategorive vullnerable të popullatës.

11.900 vaksina shtesë jani siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren  për një kompensim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale.

Sa i përket vaksinave komerciale, deri më tani janë vaksinuar 3.604 persona. Numri më i madh i tyre janë në moshë nga  .210 persona ose 61,3%, mbi 65 vjet – 1.124 persona ose 31,2%, ndërsa nga 5-29 vjet janë gjithsej 125 ose 3,5%, ndërsa nga 0-4 vjet janë vaksinuar 2 fëmijë ose 0,1%. Janë vaksinuar edhe 119 punonjës shëndetësor, nuk ka gra shtatzëna të vaksinuara. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 1.109 persona (30,8%) janë me sëmundje kronike.

 

Deri në javën e 47, në RMV janë vaksinuar gjithsej 47.978 persona me vaksina falas.

 

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar për javën e 47 vitit 2021, aktiviteti i virusit të gripit është në rritje në mbarë rajonin Evropian.

  • Nga 1.471 mostra të analizuara nga pacientë me simptoma, 26 (2%) kanë qenë pozitive; 24 Influenza А (14 А/H3 dhe 1 A(H1)pdm09) dhe 2 Influenza B.
  • Mbi 10% e rasteve të detektuara tek pacientët në institucionet për mbrojtje shëndetësore primare dhe në kushte spitalore janë regjistruar në Kosovë.
  • Janë raportuar hospitalizime të rasteve të konfirmuara në laborator nga repartet e kujdesit intenziv (1 А/H3) dhe rasteve nga SARI (26 Influenza А).
  • Janë detektuar raste sporadike të virusit të gripit tek mostra të marra gjatë mbikëqyrjes rutinore. Janë detektuar edhe Influenza А edhe Influenza B.

Sipas treguesve kualitativ në raport me intenzitetin, 28 vende janë në nivel bazik, ndërsa 7 me intenzitet të ulët. Sipas shpërndarjes gjeografike, 24 vende nuk kanë regjistruar aktivitet të virusit të gripit, 17 kanë raportuar raste sporadike, ndërsa 13 vende shpërndarje rajonale.

 

 

 

Departamenti i epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik