Të dhëna javore

Gjatë javës së 50 të vitit 2021 (nga 13-19.12.2021), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 144 (I=7,0/100.000) të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin.

Numri i rasteve të regjistruara në javën e 50 ka shënuar një rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (n=29) dhe poashtu edhe një rritje në krahasim me lakoren sezonale tipike (n=142).

Të sëmurë janë regjistruar në Dibër – 41, Gostivar – 26, Ohër – 22, Tetovë- 20, Kumanovë 16 dhe në 5 QSHP/NJR ky numër është më i vogël se 10.

Sa i përket moshës, nga 72 janë në moshë nga 15-64 vjet, 29 nga 0-4 vjet, 34 në moshë nga 5-14 vjet, 28 nga 0-4 vjet dhe 10 mbi 65 vjet. Incidencë më e lartë (26,9/100.000)  është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet.

Gjatë javës së 50 pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP RMV kanë arritur 496 materiale për analiza laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit 12 nga të cilat janë analizuar paralelisht edhe për prani të KOVID-19 dhe 39 kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit-të gjitha Influenza A/H3.

 

Të dhëna kumulative

 

Gjatë sezonit 2021/2022 numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin 787 (I=38,0/100.000), 2,7 herë më shumë se sezonin e kaluar (n=288) dhe 1,4% më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=798).

Raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin kanë raportuar 12 QSHP/NJR. Numër më të madh të të sëmurëve (n=318) dhe incidencë më të lartë kumulative (1.128,1/100.000) është regjistruar në NJR Dibër.

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshës, numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar tek grupmosha nga 15-64 vjet – 376 raste (47,8%), ndërsa incidencë më e lartë kumulative (186,5/100.000) tek fëmijët në moshë nga 0-4 vjet (n=194).

 

Që nga fillimi i sezonit 2021/2022, deri në javën e 50, pranë laboratorit të virusologjisë në ISHPRMV kanë arritur gjithsej 3.034 materiale për testim paralel. Janë regjistruar 101 raste pozitive, 98 Influenza A/H3, 2 Influenza A e pa subtipizuar dhe një Influenza B.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Vaksinimi kundër gripit është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat që përkasin në grupet vullnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së):

  • Personat e moshuar (mbi 65 vjet)
  • Fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj
  • Personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike
  • Gratë shtatzëna dhe
  • Punonjësit shëndetësorë.

 

Për sezonin 2021/2022, Ministria e shëndetësisë siguroi 40 000 doza të vaksinë katërvalente falas për këto kategori të popullatës. 20.000 doza shtesë të vaksinës katërvalente janë siguruar përmes donacionit nga PIVI (Partnership for Influenza Vaccine Introduction).

Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2021/2022 filloi në 12.11.2021 dhe zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe/ose Qendrat e shëndetit publik me Njësitë e tyre rajonale. Caktimi i termineve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes www.vakcinacija.mk.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike që nga fillimi i vaksinimit deri në përmbylljen e këti raporti me vaksina falas janë vaksinuar gjithsej 44.619 persona të kategorive vullnerable të popullatës.

11.900 vaksina shtesë jani siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren  për një kompensim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale.

Sa i përket vaksinave komerciale, deri më tani janë vaksinuar 4.069 persona. Numri më i madh i tyre janë në moshë nga 30-64 vjet- 2.340 persona ose 60,9%, mbi 65 vjet – 1.303 persona ose 32%, nga 15-29 vjet janë gjithsej 148 ose 3,6%, nga 5-14 vjet 25 persona ose 0,6%, ndërsa nga 0-4 vjet janë vaksinuar 3 fëmijë ose 0,1%. Janë vaksinuar edhe 120 punonjës shëndetësor, nuk ka gra shtatzëna të vaksinuara. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 1.316 persona (32,3%) janë me sëmundje kronike.

 

Deri në javën e 50, në RMV janë vaksinuar gjithsej 48.688 persona me vaksina falas.

 

 

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar për javën e 49 vitit 2021, aktiviteti i virusit të gripit është në rritje në mbarë rajonin Evropian.

  • 11% e mostrave të analizuara nga pacientë me simptoma kanë rezultuar pozitive për virusin e influencës, me dominancë të Influenza AH3
  • Disa vende kanë raportuar aktivitet të gripit sezonal mbi pragun e pozitivitetit prej 10% në mbrojtjen shëndetësore primare (Armenia, Franca, Izraeli, Kazakistani, Kosova, Sllovakia, Rusia). Përqindja e pozitivitetit në Kosovë është 56%.
  • Janë raportuar hospitalizime të rasteve të konfirmuara në laborator nga repartet e kujdesit intenziv dhe rasteve nga SARI.
  • Janë detektuar edhe Influenza А edhe Influenza B, me një dominance të А(H3).

Sipas treguesve kualitativ në raport me intenzitetin, 31 vende janë në nivel bazik, ndërsa 7 me intenzitet të ulët, 4 me intenzitet mesatar dhe 1 me intenzitet të lartë. Sipas shpërndarjes gjeografike, 18 vende nuk kanë regjistruar aktivitet të virusit të gripit, 12 kanë raportuar raste sporadike, 4 vende shpërndarje rajonale ndërsa 4 vende rajonale dhe 5 përhapje të gjerë gjeografike.

 

Departamenti i epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive

Instituti i shëndetit publik