MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 14 të vitit 2018 në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 181 (I=18,7/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rënie prej 53% të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 6 herë.

Incidenca e regjistruar gjatë kësaj jave korrespondon me aktivitet nën kufirin e aktivitetit të ulët të virusit të gripit . (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

grafik 1

 

Sipas moshës, gjatë javës së dymbëdhjetë numri më i madh i të sëmurëve– 124 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 14,6/100.000 banorë tek fëmijët nga 0-4 vjet ku janë regjistruar 17 raste.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (20) është raportuar në QSHP Strumicë, ndërsa incidencë më e lartë (48,7/100.000 banorë) është regjistruar në NJR S. Nikole.

Nga gjithsej 31 njësi raportimi, në territorin e 1 është raportuar aktivitet mesatar i virusit të gripit. Në rajonet e tjera është regjistruar aktivitet nga niveli shumë i ulët e deri në mesatar i virusit të gripit, ndërsa në 4 NJR nuk janë regjistruar persona të sëmurë.

Kartogram 1. Niveli i aktivitetit të gripit sipas incidencës në 100 000 banorë, java e katërmbëdhjetë, 2018

 karta al gradovi

 

 

 

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 23.664 (I=1.143,6/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (34.899) ka një rënie prej 32% të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara.

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar të gjitha  QSHP/NJR.

Numri më  i madh i të sëmurëve – 3.110 është regjistruar në QSHP Shkup, pastaj në NJR Gostivar (2.353) dhe QSHP Strumicë (2.317). Incidencë më e lartë është regjistruar në rajonin e NJR Kavadar  (I=3.780/100.000).

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -14.409 persona ose 61%,  ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 2.054,0/100.000 tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sipas muajve tregon për një rritje graduale të numrit të të sëmurëve me kulminacion në muajin janar (2.396 të sëmurë ose 10,1%), dhe me kulminacion në shkurt  (12.951 ose 54,7%). Në muajin mars për 4 javë janë regjistruar 7.054 të sëmurë, ose 29,8%.

 

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Në territorin e Republikës së Maqedonisë është evidentuar një qarkullimi i përbashkët i virusit të Influenza А dhe Influenza B, ndërkohë që viruset e Influenza B janë regjistruar në numër më të madh.

Gjatë javës së katërmbëdhjetë të vitit 2018 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 8 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit. Nga materialet e pranuara 3 (37,5%) kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të influencës  – 1 Influenza B dhe 2 Influenza A.

Nga influenza A 1 është Influenza A(H1N1)pdm09 ndërsa një rast i papërcaktuar.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 468 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe 242 nga ato (52%) kanë rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit. Nga rastet pozitive 69% janë influenca B, ndërsa 31% janë influenza A.

80% e Influenza A janë  A(H1N1)pdm –dhe 20% të pa subtipizuar ndërsa  nga Influenza B 88% janë  Influenza B (Yamagata), 5% B (Victoria) dhe 7% të papërcaktuar. (Grafiku 2).

Grafiku 2. Shpërndarja javore e numrit dhe përqindja e rasteve pozitive të gripit 2017/2018

sl3

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Në dy javët e fundit është regjistruar një nivel i ulët i aktivitetit të gripit që korrespondon me nivel jashtësezonal edhe një përhapje sporadike gjeografike.

Ka shënuar një rënie përqindja e rezultateve pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike që do të thotë se po bie edhe aktiviteti i virusit të gripit.

Aktiviteti i virusit pritet që të bie në intensitet gjatë javëve në vazhdim dhe të bie edhe numri i të sëmurëve nga gripi.

 

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR në dispozicion ka pasur 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe (java 13) për sezonin 2017/2018 në Evropë numri i rasteve të të sëmurëve nga gripi vazhdon të bjerë, ndërsa 35% e mostrave kanë qenë pozitive për prani të virusit të gripit.

Deri më tani është evidentuar një qarkullimi i përbashkët i virusit të Influenza А dhe Influenza B, ndërkohë që viruset e Influenza B janë regjistruar në numër më të madh.

Intensitet i ulët është regjistruar në 33 vende, ndërsa mesatar në 12.

Sa i përket përhapjes gjeografike , në 16 vende është regjistruar përhapje sporadike, në 6 lokale, në 6 rajonale, në 14 përhapje e gjerë, ndërsa 3 vende kanë raportuar se nuk kanë aktivitet të virusit të gripit.

Nga analizat gjenetike të A(H3N2) 57% i përkasin llojit të vaksinës,  ndërsa 48% të B/Victoria janë të ngjashme me tipin e përfshirë në vaksinën për këtë sezon. Lloji B/Yamagata dominon në mesin e rasteve të regjistruara me virus të Influenza B, por ky lloj nuk është i përfshirë në vaksinën trivalente për këtë sezon.

Mbi bazë të të dhënave nga EuroMOMO, gjatë javëve të kaluara në disa vende ka mbetur e lartë vdekshmëria tek personat e moshuar, ndërsa ka shënuar rënie në disa vende të Evropës.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive 

ISHPRM