Të dhëna javore
Gjatë javës së nëntëmbëdhjetë të vitit 2022 (nga 09-15.05.2022), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 3 (I=0,15/100.000) raste të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin, një më pak se javën e kaluar.
Gjatë javës së nëntëmbëdhjetë pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP RMV kanë arritur 691 materiale për analiza laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit të cilat janë analizuar paralelisht edhe për prani të KOVID-19 me ç’rast 1 ka rezultuar pozitiv për prani të virusit të gripit, Influenza A e pasubtipizuar.
Raste kanë raportuar 2 QSHP/NJR: Strumicë (1) dhe Dellçevë (2). Një rast i përket grupmoshës nga 5-14 dhe 2 mbi 65 vjet vjet.
Në javën e nëntëmbëdhjetë sezonin e kaluar janë regjistruar 29 të sëmurë, ndërsa sipas lakores epidemike tipike për 10 vitet e fundit numri i të sëmurëve ka qenë 32.
Të dhëna kumulative
Gjatë sezonit 2021/2022 numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin 3.690 (I=178,4/100.000).
3,4 herë më shumë se sezonin e kaluar (n=1.082) dhe 86,0% më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=26.298).
Raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin kanë raportuar 22 QSHP/NJR. Numër më të madh të të sëmurëve (n=991) dhe incidencë më të lartë kumulative (3.515,4/100.000) është regjistruar në NJR Dibër. (Tabela 1)
Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshës, numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar tek grupmosha nga 15-64 vjet – 2.120 raste (57,5%), si dhe incidencë më e lartë kumulative (535,4/100.000) tek grupmosha 0-4 vjet (557).
MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE
Që nga fillimi i sezonit 2021/2022, deri në javën e nëntëmbëdhjetë, pranë laboratorit të virusologjisë në ISHPRMV kanë arritur gjithsej 12.070 materiale për testim paralel. Janë regjistruar 321 raste pozitive, 155 Influenza A/H3, 165 Influenza A e pa subtipizuar dhe një Influenza B.
Janë regjistruar 9 raste të infektimit me grip dhe KOVID-19 njëkohësisht.
KOMENT EPIDEMIOLOGJIK
Regjistrohet një numër i vogël i të sëmurëve me grip, ndërsa gjatë këtij sezoni incidenca vazhdimisht është nën kufirin e aktivitetit sezonal. Rezultatet e fituara gjatë mbikëqyrjes epidemiologjike tregojnë për një pozitivitet prej 0,1% për prani të virusit të gripit. Sipas këtyre të dhënave RMV ka një intenzitet të ulët të aktivitetit të virusit të gripit pa shpërndarje gjeografike.
VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT
Deri në javën e nëntëmbëdhjetë, në RMV janë vaksinuar gjithsej 49.366 persona me vaksina falas dhe ato komerciale.
RAJONI EVROPIAN
Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar për javën e tetëmbëdhjetë të vitit 2022 për aktivitetin e virusit të gripit në rajonin Evropian.
- 13 vende kanë regjistruar përhapje të gjerë të gripit
- 14% e mostrave të analizuara nga pacientë me simptoma kanë rezultuar pozitive për virusin e influencës. Përqindja e rasteve pozitive ka shënuar rënie.
- 2 vende kanë raportuar aktivitet të gripit sezonal mbi 30%: Finlanda (70%) dhe Holanda (60%).
- Janë detektuar edhe Influenza А edhe Influenza B, me një dominancë të А(H3).
Sipas treguesve kualitativ në raport me intensitetin, 22 vende janë në nivel bazik, 15 me intensitet të ulët, 4 me intensitet mesatar, 1 me intensitet të lartë dhe 1 vend me intensitet shumë të lartë.
Sipas shpërndarjes gjeografike, 9 vende nuk kanë regjistruar aktivitet të virusit të gripit, 14 kanë raportuar raste sporadike, 5 vende shpërndarje lokale, 2 shpërndarje rajonale dhe 13 përhapje të gjerë gjeografike.
Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive
Instituti i Shëndetit Publik