MBIKËQYRJA EPIDEMIOLOGJIKE

Të dhëna javore

Gjatë javës së 16 të vitit 2018 në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 46 (I=2.2/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kaluar ka një rënie prej 66% të numrit të të sëmurëve.

Krahasuar me sezonin e kaluar ka një rritje të numrit të të sëmurëve për 10%.

Incidenca e regjistruar gjatë kësaj jave korrespondon me aktivitet nën kufirin e aktivitetit të ulët të virusit të gripit . (grafiku 1)

Grafiku 1. Niveli i intensitetit dhe shpërndarja javore e të sëmurëve nga gripi ose sëmundjet e ngjashme me gripit sipas lakores së pritur epidemiologjike 2010-2017, sezoni 2016/2017 dhe sezoni 2017/2018

 1

Sipas moshës, gjatë javës së gjashtëmbëdhjetë numri më i madh i të sëmurëve– 32 janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë prej 4,6/100.000 banorë tek të moshuarit mbi 65 vjet ku janë raportuar 12 raste.

Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (16) është raportuar në QSHP Tetovë, ndërsa incidencë më e lartë (10,0/100.000 banorë) është regjistruar në NJR Gostivar.

Në 7 njësitë e raportimit në vend ku është regjistruar aktivitet shumë i virusit të gripit, numri i të sëmurëve ka qenë ≤ 5.

Në të gjitha njësitë e raportimit në vend është regjistruar aktivitet shumë i ulët i virusit të gripit.

Të dhëna kumulative

Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 23.847 (I=1.152,5/100.000).

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar ka një rënie prej 32% të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara.

Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar të gjitha  QSHP/NJR.

Numri më  i madh i të sëmurëve – 3.117 është regjistruar në QSHP Shkup, pastaj në NJR Gostivar (2.391) dhe QSHP Strumicë (2.325). Incidencë më e lartë është regjistruar në rajonin e NJR Kavadar  (I=3.806,3/100.000).

Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -14.525 persona ose 61%,  ndërsa incidencë më e lartë kumulative prej 2.065,2/100.000 tek fëmijët nga 5-14 vjet.

Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sipas muajve tregon për një rritje graduale të numrit të të sëmurëve me kulminacion në muajin janar (2.396 të sëmurë ose 10%), dhe me kulminacion në shkurt  (12.951 ose 54,3%). Në muajin prill janë regjistruar 364 të sëmurë, ose 1,5%.

 

MBIKËQYRJA VIRUSOLOGJIKE

Gjatë javës së gjashtëmbëdhjetë të vitit 2018 pranë laboratorit të virusologjisë pranë ISHPRM janë pranuar 2 materiale për analizë laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit dhe që të gjitha kanë rezultuar negative.

Që nga fillimi i sezonit 2017/2018 në këtë laborator kanë arritur gjithsej 479 materiale humane nga institucionet shëndetësore – pacientë të trajtuar në ambulantë dhe në spital, dhe 242 nga ato (50,5%) kanë rezultuar pozitiv  për prani të virusit të gripit. Nga rastet pozitive 69% janë influenca B, ndërsa 31% janë influenza A.

80% e Influenza A janë  A(H1N1)pdm –dhe 20% të pa subtipizuar ndërsa  nga Influenza B 88% janë  Influenza B (Yamagata), 5% B (Victoria) dhe 7% të papërcaktuar. (Grafiku 2).

Grafiku 2. Shpërndarja javore e numrit dhe përqindja e rasteve pozitive të gripit 2017/2018

 2 

 

KOMENT EPIDEMIOLOGJIK

Në dy javët e fundit është regjistruar një nivel i ulët i aktivitetit të gripit që korrespondon me nivel jashtësezonal edhe një përhapje sporadike gjeografike.

Nuk ka rezultate pozitive të fituara nga mbikëqyrja virusologjike që do të thotë se po bie edhe aktiviteti i virusit të gripit.

Aktiviteti i virusit pritet që të bie në intensitet gjatë javëve në vazhdim dhe të bie edhe numri i të sëmurëve nga gripi.

VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Në të gjitha shërbimet epidemiologjike të QSHP/NJR në dispozicion ka pasur 27.997  të vaksinave kundër gripit sezonal – influvac.

Janë përdorur të gjitha vaksinat e siguruara dhe me këtë ka përfunduar vaksinimi në Republikën e Maqedonisë. Numri më i madh i të vaksinuarve janë në moshë mbi 65 vjet – 60,5%. Nga numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar persona ose 75,2% vuajnë nga sëmundje kronike.

 

RAJONI EVROPIAN

Sipas informacioneve të Flu News Europe (java 15) për sezonin 2017/2018 në Evropë numri i rasteve të të sëmurëve nga gripi vazhdon të bjerë, ndërsa 26% e mostrave kanë qenë pozitive për prani të virusit të gripit.

Deri më tani është evidentuar një qarkullimi i përbashkët i virusit të Influenza А dhe Influenza B, ndërkohë që viruset e Influenza B yamagata janë regjistruar në numër më të madh.

Sa i përket përhapjes gjeografike vendet në rajon raportojnë për një nivel të ulët deri mesatar të virusit të gripit.

Nga analizat gjenetike të A(H3N2) 55% i përkasin llojit të vaksinës,  ndërsa 41% të B/Victoria janë të ngjashme me tipin e përfshirë në vaksinën për këtë sezon. Lloji B/Yamagata dominon në mesin e rasteve të regjistruara me virus të Influenza B, por ky lloj nuk është i përfshirë në vaksinën trivalente për këtë sezon.

Pjesa më e madhe e rasteve të personave të shtruar në spital që nuk ndodhen në repartet e kujdesit intensiv janë persona të rritur të prekur nga influenca B. Gjysma nga rastet e rënda janë persona të rritur të prekur nga Influenza A.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive