MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 20 të vitit 2018 (14.05 – 20.05.2018), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 13 (I=0,6/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar (35) ka një rënie prej 62,9% të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar (26)ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 50%., ndërsa krahasuar me lakoren epidemiologjike (të modeluar gjatë 7 viteve të fundit) ka një rënie prej 56,8% (Grafiku 1).

Incidenca e regjistruar nëntë javë me radhë korrespondon me aktivitet nën kufirin e aktivitetit të ulët të virusit të gripit . (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

grafik 1

Sipas moshës, gjatë javës së njëzetë numri më i madh i të sëmurëve–  7 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 1,7/100.000 banorë tek fëmijët 0-4 vjet ku janë raportuar 2 raste.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (8) është raportuar në QSHP Tetovë, ndërsa incidencë më e lartë (10.5/100.000 banorë) është regjistruar në NJR Kratovë.

Në  njësitë e tjera të raportimit është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit dhe raste sporadike.

Në të gjitha njësitë e raportimit në vend është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit, domethënë aktivitet jashtësezonal.

 

Të dhëna kumulative për sezonin 2017-2018

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 23.954 (I=1.157.7/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (n=35.079), ka një rënie prej 31,7 % të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara, ndërsa krahasuar me modelin e 7 sezoneve të fundit  (n=26.316) ka një rënie prej 9,0%.

Gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar të gjitha Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale.

Numri më  i madh kumulativ dhe përqindje e të sëmurëve (n=3.131; 13,1%) është regjistruar në QSHP Shkup, pastaj në NJR Gostivar (n=2.410; 10,1%), dhe QSHP Strumicë (n=2.330; 9,7%), QSHP Tetovë (n=2.192; 9,2%),  QSHP Prilep (n=2.187; 9,1%) dhe QSHP Kumanovë (n=2.038; 8,5%). Grafiku 2.

Incidencë më e lartë kumulative prej 3.820,2/100.000 është regjistruar në rajonin e NJR Kavadar  ku janë regjistruar 1644 të sëmurë (6.9% e rasteve të regjistruara).

Incidencë kumulative mbi 3.000/100.000 banorë është regjistruar në NJR Dibër (I=3.177,8/100.000) dhe NJR S. Nikole (I=3.012,9/100.000) (Grafiku 2, Kartogram).

Në sezonin 2017/2018, nuk janë raportuar raste të vdekjes si pasojë e gripit.

Grafiku  2Shpërndarja e rasteve të gripit sipas QSHP/NJR dhe I/100.000 banorë, sezoni2017/2018

 grafik 2

 

Kartogram. Incidenca kumulative e gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin në 100 000 banorë sipas QSHP/NJR

 karta al gradovi

 

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -60,9% (14.591) me incidencë 999,8/100.000 banorë, ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 2.070,8 /100.000 tek fëmijët nga 5-14 vjet ku gjithsej janë regjistruar 4793 raste.

Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sipas muajve tregon për një rritje graduale të numrit të të sëmurëve me kulminacion në muajin janar (2.396 të sëmurë ose 10%), dhe me kulminacion në shkurt  (12.951 ose 54,1%). Në muajin maj janë regjistruar 56 të sëmurë, ose 0,2% e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve për sezonin 2017/2018. Tek fëmijët në moshë nga 0-4 incidenca është 1.766,9/100.000 (n=2.053), ndërsa tek personat mbi 65 vjet numri kumulativ i rasteve është 2.517 me incidencë 960,2/100 000 banorë. (Grafiku 3 dhe 4)

 

Grafiku  3. Shpërndarja e rasteve dhe incidenca në 100.000 banorë sipas moshës, sezoni 2017/2018

grafik 3

 

Grafiku 4. Shpërndarja javore e rasteve me grip sipas grupmoshave – incidenca në 100 000 banorë, sezoni 2017/2018

grafik 4

 

 

