MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 13 të vitit 2018 (nga 26.03.2018 – 01.04.2018), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 386 (I=18,7/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rënie prej 44% të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 7 herë.

Incidenca e regjistruar gjatë kësaj jave korrespondon me aktivitet nën kufitin e aktivitetit të ulët të virusit të gripit . (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

13 nedela grafik 1

Sipas moshës, gjatë javës së dymbëdhjetë numri më i madh i të sëmurëve– 234 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 27,7/100.000 banorë tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (63) është raportuar në QSHP Strumicë, ndërsa incidencë më e lartë (98,2/100.000 banorë) është regjistruar në NJR Makedonski Brod.

Nga gjithsej 31 njësi raportimi, në territorin e 1 është raportuar aktivitet mesatar i virusit të gripit. Në rajonet e tjera është regjistruar aktivitet nga niveli shumë i ulët e deri në mesatar i virusit të gripit, ndërsa në 4 NJR nuk janë regjistruar persona të sëmurë.

Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e trembëdhjetë, 2018

 133 nedela karta al gradovi

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 23.483 (I=1.134,9/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (34.849) ka një rënie prej 1/3 të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara.

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar të gjitha  QSHP/NJR.

Numri më  i madh i të sëmurëve – 3.091 është regjistruar në QSHP Shkup, pastaj në NJR Gostivar (2.341) dhe QSHP Strumicë (2.297). Incidencë më e lartë është regjistruar në rajonin e NJR Kavadar  (I=3.736,6/100.000).

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -14.285 persona ose 60,8%,  ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 2.047,1/100.000 tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sipas muajve tregon për një rritje graduale të numrit të të sëmurëve me kulminacion në muajin janar (2.396 të sëmurë ose 10,2%), dhe me kulminacion në shkurt  (12.951 ose 55,2%). Në muajin mars për 4 javë janë regjistruar 7.054 të sëmurë, ose 30%.

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Në territorin e Republikës së Maqedonisë është evidentuar një qarkullimi i përbashkët i virusit të Influenza А dhe Influenza B, ndërkohë që viruset e Influenza B janë regjistruar në numër më të madh.

Gjatë javës së trembëdhjetë të vitit 2018 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 9 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Nga materialet e pranuara 4 (44,4%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës  – 3 Influenza B dhe 1 Influenza A.

Nga influenca B 1 rast i përket llojit Yamagata, dhe 2 të papërcaktuar. Nga influenza A është Influenza A(H1N1)pdm09.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 460 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe 239 nga ato (52%) kanë rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit. Nga rastet pozitive 69,5% janë influenca B, ndërsa 30,5 % janë influenza A.

80,8% e Influenza A janë  A(H1N1)pdm –dhe 19,2% të pa subtipizuar ndërsa  nga Influenza B 88,6 % janë  Influenza B (Yamagata), 4,8% B (Victoria) dhe 6,6% të papërcaktuar. (Grafiku 2).

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Në dy javët e fundit është regjistruar një nivel i ulët i aktivitetit të gripit që korrespondon me nivel jashtësezonal edhe një përhapje sporadike gjeografike.

Ka shënuar një rënie përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike që do të thotë se po bie edhe aktiviteti i virusit të gripit.

Aktiviteti i virusit pritet që të bie në intensitet gjatë javëve në vazhdim dhe të bie edhe numri i të sëmurëve nga gripi.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR në dispozicion ka pasur 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Nuk ka të dhëna të reja nga Flu News Europe për gjendjen  me gripin gjatë sezonit 2017/2018 në Evropë.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM