Të dhëna javore

Gjatë javës së tetëmbëdhjetë të vitit 2022 (nga 02-08.05.2022), në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 4 (I=0,19/100.000)   raste të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin.

Gjatë javës së tetëmbëdhjetë pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP RMV kanë arritur 372 materiale për analiza laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit të cilat janë analizuar paralelisht edhe për prani të KOVID-19 me ç’rast 1 ka rezultuar pozitiv për prani të virusit të gripit, Influenza A e pasubtipizuar.

Raste kanë raportuar 2 QSHP/NJR: Strumicë (1) dhe Gostivar (3). Një rast në mesin e  grupmoshës nga 5-14 dhe 3 nga 15-64 vjet.

Në javën e tetëmbëdhjetë sezonin e kaluar janë regjistruar 15 të sëmurë, ndërsa sipas lakores epidemike tipike për 10 vitet e fundit numri i të sëmurëve ka qenë 35.

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2021/2022 numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin 3.687 (I=178,2/100.000).

3,5 herë më shumë se sezonin e kaluar (n=1.053) dhe 86,0% më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale (n=26.268).

Raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin kanë raportuar 22 QSHP/NJR. Numër më të madh të të sëmurëve (n=991) dhe incidencë më të lartë kumulative (3.515,4/100.000) është regjistruar në NJR Dibër. (Tabela 1)

Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshës, numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar tek grupmosha nga 15-64 vjet – 2.119 raste (57,5%), si dhe incidencë më e lartë kumulative (535,4/100.000) tek grupmosha 0-4 vjet (557).

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Që nga fillimi i sezonit 2021/2022, deri në javën e tetëmbëdhjetë, pranë laboratorit të virusologjisë në ISHPRMV kanë arritur gjithsej 11.379  materiale për testim paralel. Janë regjistruar 320 raste pozitive, 155 Influenza A/H3, 164 Influenza A e pa subtipizuar dhe një Influenza B.

Janë regjistruar 9 raste të infektimit me grip dhe KOVID-19 njëkohësisht.

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Regjistrohet një numër i vogël i të sëmurëve me grip, ndërsa gjatë këtij sezoni incidenca vazhdimisht është nën kufirin e aktivitetit sezonal. Rezultatet e fituara gjatë mbikëqyrjes epidemiologjike tregojnë për një pozitivitet prej 0,7%  për prani të virusit të gripit. Sipas këtyre të dhënave RMV ka një intenzitet të ulët të aktivitetit të virusit të gripit pa shpërndarje gjeografike.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT

Deri në javën e tetëmbëdhjetë, në RMV janë vaksinuar gjithsej 49.366 persona me vaksina falas dhe ato komerciale.

 

 

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas raportit të Flu News Europe të publikuar për javën e shtatëmbëdhjetë të vitit 2022 për aktivitetin e virusit të gripit në rajonin Evropian.

  • 11 vende kanë regjistruar përhapje të gjerë të gripit
  • 17% e mostrave të analizuara nga pacientë me simptoma kanë rezultuar pozitive për virusin e influencës. Përqindja e rasteve pozitive ka shënuar rënie.
  • 10 vende kanë raportuar aktivitet të gripit sezonal mbi 30%.
  • Janë detektuar edhe Influenza А edhe Influenza B, me një dominancë të А(H3).

Sipas treguesve kualitativ në raport me intensitetin, 18 vende janë në nivel bazik, 15 me intensitet të ulët, 4 me intensitet mesatar, 1 me intensitet të lartë dhe 1 vend me intensitet shumë të lartë.

Sipas shpërndarjes gjeografike, 9 vende nuk kanë regjistruar aktivitet të virusit të gripit, 12 kanë raportuar raste sporadike, 4 vende shpërndarje lokale, 2 shpërndarje rajonale dhe 11 përhapje të gjerë gjeografike.

Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive

Instituti i Shëndetit Publik