Shpërndarja e të sëmurëve nga gripi sipas muajve (Grafiku 5):

  • tetor – 123 raste ose 0,5%
  • nëntor – 523 raste ose 2,2%
  • dhjetor – 436 raste ose 1,8%
  • janar – 2.396 raste ose 10,0%
  • shkurt – 12.951 raste ose 54,1%
  • mars – 7.054 raste ose 29,4%
  • prill – 402 raste ose 1,7%
  • maj – 69 raste ose 0,3%

Kulminacioni gjatë këtij sezoni u arrit në javën e 8 kur u regjistruan 4.258 persona të sëmurë nga gripi.

Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sipas muajve tregon për një rritje graduale të numrit të të sëmurëve në muajin janar dhe me kulminacion në shkurt.

Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, gjatë vitit 2017 janë regjistruar 1.082 të sëmurë nga gripi, ose 4,5%. Të tjerët 95,5% ose 22.872 janë regjistruar në vitin 2018.

 

Grafiku 5. Shpërndarja e rasteve të gripit sipas muajve, sezoni 2017/2018

 grafik 5

 

 MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Duke filluar nga sezoni 2014/2015 paralelisht me sistemin për mbikëqyrje rutinore, ISHP filloi me zbatimin e një sistemi të ri për mbikëqyrjen e gripit (edhe epidemiologjik, edhe virusologjik) përmes zbatimit  të mbikëqyrjes sentinel.

Gjatë javës së 20 të vitit 2018 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM nuk janë pranuar materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 482 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe 242 nga ato (50,2%) kanë rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit. Nga rastet pozitive 69% janë influenca B, ndërsa 31% janë influenza A.

Në vendin tonë vihet re një qarkullim i përbashkët i Influencës A dhe Influencës B, me dominim të viruseve B.

(60) 80% e Influenza A janë  A(H1N1)pdm –dhe(15) 20% të pa subtipizuar ndërsa  nga Influenza B (147) 88% janë  Influenza B (Yamagata), (8) 5% B (Victoria) dhe 7% të papërcaktuar. (Grafiku 2).

Nga mostrat e marra gjatë mbikëqyrjes rutinore (n=138), 87 (63,0%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit. Nga ato, 32 janë konfirmuar si Influenza А (23 – Influenza A(H1N1)pdm09 dhe 9 – viruse të patipizuara të Influenza А) dhe 55 janë konfirmuar si Influenza В (48 – Influenza B Yamagata, 2 – Influenza B Victoria, ndërsa tek 4 nuk është përcaktuar linja).

Nga mostrat e marra gjatë mbikëqyrjes sentinel (n=344), 45,1% kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit. Nga ato, 43 janë konfirmuar si Influenza А  (37 – Influenza A(H1N1)pdm09 dhe 6 – viruse të patipizuara të Influenza А) dhe 112 janë konfirmuar si Influenza В (99 – Influenza B Yamagata, 5 – Influenza B/Victoria, ndërsa tek 8 nuk është përcaktuar linja) (Tabela 1, Grafiku 6).

Tabela 1. Shpërndarja, numri dhe përqindja e materialeve pozitive të marra gjatë mbikëqyrjes rutinore dhe asaj sentinel sipas prejardhjes dhe në përgjithësi, Maqedoni,  2017/2018

Llojet e viruseve dhe nëntipi/linja Prejardhja Sezoni 2017/2018
rutinore sentinel numri %
Influenza А 32 43 75 31,0
A(H1N1)pdm09 23 37 60 80,0
A(H3N2) 0 0 0 0
A i pasubtipizuar 9 6 15 20,0
Influenza В 55 112 167 69,0
B/Victoria 3 5 8 4,8
B/Yamagata 48 99 147 88,0
B i pasubtipizuar 4 8 12 7,2
GJITHSEJ 87 155 242 50,2

 

 

Grafiku 6. Shpërndarja e numrit dhe përqindja e materialeve pozitive nga mbikëqyrja rutinore dhe sentinel sipas llojit dhe javës, Maqedoni, 2017/2018

grafik 6

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Vaksinimi kundër gripit sezonal në Republikën e Maqedonisë filloi nga java e 42, 2017. Sasia e përgjithshme e vaksinave të (Influvac) të porositura për këtë sezon ishte 27.997 doza.

Sipas të dhënave të marra nga QSHP/NJ, janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara.

Në Tabelën 2. Është paraqitur numri i personave të vaksinuar sipas javëve, nga ku shihet 98,4% kanë pranuar vaksinën në tre javët e para të fillimit të vaksinimit. Në tabelën 2 është paraqitur numri i personave të vaksinuar sipas javëve gjatë të gjithë sezonit 2017/2018.

Tabela 2. Numri i personave të vaksinuar sipas javëve, sezoni 2017-2018

Java,

sezoni 2017/2018

Numri i personave të vaksinuar %
Java 42-44 2017 27.555 98,4%
Java 45-47 2017 440 1,6%

 

Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet 16.942 ose 60,5%. Në moshë nga 30-64 janë vaksinuar gjithsej 9.968 persona ose 35,6%, nga grupmosha nën 5 vjet janë vaksinuar gjithsej 17 fëmijë. Është vaksinuar edhe një grua shtatzënë.

Gjithsej janë vaksinuar 723 punonjës shëndetësor (2.6% të të gjithë personave të vaksinuar).

Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar 21.065 persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

Instituti i shëndetit publik nuk ka të dhëna për numrin e personave të vaksinuar në institucionet shëndetësore private të cilët kanë leje nga MSH për të vaksinuar kundër gripit.

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Sezoni i gripit 2017/2018 karakterizohej me një fillim të vonuar krahasuar me sezonin e kaluar. Numri më i madh i të sëmurëve është regjistruar në javën e 8 të vitit 2018.

Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi tregon për një rritje graduale të numrit të të sëmurëve në janar dhe arritjen e kulminacionit në muajin shkurt.

Duke filluar nga java e 12 të dhënat nga mbikëqyrja epidemiologjike dhe virusologjike flasin për një aktivitet të ulët të gripit në Republikën e Maqedonisë.

Në vendin tonë vihet re një qarkullim i përbashkët i Influencës A dhe Influencës B, me dominim të viruseve B.

Nga numri i përgjithshëm i mostrave të dorëzuara për analizë, 50,2% kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit.

Aktivitetit të gripit që korrespondon me nivel jashtësezonal.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe për sezonin 2017/2018 aktiviteti i virusit të gripit është në nivel messezonal, ndërsa 10% e mostrave kanë qenë pozitive për prani të virusit të gripit.

Deri më tani është evidentuar një qarkullimi i përbashkët i virusit të Influenza А dhe Influenza B, ndërkohë që viruset e Influenza B yamagata janë regjistruar në numër më të madh.

Rezultatet e 5 studimeve evropiane tregojnë për një efikasitet të vaksinës që sillet nga 25 – 52 % kundër cilit do virusi të gripit.

Pjesa më e madhe e rasteve të personave të shtruar në spital që nuk ndodhen në repartet e kujdesit intensiv janë persona të rritur mbi 15 vjet të prekur nga influenca B.

Vdekshmëria u kthye brenda kufijve të pritur në të gjitha 20 vendet dhe rajonet që raportojnë për EuroMOMO.

Për sezonin 2018-2019 në hemisferën veriore OBSH rekomandon vaksinë katërvalente e cila përmban:

  • A/Michigan/45/2015 (H1N1)pdm09-like virus;
  • A/Singapore/INFIMH-16-0019/2016 (H3N2)-like virus;
  • B/Colorado/06/2017-like virus (B/Victoria/2/87 lineage);
  • B/Phuket/3073/2013-like virus (B/Yamagata/16/88 lineage).

 

 

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

ISHPRM